Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Eva Hamrud ?Science Alert?
Jetëgjatësia mesatare e njerëzve në shumë vende të zhvilluara është rreth 80 vjeç. Disa individë kanë jetuar shumë më gjatë sesa kaq. Madje, njeriu që ka jetuar më shumë deri tani ishte 122 vjeç!Ndërsa vdekja është një gjë e pashmangshme, jetëgjatësia ndryshon në mënyrë drastike midis individëve.
Po cili është sekreti i një jetë të gjatë? Jetëgjatësia jonë është e koduar tashmë në ADN-në tonë, apo përcaktohet nga mënyra jonë e jetesës? Ne pyetëm 11 ekspertë të plakjes, biologjisë qelizore dhe gjenetikës:A diktohet jetëgjatësia kryesisht nga gjenetika? Dhe ja se çfarë zbuluam.
Jetëgjatësia në krahasim me çfarë?Ekspertët kishin dy interpretime të ndryshme të kësaj pyetje:
1) Krahasuar me speciet e tjera, a e dikton gjenetika jetëgjatësinë e njerëzve?
2) Duke i krahasuar me njerëzit e tjerë, a përcaktohet nga gjenetika jetëgjatësia e disa njerëzve të caktuar?
Gjenetika përcakton jetëgjatësinë midis specieve
Specie të ndryshme të kafshëve kanë jetëgjatësi shumë të ndryshme. Për shembull, peshkaqeni i Grenlandës është në gjendje të jetojë deri në 400 vjet, ndërsa disa lloje të?fluturave të majit? jetojnë vetëm për 5 minuta. Arsyeja për këto ndryshime është gjenetika.
Profesor Dejvid Xhems, ekspert mbi plakjen në Kolegjin Universitar në Londër, thotë se kjo pyetje mund të nënkuptojë:A janë kufijtë e sipërm të jetëgjatësisë tek njerëzit si një specie,të diktuara kryesisht nga gjenetika??Në këtë rast përgjigja është thuajse e sigurt që po?-thotë ai. Për shembull, jetëgjatësia maksimale e qenieve njerëzore është afro sa dyfishi i të afërmve tanë më të ngushtë midis primatëve më të lartë, si shimpanzetë dhe gorillat.
Stili i jetës më i rëndësishëm sesa gjenet në jetëgjatësinë e njerëzve
Dr.Xhems thotë:?Nëse dikush merr parasysh pyetjen:A janë ndryshimet në jetëgjatësi
midis njerëzve të caktuar të diktuara kryesisht nga gjenetika, atëherë përgjigjja është:?Krejtësisht e pamundur?.
Shumica e ekspertëve ranë dakord me dr.Xhems. Ndërsa gjenetika luan një rol tek jetëgjatësia e njeriut, ajo nuk është gjithsesi faktori kryesor përcaktues. Profesor Deim Tornton, ekspert mbi anti-plakjen dhe biologjinë e qelizave, dhe ish drejtor i Institutit Evropian të Bioinformatikës thotë se ?gjenetika përbën më pak se 30 për qind të efektit,por është e vërtetë që jetëgjatësia tenton të trashëgohet në familje?.
?Disa familje kanë në përbërjen e tyre më shumë njerëz të moshuar se të tjerët?- thekson ai. Mund të jetë e vështirë të përcaktohet nëse ekzistenca e familjeve me shumë njerëz tejet të moshuar është për shkak të gjenetikës apo mjedisit përreth, pasi shpesh anëtarët e familjes kanë dieta dhe mënyra të ngjashme jetese.
Studimi i ADN-së së këtyre njerëzve që kanë një jetë shumë më të gjatë sesa mesatarja mund të na japë më shumë të dhëna. Profesor Ken Parkinson, ekspert i anti-plakjes dhe onkologjisë nga Universiteti Mbretëresha Meri në Londër, thotë se ?shumë grupe studiuesish po përpiqen ta kuptojnë këtë duke e sekuencuar ADN-në e personave mbi 100 vjeç për të krye analiza të gjenomit të tyre?.
Efekti i stilit të jetesës mbi jetëgjatësinë është qartazi i dukshëm, kur shohim se si jetëgjatësia mesatare është rritur për qindra vjet, për shkak të rritjes së mundësisë së ujit të pastër, ushqimit dhe kujdesit mjekësor. Kundër-intuitivisht, është treguar se kufizimi i marrjes së kalorive, mund të lidhet me jetëgjatësinë tek njerëzit.
Një faktor tjetër i stilit të jetesës është dhe të ushtruarit fizikisht. Është vërtetuar se edhe ushtrimet e lehta për 15 minuta në ditë e shtojnë me rreth 3 vjet jetëgjatësinë. Jetëgjatësia individuale midis njerëzve ndikohet nga gjenetika, por jo kryesisht. Profesoreshë Lorna Harris, një ekspert në gjenetikë dhe biologjinë qelizore nga Universiteti Eksteter shprehet se ?gjenetika mund të rrisë shanset për të pasur një jetë të gjatë, por atëherë duhet të bëni gjërat e duhura për ta kuptuar atë?.
Përfundim
Dallimet në jetëgjatësinë midis njerëzve, nuk përcaktohen kryesisht nga gjenetika. ?Sekreti? i jetëgjatësisë mund të jenë ushtrimet e rregullta fizike dhe një dietë ushqimore e shëndetshme./CNA.al
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin ...
Nga John Keiger “The Spectator”Zemërimi i shtirur në Berlin ...
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po dë...
Piratet femra janë bërë të njohura me portretizimin e person...
Nga Justin Urquhart Stewart “New Europe”Një aeroplan që devi...
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Elisabeth Braw, Politico.euAleatët evropianë të Danimark...
Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkoj...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fund...
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Laura Dodsworth “Spiked Online”Duhet të keni frikë. Shum...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
“Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët:që të dy jeto...
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...