LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë piratet femra që sunduan dikur detet

6 Qershor 2021, 16:05, Blog CNA
Pesë piratet femra që sunduan dikur detet

Piratet femra janë bërë të njohura me portretizimin e personazhit Elizabet Suon në filmin ?Piratët e Karaibeve? nga aktorja britanike Keira Najtli. Ndonëse Suon është një personazh i trilluar, historia ka pasur jo pak pirate femra. Ja cilat ishin 5 më të famshmet dhe më interesantet:

Zhanë dë Kliso?Luanesha e Bretanjës?

Ajo e mori këtë pseudonim kur u hakmor ndaj vdekjes së parakohshme të burrit të saj.

Në vitin 1330, Zhana u martua me Olivje dë Kliso. Ata patën 5 fëmijë dhe patën një martesë të lumtur. Por kur Duka i Bretanjës vdiq pa asnjë trashëgimtar dhe në zonën e Bretanjës shpërtheu një luftë për trashëgiminë e fronit, monarku francez besonte se Olivje e kishte tradhtuar Francën, ndaj ai u kap dhe iu pre koka.

Kur mësoi ekzekutimin e burrit të saj, Zhana u betua për hakmarrje ndaj çdo njeriu që kishte gisht në vrasjen e burrin e saj. Ajo shiti të gjitha tokat, bizhuteritë, veshjet dhe orenditë e shtëpisë për të blerë 3 anije të zeza. Velat e anijeve ishin të gjitha të kuqe për të imituar ngjyrën e gjakut, ndërsa anijet e saj morën nofkën ?Flota e Zezë?.

Zhana dhe flota e saj lundruan në Kanalin Anglez në gjueti të anijeve franceze. Ajo u lidh me anglezët dhe sulmoi çdo anije franceze që ndeshi në Kanal. Ajo fitoi pseudonimin e saj ?Luanesha e Bretanjës?, duke këmbëngulur t?i priste kokën personalisht çdo francezi që ishte pjesë e aristokracisë, pra i lidhur me mbretin. Në vitin 1356, Zhana u tërhoq nga pirateria dhe u martua sërish për herë të tretë. Ajo vdiq në Francë në vitin 1359.

Saida Al Hurra, mbretëreshë, pirate dhe grua e pavarur

Lindi rreth vitit 1485 në qytetin andaluzian të Granadës në Spanjë në një familje të shquar myslimane. Në vitin 1492, familja e saj së bashku me familjet e tjera myslimane dhe hebreje u larguan nga qyteti kur ai u pushtua nga monarkët spanjollët Ferdinand dhe Izabela.

Saida dhe familja e saj u vendosën në Shauen në veri të Marokut, ku ajo u mirë-arsimua, duke studiuar gjuhë, teologji dhe matematikë. Kur ishte 16 vjeç, u martua me Al-Mandri,

një mik i babait të saj dhe guvernatori Tetuan, një qytet tjetër në Marokun Verior.

Ajo e ndihmoi të shoqin në qeverisjen e qytetit dhe pas vdekjes së tij në vitin 1515, trashëgoi pozicionin e tij. Ajo ishte personi i fundit në historinë islamike që mbajti në mënyrë legjitime titullin ?Al Hurra?, që në arabisht do të thotë ?mbretëreshë? ose ?zonjë e lirë dhe e pavarur?.

Duke dashur të hakmerrej ndaj ?armiqve të saj të krishterë?, që e detyruan të largohej nga Granada, Saida nisi të merrej me pirateri, duke bashkëpunuar me piratin e famshëm turk Hajretin Barbarosa (Mjekërkuqi). Së bashkuata sundonin Detin Mesdhe. Saida kontrollonte pjesën perëndimore ndërsa Barbarosa atë lindore.

Në kulmin e fuqisë së saj, Saida u martua për herë të dytë me Mbretin e Marokut, Ahmed Al-Uatashi në vitin 1541. Ajo e detyroi mbretin të transferohej në Tetuan. Por pushteti i saj nuk zgjati shumë. Në vitin 1542, dhëndri i saj MulajAl-Mandari mbërriti në Tetuan me një ushtri të vogël dhe e përmbysi vjehrrën e tij. Saida e kaloi pjesën e mbetur të jetës në qytetin e saj të fëmijërisë, Shauen, ku edhe vdiq në moshën 75-vjeçare.

Ana Boni

E lindur në Irlandë në vitin 1698, ajo ishte vajza e paligjshme e avokatit Uilliam Kormak

dhe e shërbëtores së tij Meri Brenon. Babai i Anës filloi ta veshë atë si djalë, dhe e thërriste?Andi?, duke i thënë gruas së tij se ai ishte në periudhë prove për të qenë një

nëpunës i gjykatave.

Më vonë ai e çoi Anën në Amerikë, ku ajo nisi të rebelohej kundër tij. Sipas librit të Çalrs Xhonson të vitit 1724 ?Një histori e përgjithshme e piratëve?, Ana kishte një temperament të egër,dhe kur ishte 13 vjeç vrau me thikë shërbyesen e saj. Në vitin 1718 kur ajo u martua me Xhejm Bonin, i ati nuk e pranoi këtë gjë.

Ana dhe Xhejms shkuan në ishullin Nasau në Bahamas, ku u takuan me piratin Xhon Rakam. Ajo ra në dashuri me Rakam por Xhejms nuk donte të divorcohej, ajo e braktisi dhe iku me piratin. Në det, Ana e veshur si burrë, u njoh me një femër tjetër pirate Meri Rid, e cila gjithashtu ishte veshur si burrë.

Gjatë gjithë verës së vitit 1720, Ana dhe Meri drejtuan sulme kundër anijeve të vogla të peshkimit. Në tetor të atij viti, anija pirate u kap dhe shumë nga anëtarët e ekuipazhit të saj u ekzekutuan. Ana dhe Meri shmangën ekzekutimin pasi u zbulua se të dyja ishin shtatzëna. Fati i Anës mbetet kryesisht i panjohur, edhe pse Xhonson në librin e tij thotë se ajo qëndroi për shumë vite në burg.

Meri Rid

Ashtu si Ana Boni, piratja Meri Rid u lidh me Xhon Rakam. E lindur në Angli në fundin e shekullit XVII-të, Meri u vesh si djalë për pjesën më të madhe të jetës së saj. E ëma e saj filloi ta veshë atë si gjysmë-vëllain e saj të vdekur, për të marrë para nga vjehrra e saj.

Rid iu bashkua më pas ushtrisë britanike dhe ushtrisë flamande.

Ajo u martua me një ushtar flaman dhe u transferuan në Holandë. Më pas vendosi të largohej për në Inditë Perëndimore. Gjatë atij udhëtimi piratët anglezë e plaçkitën anijen ku ndodhej Meri. E veshur sërish si mashkull, ajo u bë pjesë e ekuipazhit dhe filloi të merrej me pirateri në vitet 1717-1719.

Në vitin 1719, mbreti anglez i ofroi falje çdo pirati që dorëzohej vullnetarisht. Ekuipazhi i anijes së Merit e pranoi këtë falje dhe u rikthye në tokë. Por ku i mbaruan paratë, ajo iu rikthye piraterisë. Në vitin 1720, iu bashkua ekuipazhit të kapitenit Xhonatan Rakam. Kur u kap i shpëtoi ekzekutimit pasi ishte shtatzënë, por vdiq nga ethet gjatë kohës që ishte në burg.

Lo Hon-Cho, pirate e kohëve moderne

Ajo veproi për pak kohë rreth vitit 1920. Në vitin 1921, pas vdekjes së burrit të saj, Lo Hon-Chomori komandën e flotës pirate me 64 anije të burrit të saj. Ajo filloi të terrorizonte fshatrat përreth Beihai.

Lo ishte e njohur për kapjen rob të grave dhe shitjen e tyre si skllave. Por sundimi i saj nuk zgjati shumë. Në vitin 1922 flota e saj u kap nga një anije luftarake kineze dhe 40 anije të saj u shkatërruan. Lo Hon-Cho iu dorëzua autoriteteve kineze nga ekuipazhi i saj në këmbim të faljes së jetës./Përshtati në shqip CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga