
Braktiset nga kandidatët/ Alibeaj mbledh grupin e “vulës”
Kryetari i grupit të "vulës", Enkelejd Alibeaj ka mbledhur...
Kryetari i grupit të "vulës", Enkelejd Alibeaj ka mbledhur...
Nga Brian Fitzpatrick ?Fox News?
Si një agjent special i Kundërzbulimit të FBI-së dhe prokuror federal, çdo krim që kam zbardhur është realizuar më shumë përmes një metode:Ndjekjes së parave. Dëshironi një panoramë transparente të fushatës së ?ndikimit të butë? të gjithë qeverisë së Partisë Komuniste Kineze (PKK) për të vënën nën kontroll gjithë globin? Ndiqni paratë.
Një pjesë e madhe e financimeve të PKK vjen nga pronësia intelektuale dhe sekretet tregtare që ata na vjedhin përditë. Siç është shprehur drejtori i FBI Wray:?Është populli i Shteteve të Bashkuara viktima e asaj që përbën në fakt një vjedhje nga Kina në një shkallë kaq masive, sa që përfaqëson një nga transferimet më të mëdha të pasurisë në historinë njerëzore?.
Është vlerësuar se vjedhja nga ana e PKK-së e pronës intelektuale amerikane, aktualisht i kushton SHBA-së midis 225 miliardë dhe 600 miliardë dollarë në vit. Dhe kjo është vetëm për vjedhjet që arrijmë të zbulojmë.
Një pjesë tjetër e madhe e financimit të Partisë Komuniste Kineze vjen nga bizneset dhe individë amerikanë që ua japin me dëshirë. Mjerisht, kompani të panumërta amerikane dhe të tjera ndërkombëtare kanë përfituar nga investimet e huaja direkte të PKK, ndërsa sipërmarrjet e përbashkëta kanë çuar në shitjen e pronës së tyre intelektuale dhe teknologjisë,duke bërë që dhe fitimet e ardhshme të shkojnë në tregun kinez.
PKK ika përdorur këto burime për të vjedhur sekretet tona ushtarake, në një përpjekje të qëllimshme për të kopjuar disa nga sistemet ushtarake me jetike të Shteteve të Bashkuara. Ndërkohë ?diplomacia e kurthit të borxheve? e PKK po fiton gjithashtu ndikim në infrastrukturën jetike të vendeve të tjera përmes nismës së tyre grabitqare ?Brezit dhe
Rruga? duke ndërtuar qindra miliarda dollarë hekurudha, autostrada dhe porte, dhe më pas duke përvetësuar asetet publike kur vendi huamarrës nuk ka më mundësi që të paguajë borxhet e marra për ndërtimin e infrastrukturës.
Synimet e PKK janë të qarta:të minojë Amerikën si brenda ashtu edhe në skenën ndërkombëtare. Kina po synon që ta destabilizojë monedhën amerikane përmes zhvillimit të rrjeteve të sistemit të ri të pagesave, në përpjekje për t?i dhënë fund besimit që ka bota tek dollari amerikan.
Për më tepër, PKK ka identifikuar ?Pesë Sferat? e ndikimit Amerikan:Akademia, Sportet Profesionale, Hollivudi, Media dhe platformat e Big Tech. PKK e di se nëse ka mundësi t?i kontrollojnë këto Pesë Sfera, ajo mund të ndryshojë dhe të ndikojnë në mendimin e opinionit publik amerikan.
Partia Komuniste Kineze ka një ndikim keqdashës mbi institucionet tona akademike përmes Instituteve të Konfucit,dhe duke u infiltruar në mënyrë aktive në programet tona universitare STEM, për të mësuar mbi zhvillimet më të fundit në botën akademike amerikane.
PKK ka një ndikim dashakeq mbi sportet tona profesioniste, siç dëshmohet nga kapitullimi i NBA-së ndaj Kinës në lidhje me abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut. Ajo ka një ndikim të ngjashëm në industrinë tonë të argëtimit përmes censurës ndaj Hollivudit mbi filma të ndryshëm, duke ndryshuar në mënyrë aktive çdo përmbajtje që nuk i pëlqen PKK.
PKK ka një ndikim keqdashës mbi mediat tona përmes pagesave direkte dhe indirekte ndaj gazetave amerikane për të botuar artikuj pro-Pekinit. Komunistët kinezë kanë një ndikim dashakeq në platformat tona të komunikimit nëpërmjet fushatave dezinformuese që synojnë të përhapin propagandën e Partisë Komuniste, si dhe të nxisin përçarjen e brendshme.
Dhe që të mos harrojmë një fakt tjetër:PKK i përdori këto burime për të bio-inxhinierizuar një virus shumë ngjitës dhe tepër vdekjeprurës, që pas një rrjedhje aksidentale të pasuar nga një fshehje kriminale, çoi në vdekjen e mbi 3.5 milion njerëzve, dhe i ka kushtuar ekonomisë sonë globale mbi 30 trilionë dollarë, si dhe ka shkaktuar dëme psikologjike dhe emocionale të përhershme tek fëmijët tanë.
Synimi përfundimtar i PKK-së? Së pari të bëhet një superfuqi ekonomike e botës, pastaj një superfuqi ushtarake e botës, dhe më pas që monedha e saj të bëhet standardi botëror. Në këtë mënyrë, Kina mund të përhapë në të gjithë globin sistemin e saj shtypës komunist, autoritar dhe totalitar, pasi bota do të ketë zero mekanizma mbrojtës.
Ne jo vetëm që po e lejojmë qëta bëjë këtë, por madje po i paguajmë. Zgjidhja? Të shkëputemi prej tyre dhe ta izolojmë PKK-në në të gjitha frontet. Të vendosim sanksione mbi cilindo që kontribuon financiarisht, direkt ose indirekt, në ekonominë e tij.
T?i bëjmë përgjegjës për rolin e ÇP në pandeminë e koronavirusit. Ndërkohë, duhet
t?ia heqim statusin e tyre si ?Kombi më i Favorizuar në Botë?. T?i përjashtojmë nga Organizata Botërore e Tregtisë. Të kontrollojmë dhe kufizojmë rreptësisht vizat e tyre. Ta pengojmë Bankën Botërore që t`u japë hua me interes të ulët.
Ne duhet të përdorim dhe shfrytëzojmë çdo marrëdhënie ndërkombëtare që kemi për të përhapur të vërtetën mbi misionit e lig të PKK, dhe ta themi atë me zë të lartë dhe të qartë,
në të gjithë globin. Nëse i bëjmë të gjitha këto, nuk mund të humbasim.
Por nëse nuk i bëjmë të gjitha këto, nuk mund të fitojmë. Trajektorja aktuale ia ka plotësuar Kinës që gjitha qëllimet e saj brenda një dekade. A do të arrijmë t?i frenojmë? Kjo do të varet tërësisht nga vendosmëria e Amerikës. Kina po vë bast se ne do të dështojmë në këtë provë.
Taktika e tyre?
Përmes ndikimit në ?Pesë Sferat? tona, duke na përçarë dhe vendosur kundër njëri-tjetrit. Kjo është mënyra e vetme përmes së cilës mund të na mposhtë PKK. Le të mos i lejojmë ata të blejnë heshtjen tonë, të na shpërqendrojmë apo dhe të na kthejnë kundër njëri-tjetrit. Demokracia mund të vdesë vetëm në errësirë. Ne mund ta fitojmë këtë luftë.
Shënim:Republikani Brian Fitzpatrick, përfaqëson shtetin e Pensilvanisë në Kongresin Amerikan. Ai është anëtar i Komisionit të Zgjedhur të Kongresit për Shërbimet Inteligjente./CNA.al
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Laura Dodsworth “Spiked Online”Duhet të keni frikë. Shum...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
“Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët:që të dy jeto...
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Nga Leonid Ragozin “Politico.eu”Kur flasin për presidentin b...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Ne njerëzit jemi një specie...
Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri...
Nga Michael Brendan Dougherty “National Riview”Në fillim të ...
Avioni presidencial “Air Force One”, është një simbol i Shtë...
Nga Renato Cristin “American Thinker”Më 9 nëntor të vitit 19...
Nga Rick Gates“Newsmax”Vendimi i presidentit amerikan Xho Ba...
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme s...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komi...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, h...
Aeroporti “Heathrow” ka njoftuar se disa pasagjerë mun...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, reagoi me zemë...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...