Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Giles Fraser ?The New European?
Ata mbërritën në kishë një të dielë të muajit të shkuar, me fytyra të dëshpëruara. Veshja e tyre jo e përshtatshme, ishte një tregues se moti i ftohtë britanik ishte shumë tronditës për ta. Po ashtu anglo-katolicizmi dhe kambanat e kishave tona ishte gjithashtu diçka e re për ta.
Gjithsesi ishte padyshim e Krishterë, dhe kjo ishte ajo që ata po kërkonin. Ne u ofruam atyre ushqim dhe para. Ata refuzuan. Ajo që donin ishte një Bibël në gjuhën farsi. Dhe një jetë e re larg Iranit. Kur anija e tyre e vogël u largua nga kontinenti një javë më parë, koha ishte relativisht e qetë.
Por në gjysmën e rrugës përtej Kanalit të La Manshit, era nisi të fryjë fort, dhe udhëtimi i tyre u bë i tmerrshëm. Dallgët përplaseshin fort pas anijes. Unë dyshoj se vajza e tyre e vogël ? ndoshta 7 vjeçare – do ta harrojë ndonjëherë atë përvojë.
Unë nuk jam i interesuar të debatoj mbi shkeljen e të drejtave dhe gabimet në rastin e detyrimit të një vajze të vogël për të ndërmarrë një udhëtim kaq të rrezikshëm. Ata nga ne që bëjnë një jetë të sigurt dhe të komode këtu në Angli, duhet të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak.
Prindërit që u paraqitën në kishën time, po luftonin për të ardhmen e vajzës së tyre, në mënyrën që ata mendonin se ishte më e mira, dhe kjo është detyra e një prindit. Nëse nuk bini dakord me këtë gjë, shkofshi në djall me gjithë politikën tuaj. Humanizmi e mposht politikën.
Organizata ?Save the Children? vlerëson se mbi 200.000 fëmijë të pashoqëruar kanë kërkuar strehim në Evropë gjatë 5 viteve të fundit. 700 prej tyre janë zhdukur në det. Këto statistika janë të tmerrshme. Ndërsa unë përqafoj fëmijët e mi çdo natë para se të flenë gjumë në shtratin e tyre, fëmijët e të tjerëve janë në errësirë, të frikësuar, mbi një varkë që lëkundet sa andej-këtej mbi Detin Mesdhe.
Disa prej tyre vdesin. Është e vështirë të mendosh gjatë mbi këtë dramë. Por duhet ta bëjmë këtë. Edhe shumë prej atyre që i mbijetojnë udhëtimit zhduken. ?Lost in Europe?, një organizatë gazetarësh, vlerëson se midis viteve 2018-2020, më shumë se 18.000 fëmijë refugjatë të pashoqëruar nga prindërit, janë zhdukur nga qendrat e kujdesit shtetëror në Evropë.
Ata erdhën këtu vetëm, në kërkim të një jete më të mirë, dhe për t?i shpëtuar tmerreve në vendin e tyre. Dhe mijëra prej tyre janë zhdukur tani nga regjistrat zyrtarë. Panorama e paraqitur nga OJQ të ndryshme që punojnë në terren është e tmerrshme.
Aktualisht më shumë se 72.000 refugjatë dhe emigrantë janë të bllokuar në Greqi, Qipro dhe Ballkan, midis tyre më shumë se 22.500 fëmijë. ?Ata nuk janë në gjendje që të ecin përpara, dhe as të gatshëm të rikthehen në vendet e tyre, teksa po përpiqen të integrohen në komunitetet e tyre pritëse?-thotë UNICEF, organizata e OKB për mbrojtjen e fëmijëve.
Sipas saj këta fëmijë, po shfaqin gjithnjë e më shumë shenja të traumave të thella psikologjike. Ata që nuk futen në kampe, flenë nëpër parqe ose nën ura. Disa merren nga njerëz që vështirë se i njohin, dhe një Zot e di se çfarë fati i pret. Njëherazi, vazhdojnë të botohen raporte mbi mizorinë dhe brutalitetit, që po tregojnë të gjitha mjetet që përdorin vendet anëtare të BE-së për t?i penguar refugjatët të kërkojnë një jete të re në Evropë.
Raporti vjetor i Rrjetit të Monitorimit të Dhunës në Kufi, paraqet një tablo të tmerrshme. Aty ka plot histori të përdorimit të qenve kundër emigrantëve. Pasi kapen, këta të fundit zhvishen, rrobat e tyre digjen, dhe pastaj kthehen pas në anën tjetër të kufirit të zhveshur.
Ka edhe histori të njerëzve që mbahen në kamionë frigoriferikë. Raporti përshkruan ?format e dhunës dhe abuzimit, për të cilat ne pretendojmë se përbëjnë torturë ose trajtim çnjerëzor?. Dhe rreziqet për ata që udhëtojnë drejt Evropës me anije vetëm sa po shtohen. Frontext – forca kufitare gjithnjë e më e kushtueshme e Bashkimit Evropian – ka nënshkruar kohët e fundit një kontratë prej 100 milion eurosh me një kompani ushtarake izraelite, për blerjen e dronëve për të monitoruar emigrantët që lundrojnë në ujërat evropiane.
Disa zyrtarë e shohin këtë si një mënyrë të zgjuar për t?i mbajtur emigrantët larg brigjeve evropiane, pa pasur përgjegjësinë për t?i shpëtuar ata nga rreziku. Anijet që monitorojnë emigrantët në det, duhet që t?i shpëtojnë ata që rrezikojnë të mbyten.
Ndërkohë dronët, nuk e kanë një aftësi të tillë, dhe për pasojë nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Që nga referendumi i vitit 2016, një pjesë e debatit mbi emigracionin është imponuar nga Brexit. Kjo gjë i ka shtrembëruar gjërat në të paktën dy mënyra.
Së pari, i ka inkurajuar mbështetësit e qëndrimit të Britanisë në BE, që mos dëgjojnë as fjalë të keqe në lidhje me BE-në dhe sjelljen e saj gjithnjë e më mizore nga emigrantëve. Nga ana tjetër, ajo inkurajon idenë se largimi nga BE, i ka dhënë përgjigje problemit të emigracionit për Britaninë e Madhe, kur në fakt nuk është kështu.
Përgjegjësia jonë kolektive morale ndaj këtyre njerëzve, është më themelore sesa anëtarësia jonë në ndonjë bllok politik evropian. Gjatë viteve të fundit, unë kam qenë i përfshirë në një projekt teatror të quajtur ?The Walk?. Ai përfshin një kukull 3.5 metra të gjatë që simbolizon një vajze refugjate, Amalin e Vogël, që udhëton për 8.000 km nga kufiri turko-sirian, për në Greqi, përmes Evropës dhe në fund përfundon në Mançester.
Është planifikuar që Amali i Vogël të zbarkojë në Evropë në muajin gusht, në ishullin grek Kios. Sipas faqes në internet të The Walk, ?ajo dëgjon aty një grup grash që i këndojnë. Muzikë që e pret përtej detit? gjatë kohës që bën hapat e saj të parë në Evropë. Ajo është e ftuar të marrë pjesë në një koncert të rëndësishëm të krijuar nga orkestra lokale?.
Por realiteti në Kios është shumë ndryshme. Në fillim të këtij muaji, një i ri somalez vdiq i vetmuar në çadrën e tij, teksa trupi i tij ishte konsumuar pjesërisht nga minjtë. Dr.Apostolos Veizis, drejtor ekzekutiv në Greqi i organizatës ndërkombëtare humanitare ?Intersos? e përshkruan situatën ?si një skenë të Mesjetës?.
Ai shtoi:?Kampet e emigrantëve në ishujt grekë, janë sinonim i ambienteve të mbipopulluara me kushte çnjerëzore. Njerëzit janë të ekspozuar çdo ditë ndaj minjve, mbeturinave dhe dhunës. Në klinikat e ishujve, paraqiten shpesh fëmijë me shenja të kafshimit të minjve. Çdokush duhet të pyesë veten nëse trajtimi i këtyre njerëzve në këtë mënyrë, është një politikë e qëllimshme e Bashkimit Evropian, në mënyrë që të mos vijnë më shumë emigrantë?.
Ndoshta tingëllon paksa groteske, një kukull që pritet me këngë, ndërsa njerëzit e vërtetë që po hahen nga minjtë. Por ky është në thelb problemi. Ai nxjerr në pah distancën e madhe midis mënyrës se si do të dëshironim që të silleshim me njerëzit, dhe asaj se si veprojmë në të vërtetë. Dhe të gjithë duhet të turpërohemi nga kjo gjë./CNA.al
Shënim:Giles Fraser, është gazetar dhe rektor në kishën jugore të Londrës, St Mary?s, Newington.
Nga Vincenzo Musacchio“Huffington Post Italia”Marrëdhëniet m...
Akti i Mbrojtjes së Anëtarëve të Shërbimit Amerikan (ASPA) i...
Nga Hugo Drochon “Project Syndicate”Ndonëse vende si Izraeli...
Nga Koert Debeuf “Eu Observer”Bashkimi Evropian po përballet...
Demaskimi i producentit të njohur Harvi Ueinshtein, por edhe...
Nga Bill Powell “Newsweek”1 korriku shënoi 100 vjetorin e th...
Iljaz Bazna kishte bërë një jetë të shpenguar dhe pa ndonjë ...
Nga Ajan Hirsi Ali “The Spectator”“Qytetërimi perëndimor do ...
Njerëzimi ka përjetuar gjatë historisë shumë pandemi, të cil...
Nga Rana Foroohar “The Financial Times”Marrëdhënia midis Bas...
I ndërtuar nga gjuetarët gjatë Epokës Neolitike, Gobekli Tep...
Nga Paola Subacchi “Project Syndicate”Shumë njerëz e cilësoj...
Djegia e mbetjeve të lëndëve djegëse kërcënon një nga zonat ...
Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”Pas 4 vitesh...
Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”Në zemër të Evropës, ekzi...
Nga Ann Wagner “Fox News”Pandemia e Covid-19 është një rezul...
Kërkimet mbi ngjarjet historike, tregojnë se disa nga “fakte...
Kongresi i parë kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nisi m...
Më 26.06.1991 filloi lufta, që shkatërroi Jugosllavinë. Sot ...
Shumë tragjedi të famshme detare kanë ndodhur në det. Por 13...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...