
Nga miti tek historia/ A ekzistonte vërtet dhe ku ndodhej Kulla e Babelit?
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O?Donnell ?The Week?
Gazsjellësi shumë i diskutueshëm rus ?Nord Stream 2? me një gjatësi prej 1229 km është thuajse gati, edhe pse është kundërshtuar fort nga SHBA dhe Perëndimi në përgjithësi, me përjashtim të Gjermanisë që është përfituesja kryesore. Po çfarëdo të thotë kjo për rajonin dhe botën?
Pse është kaq i diskutueshëm ky gazsjellës i ri?
?Nord Stream 2? do të transportojë gazin natyror direkt nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik. Ai është kritikuar pasi deri tani gazi nga Rusia drejt Evropës, kalon nëpër vende të tjera, përfshirë Ukrainën, e cila mbështetet shumë tek të ardhurat që fiton nga tarifat e tranzitit.
Dhe ndërsa gazsjellësi origjinal ?Nord Stream?është në punë që nga viti 2011, dhe ndjek të njëjtën trajektore, ky i dyti do të dyfishojë sasinë e gazit që vjen nga Rusia në Evropë. Ukraina dhe vendet e tjera transite, druhen se Kremlini do të devijojë që të gjitha linjat e furnizimit tek sistemi ?Nord Stream?, duke nxjerrë jashtë loje të gjitha rrugët tokësore.
Pra, edhe pse Moska dhe Berlini pohojnë se ?Nord Stream 2? është thjesht një sipërmarrje biznesi, SHBA dhe shumë vende evropiane nuk e besojnë këtë.
Si mund të ndikohet saktësisht Ukraina nga ky gazsjellës?
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe ministri i tij i Jashtëm Dimitro Kuleba, kanë argumentuar se ky gazsjellës jo vetëm që do ta dëmtojë ekonominë e Ukrainës – si dhe mund t?i kushtojë Kievit të paktën 2 miliardë dollarë nga tarifat e munguara të tranzit – por ai shihet gjithashtu edhe një kërcënim për sigurinë, pasi do t?i hiqte Ukrainës levën gjeopolitike që e mban atë në statusin e një fuqie të mesme.
Të ardhurat nga transiti, përbëjnë ndërkohë një pjesë të mirë të shpenzimeve të mbrojtjes së Ukrainës,pikërisht në një kohë kur vendi është ende i zhytur në një konflikt ushtarak me Rusinë dhe separatistët rusë në Ukrainën Lindore.
Çfarë qëndrimi po mban Gjermania?
Kancelarja gjermane Angela Merkel, është zakonisht mjaft e ashpër ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin. Por në këtë rast, ajo është e detyruar të mbajë një qëndrim më pragmatik. Bizneset gjermane besojnë se braktisja e projektit ?Nord Stream 2? do të pasonte një konflikt ligjor të kushtueshëm, dhe mbi të gjitha do të dëmtonte reputacionin e Gjermanisë si një ?vend i sigurt për investime?.
Ndërkohë, prodhimi evropian i gazit po bie, por kërkesa pritet që të mbetet e qëndrueshme gjatë 2 dekadave të ardhshme. Për pasojë, ekziston shqetësimi mbi plotësimin e nevojave energjetike të kontinentit, dhe furnizimi me gaz nga?Nord Stream? mund të bëhet me një çmim relativisht të ulët.
Merkel dhe ministrat e saj lanë të kuptohet se marrëveshja mund të jetë në rrezik, kur autoritetet ruse arrestuan dhe burgosën liderin e opozitës Aleksei Navalni në fillim të këtij viti. Por ky kërcënim u zbeh shumë shpejt. Në atë mënyrë Merkel po përpiqej të tregonte një lloj vije të kuqe, për t?u siguruar që Ukraina të mbetet një vend tranzit edhe pas përfundimit të gazsjellësit. Por është e paqartë nëse Rusia do të pranojë këtë gjë.
Cili është qëndrimi i SHBA-së?
Administratat e Trump pocashtu edhe ajo e Bajden e kanë kundërshtuar projektin, dhe për këtë qasje ka një konsensus bipartizan në Senat dhe Kongres. Duket se ekzistojnë shqetësime të ligjshme në lidhje me varësinë e mundshme të Evropës nga energjia ruse dhe ndjeshmëria e Ukrainës.
Por ekzistojnë edhe arsye egoiste:SHBA-ja dëshiron që të përfshihet më shumë në tregun evropian të gazit si furnitore. Presidenti Bajden e ka quajtur gazsjellësin si një ?marrëveshje të keqe?, ndërsa Sekretari i Shtetit Entoni Blinken, e ka theksuar shpeshherë kundërshtimin e SHBA-së.
Megjithatë administrata hoqi dorë nga sanksionet mbi kompaninë që mbikëqyr ndërtimin e gazsjellësit ?Nord Stream 2?,AG e cila është në pronësi të gjigantit shtetëror rus të energjisë në Rusi Gazprom. Kreu i saj Mathias Varnig, një ish-oficer i shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore, cilësohet një mik i Putinit.
Pse Uashingtoni hoqi dorë nga sanksione?
Kryesisht sepse administrata Bajden mendon se kundërshtimi i këtij projekti është tashmë i kotë. Gazsjellësi ka përfunduar në masën 95 për qind, dhe në këtë pikë të vetmet kompani që do të prekeshin nga sanksionet janë në anën gjermane.
Dhe presidenti amerikan nuk dëshiron që të dobësojë marrëdhënien Uashington-Berlin,
që mezi po ripërtërihet pas 4 viteve të vështira. Por edhe nëse administrata Bajden do të vazhdojë me masat ndëshkimore, ka jo pak pengesa:landi gjerman Meklenburg-Pomerania Perëndimore, ku do të dalë gazi, ka ngritur një fondacion për të mbrojtur kompanitë private nga sanksionet.
Pra gazsjellësi është një punë e mbaruar?
Duket se po. Putini tha në fillim të këtij muaji se ndërtimi i linjës së parë ka përfunduar, dhe e dyta mund të përfundojë brenda disa muajsh. Por gazi nuk do të fillojë të rrjedhë derisa të përfundojë një proces çertifikimi. SHBA-ja dhe Gjermania janë përfshirë në diskutime sekrete mbi këtë çështje.
Nëse Uashingtoni mund të arrijë ta bindë Gjermaninë ta shtyjë pak më shumë projektin, zgjedhjet parlamentare të shtatorit në Gjermani mund të ndryshojnë shumë gjëra. Partia e Gjelbër Gjermane, që deri tani në sondazhe ka treguar se mund të luajë një rol të rëndësishëm në qeverinë e ardhshme, u pozicionua kundër gazsjellësit në fillim të këtij viti për arsye mjedisore dhe gjeopolitike.
Nëse të Gjelbrit do të arrijnë një rezultat domethënës përpara çertifikimit përfundimtar
të ?Nord Stream 2?, ka një shans që kjo parti ta rrëzojë projektin në minutën e fundit. Ndërkohë,Ukraina ka njoftuar se do të paditë?Gazprom? për të zhbllokuar furnizimet me
gaz nga Azia Qendrore, të cilat i mban peng prej më shumë se 15 vjetësh.
Nëse ka sukses, Kievi ka të ngjarë të mos e vrasë shumë mendjen për ?Nord Stream 2?. ?Vetëm gazi i Azisë Qendrore, mund të mbushë të gjithë sistemin e tranzitit të gazit në Ukrainë?- tha për ?Financial Times?Juri Vitrenko, kreu i kompanisë ukrainase të gazit ?Naftogaz?./ Përshtati në shqip CNA.al
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Himnet kombëtare marrin një vëmendje të pazakontë në turnetë...
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Nga Daniel DePetris “The Spectator”Takimi midis presidentit ...
Nga Jennifer Mathers “The Conversation”Askush nuk pret ndonj...
Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”Më 8 qershor, një muaj pë...
“The Straits Times”Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjeri...
Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk ës...
Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një ka...
Nga Alina Polyakova & James Lamond “Center for European Poli...
A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 ...
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemis...
Nga Jonathan Guyer “American Prospect”Përmes një direktive t...
Nga Tony Barber “Financial Times”Më pak se një muaj më parë,...
Ndërsa fuqitë e botës ngrihen dhe bien në mënyrë të vazhdues...
Nga Patrick Buchanan“Newmax”“Ma hiqni këtë buding; është një...
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por dis...
Nga Dani Rodrik “Project Syndicate”Ekonomitë kryesore të bot...
Nga Eva Hamrud “Science Alert”Jetëgjatësia mesatare e njerëz...
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin ...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së...
Një 41 vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi ka kërcënuar m...
Gjatë natës, në lagjen "Çlirim", Çorovodë, ka rënë zj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Tërmeti apokaliptik dhe dhjetra të tjerë pas tij që kanë g...
Porti i Iskenderun (Alexandretta), në një qytet bregdetar ...
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike,...
Ministria e Mbrojtjes Kombëtar në Turqi ka njoftuar se or...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...