
Nikolla u hoqi fjalën/ Deputetët e PD-së ndjekin rrugën e Berishës
Deputetët e PD-së nuk dorëzohen dhe vijojnë të mbajtë bllo...
Deputetët e PD-së nuk dorëzohen dhe vijojnë të mbajtë bllo...
Nga Rana Foroohar ?The Financial Times?
Marrëdhënia midis Bashkimit Evropian dhe Amerikës këto kohë, më sjell ndërmend çiftet e famshëm që kanë probleme me njërin-tjetrin, dhe që pozojnë në tapetin e kuq. Ata buzëqeshin para kamerave dhe veprojnë sikur gjithçka është në rregull. Por të gjithë e dimë, se privatisht midis tyre nuk ka asnjë lloj raporti normal.
Në samitin e fundit të G7-ës, pati shumë foto të përbashkëta ku liderët i buzëqeshnin njëri-tjetrit. Ndërkohë, aty pati madje disa edhe përparime rreth mosmarrëvshjeve tregtare, sikurse është armëpushimi midis kompanive Airbus-Boeing.
Por në fund, evropianët mbeten thellësisht mosbesues nëse administrata e Xho Bajden, është vetëm një stacion rrugor, në rrugën drejt një periudhe tjetër të populizmit toksik. Ndërkohë, amerikanët janë të zemëruar me evropianët për shkak të luajtjes së tyre me 2 porta, midis një aleance më të ngushtë transatlantike, dhe një marrëdhënie më të ngushtë me Kinën.
Por gjërat nuk ka pse të jenë kështu. Nëse BE-ja vërtet dëshiron të mbrojë vlerat liberale në epokën e kapitalizmit mbikëqyrës, ajo ka nevojë për Amerikën. Dhe nëse SHBA-ja dëshiron vërtet të shkëputet nga Kina ekonomikisht në disa fusha strategjike si gjysmëpërçuesit, bateritë ekologjike dhe makinat elektrike, ajo kanë nevojë për kërkesa nga më shumë sesa vetëm nga tregu i saj brendshëm.
Në këtë rast ekzistojnë disa shanse të mira. Por shfrytëzimi i tyre kërkon një ndjeshmëri dhe mirëkuptim të vërtetë nga të dy palët. Së pari, evropianët nuk duhet të gabojnë në strategjinë e re industriale të Amerikës mbi proteksionizmin, të përshkruar javën e kaluar nga drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të presidentit Bajden, Brajan Dizi.
Ajo e sjell SHBA-në në përputhje me atë që bëjnë shumica e vendeve të tjera të zhvilluara dhe shumë të tjera në zhvillim, si pjesë e planifikimit normal ekonomik. Pra të bëjë investime strategjike në teknologji që ofrojnë rritje të lartë ekonomike, dhe duke përdorur fuqinë blerëse të qeverisë të mbështesë punëtorët dhe bizneset lokale.
Përtej kësaj, plani synon të krijojë më shumë qëndrueshmëri ekonomike të brendshme dhe globale, pjesërisht duke krijuar më shumë nxitje për rritje në sektorë të tillë si gjysmëpërçuesit, ku sipas një raporti të fundit të BCG 75 për qind e kapacitetit është momentalisht e përqendruar në Kinë dhe Azinë Lindore.
Gati i gjithë kapaciteti më i përparuar i gjysmëpërçuesve në botë – rreth 92 për qind – ndodhet në Tajvan. A mendon vërtet dikush se kjo është një ide e mirë, duke pasur parasysh gjeopolitikën e rajonit? Evropianët sigurisht që nuk mendojnë kështu.
Prandaj ka lindur plani i ?Kompasit Dixhital? të BE-së, për të dyfishuar prodhimin e çipave deri në vitin 2030. Fatura 52 miliardë dollarësh e Senatit Amerikan për të rritur prodhimin vendas të gjysmëpërçuesve, është një plotësim i mirë i nismës së evropianëve.
Por e vërteta është se do të duhet një dekadë ose më shumë për të rindërtuar bazën industriale të Amerikës mbi mikroçipet, Madje edhe atëherë, SHBA-ja do të ketë nevojë për partnerë për të krijuar kërkesë të mjaftueshme, në mënyrë që të funksionojë ekonomia e shkallës për një industri si ajo e gjysmëpërçuesve.
Aleatët si Japonia dhe Koreja e Jugut, por edhe vende të tilla si Holanda, mund të luajnë një rol vendimtar në ri-konfigurimin e zinxhirëve të furnizimit gjysmëpërçues. Krijimi i më pak përqendrimi – si rajonal ashtu dhe brenda kompanive të veçanta – do të ishte një gjë e mirë për tregjet globale.
Në një botë ideale, SHBA, BE-ja dhe aleatët aziatikë do të punonin bashkë për të krijuar standarde të përbashkëta të industrisë, në mënyrë që inovacioni dhe kërkesa në rritje të mund të përhapeshin nëpër rajone sektorë si çipet, bateritë ekologjike, teknologjia e pastër dhe Inteligjenca Artificiale.
Një mënyrë tjetër sesi BE dhe SHBA-ja mund të gjejnë gjuhën e përbashkët, do të ishte ?të përqendroheshin tek përgjigjet e përbashkëta ndaj sfidave ekzistuese brenda demokracive të tyre?, dhe jo ndaj Kinës, ku evropianët nuk duan të marrin anë, thotë Reno Lasus, këshilltar për çështjet ekonomike në ambasadën franceze në Uashington, dhe autor i librit ?Ringjallja e demokracisë në Amerikë?.
Këto sfida mund të përfshijnë gjithçka, nga rregullimi i veprimtarisë së Big Tech, deri tek synimet përbashkëta për ndryshimin e klimës, ndoshta edhe diçka aq ambicioze sa vendosja e një kostoje mbi emetimet e karbonit në atmosferë.
Pavarësisht kundërshtimit të disa vendeve evropiane, përfshirë Poloninë, është e mundur që deri në korrik, Bashkimi Evropian të mund të paraqesë një projekt-propozim për një mekanizëm rregullimi të emetimeve të karbonit. Edhe SHBA-ja ka mundësinë të reagojëme një propozim të sajin.
Kjo është një peshë e rëndë për administratën Bajden. Marrëveshja dypalëshe e infrastrukturës e javës së kaluar, përfshinte pak elementë për energjinë e pastër. Por është ajo që do t?i përshtatet në fund qëllimit të shpallur për ta vendosur klimën në qendër të strategjisë së saj industriale.
Kjo qasje, do të fillonte të adresonte shqetësime të caktuara të tregtisë së përbashkët për Kinën. Për shembull, shitja e çelikut kinez nën çmimin e tregut do të bëhej e pamundur,në rast se do të kishte një çmim real mbi emetimet e karbonit në atmosferë.
Administrata Bajden mund të përdorë çdo ?Samit të Demokracisë? të ardhshëm në Shtëpinë e Bardhë, për t?ia nisur nga puna në këtë drejtim. Tashmë ekzistojnë disa ide që e ndajnë SHBA-në dhe BE-në në fusha të tilla si privatësia dixhitale. Antitrust-i është një fushë tjetër e tillë, ku të dy palët kanë diferenca.
Dikush mund të imagjinojë më shumë bashkëpunim për çështje të tilla si liria e medias, mënyrat dhe mjetet e krijimit të një ligji dixhital mbi të drejtat, parimet se si të rregullohet funksionimi i inteligjencës artificiale, kërkimi gjenomik, etj.
E gjitha kjo do të sillte krijimin e një baze të re në marrëdhëniet transatlantike, dhe që do të ishte përqendruar më shumë në rregullimin e dobësive të brendshme dhe forcimin e pikave të forta rajonale, sesa ndaj Kinës. Që të dyja palët, kanë shumë për të humbur nëse ecin përpara të vetme./CNA.al
I ndërtuar nga gjuetarët gjatë Epokës Neolitike, Gobekli Tep...
Nga Paola Subacchi “Project Syndicate”Shumë njerëz e cilësoj...
Djegia e mbetjeve të lëndëve djegëse kërcënon një nga zonat ...
Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”Pas 4 vitesh...
Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”Në zemër të Evropës, ekzi...
Nga Ann Wagner “Fox News”Pandemia e Covid-19 është një rezul...
Kërkimet mbi ngjarjet historike, tregojnë se disa nga “fakte...
Kongresi i parë kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nisi m...
Më 26.06.1991 filloi lufta, që shkatërroi Jugosllavinë. Sot ...
Shumë tragjedi të famshme detare kanë ndodhur në det. Por 13...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”Aleanca e demokracive ë...
E keni kaluar tashmë Covid-19? Studiuesit në Universitetin ...
Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Epi...
Nga Dan Mclaughlin “National Riview”Të shtunën e shkuar u nj...
Nga John Connelly “History Extra”Shtetet moderne kanë lindur...
Nga Adrien Pécout “Le Monde”Pavarësisht nëse dëgjoni fjalime...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, ...
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”Vladimir Luzhg...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përpl...
Dy persona janë paraqitur në gjykatë të akuzuar si të dyshua...
Në rrjetet social kanë qarkulluar disa pamje, ku shfaq...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sërish mbi një ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Teorikisht çdo gjë mund të ishte zhvilluar ndryshe. Se...
Më 24 shkurt, do të shënohet përvjetori i parë i luftës në...
Britania po përballet me valën më të madhe të veprimit sin...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...
Sot, më 2 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 105.3 le...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...