Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Nga Cesare Martinetti ?Huffington Post Italia?
Vladimir Luzhgin, një mekanik i thjeshtë makinash në Perm, ishte një nga të dënuarit e parë në vitin 2014 për shkak se ndau në internet një artikull ku ndër të tjera thuhej se ?komunistët kishin bashkëpunuar në mënyrë aktive me Gjermaninë naziste për ta ndarë Evropën, përmes paktit Molotov-Ribbentrop?.
Në vitin 2015 Evgeni Xhugashvili, nipi i Stalinit, denoncoi historianin Dejvid Feldman, që përmendi në një emision televiziv Masakrën e Katinit, mijëra të burgosur polakë të pushkatuar nga policia sovjetike në vitin 1940.
Një krim i mohuar për vite me radhë, i pranuar më vonë nga Gorbaçovi, dhe që tani po kontestohesh sërish. Pllakata në përkujtim të viktimave, e vendosur në Tver, u hoq vitin e kaluar me urdhër të prokurorit lokal.
Historiani Aleksandër Gurianov, që është përgjegjës i programit ?polak? të OJQ-së ?Memorial?, ka deklaruar se është vazhdimisht viktimë e kërcënimeve dhe denoncimeve. Në vitin 2018 autoritetet e Magadan, kryeqyteti i Kolimas (në arkipelagu Gulag, 10 mijë km në lindje të Moskës), nisën një procedurë penale kundër Igor Dorogi, një pensionist 62-vjeçar, i akuzuar për rikujtimin në rrjetet sociale të autorëve të krimeve të së kaluarës duke i quajtur ata ?xhelatë, plaçkitës dhe gjakpirës?.
Në vitin 2019 Aleksei Volkov, koordinator i zyrës së Volgogradit të opozitarit rus Aleksei Navalni, u dënua për postimin në rrjet të fotove të monumenteve kushtuar heronjve sovjetikë me fytyrat e pikturuara me ngjyrë të gjelbër. Dhe kështu mund të vazhdohet gjatë pasi rastet janë të pafundme.
Mikro-histori të rrëfyera në gazetat e përditshme ruse, dhe që tregojnë më mirë se çfarë do të thotë beteja politike rreth kujtesës së një populli. Këshilli i Evropës publikoi disa ditë më parë një raport prej 80 faqesh të Federatës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut (FIDH), rezultati i 1 viti pune në terren nga historianë, aktivistë politikë dhe të shoqërisë civile, dhe gazetarë, të përfshirë në transmetimin e atyre që po i bën vetes Rusia e Vladimir Putinit. Raporti mban titullin ?Krimet kundër Historisë?, një shprehje e huazuar nga eseja e historianit belg Anton De Baets botuar në vitin 2018.
Dhe me ?krim? nënkuptojmë atë formë të veçantë të sulmit ndaj të drejtave të njeriut, e cila përmes censurës, dezinformimit, rishikimit të historisë synon të fitojë një avantazh politik, siç është konsolidimi i një regjimi, ndërtimi i një narrative funksionale për pushtetin.
Por sigurisht që historia nuk është një entitet abstrakt. Ajo ecën mbi këmbët e grave dhe burrave, pra të krimeve që kryhen edhe kundër atyre që merren me historinë, përmes kufizimeve në qasjen e tyre në arkiva, përmes denoncimeve, shpifjeve që pasohen nga procese gjyqësore, nga dënimet e vogla apo të mëdha,të cilat kontribuojnë në një atmosferë frikësimi.
Dhe në disa raste të përndjekjes së vërtetë. Midis viteve 2014- 2019, mbi 9.000 njerëz u dënuan në Rusi me gjoba apo burgim deri në 15 ditë për shkelje të ligjit të kujtesës. Natyrisht,çdo rast përfshin konfiskimin e kompjuterëve personalë, telefonave celularë, instrumenteve elektronike, pra sekuestrimin e kujtesës private dhe lidhjeve me pjesën tjetër të botës.
Që nga viti 2020 kjo praktikë policore dhe gjyqësore, e mbështetur tashmë nga ligje të ndryshme, është legjitimuar nga mbishkrimi solemn në Kushtetutë, ku tani lexohet se Federata aktuale Ruse është ?pasardhëse?e Bashkimit Sovjetik, pra ?mbron të vërtetën historike dhe nuk lejon të minimizohet heroizmi popullor në mbrojtjen e atdheut?.
Qeveria ruse thotë se ka detyrimin të ?kultivojë patriotizëmin tek të rinjtë?. Momenti themeltar nuk është më Revolucioni i Tetorit (që festohet jo shumë më17 nëntor) por fitorja në Luftën e Dytë Botërore (Lufta e Madhe Patriotike), ndërsa të gjitha mizoritë e së kaluarës minimizohen dhe madje justifikohen.
?Ka një politikë agresive të kujtesës? – akuzon FIDH – ?e cila nuk lë asnjë hapësirë ??për pikëpamje alternative dhe që shënjestron çdo historian të pavarur, studiues apo gazetar që merret me kujtesën historike?.Kështu,në vitin 2020 blogeri nga Kaliningradi Nikolai Gorelov, u padit për artikuj e botuar në vitin 2014 mbi krimet e kryera nga Ushtria e Kuqe ndaj popullatës civile.
Polina Danileviç, gazetare në Smolensk, u dënua për publikimin e fotos së shtëpisë së saj gjatë pushtimit nazist. Një shitës librash u denoncua, pasi kishte nxjerrë në shitje një ese historike me titullin ?Soldati della Wermacht? (Ushtarët e Vermahtit),me imazhin e svastikës në kopertinë.
Shumë historianë e kanë paguar tashmë nga një çmim për këtë klimë terrori që nga viti
2014, kur komisioni ministror për arkivat, zgjati edhe me 30 vite të tjera mos-botimin e dokumenteve të periudhës 1917-1991. Pra, deri në vitin 2044 sekretet e CEKA, NKVD dhe KGB do të mbesin të tilla.
E gjithë kjo përbën një ?krim kundër historisë?, viktimë e së cilës është e gjithë shoqëria ruse dhe bashkësia ndërkombëtare. Kështu përfundon raporti i FIDH, që këshillon historianët dhe gjykatësit?të jenë vigjilentë?, në mënyrë që kujtesa historike të mos jetë propagandë.
Por kjo është një betejë që nuk ka të bëjë vetëm me Rusinë. Pikërisht këto ditë, në Francë është ribotuar libri ?Vitet e luftës? i Vasilj Grossman, i pastruar nga faqet ?patriotike? dhe pro-staliniste të një shkrimtari që me librin ?Jeta dhe fati? u shndërrua në një ikonë dhe simbol të letërsisë anti-staliniste.
Paradoksi është se nëse në Moskë është rikthyer censura, autocensura nuk ka vdekur kurrë në Francë. Avokati i ri Grigori Vaipan (i diplomuar në Shën Petersburg, dhe që ka studiuar për drejtësi në Universitetin e Harvardit), një nga autorët e raportit mbi ?krimin?ndaj historisë në Rusinë e sotme, tha për të përditshmen franceze ?Le Monde?:
?Unë kam lindur në vitin 1990, dhe jam pjesë e brezit të parë post-sovjetik, dhe fatkeqësisht unë jam dëshmitar i rikthimit të shtypjes. Unë besoj se vendi ynë nuk ka të ardhme nëse nuk përballet me sinqeritet me të kaluarën e tij totalitare?./CNA.al
Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”A d...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O’Donnell “The Week”Gazsjellësi shumë i diskutueshëm...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Himnet kombëtare marrin një vëmendje të pazakontë në turnetë...
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Nga Daniel DePetris “The Spectator”Takimi midis presidentit ...
Nga Jennifer Mathers “The Conversation”Askush nuk pret ndonj...
Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”Më 8 qershor, një muaj pë...
“The Straits Times”Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjeri...
Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk ës...
Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një ka...
Nga Alina Polyakova & James Lamond “Center for European Poli...
A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 ...
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemis...
Nga Jonathan Guyer “American Prospect”Përmes një direktive t...
Nga Tony Barber “Financial Times”Më pak se një muaj më parë,...
Ndërsa fuqitë e botës ngrihen dhe bien në mënyrë të vazhdues...
Nga Patrick Buchanan“Newmax”“Ma hiqni këtë buding; është një...
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por dis...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...