LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja si mund t'i japim fund pandemisë brenda vitit të ardhshëm

29 Maj 2021, 07:36, Blog CNA
Ja si mund t'i japim fund pandemisë brenda vitit të

Nga Martin Wolf ?Financial Times?

Ne njerëzit jemi një specie e çuditshme. Jemi të aftë të prodhojmë gjëra të mrekullueshme, por më pas nuk arrijmë të sigurojmë që nga ato të arrijnë të përfitojnë që të gjithë, edhe pse kostot do të ishin të parëndësishme përkundrejt fitimeve për të gjithë.

Mrekullia tani është zhvillimi i shpejtë i vaksinave efektive kundër Covid-19. Ndërsa dështimi është mos-sigurimi i prodhimit dhe shpërndarjes në shkallë të mjaftueshme të tyre në mbarë botën. Për shkak të marrëzisë tonë, ne po shpërdorojmë një mundësi të artë.

Në raportin e tyre me titull:?Një propozim për t?i dhënë fund pandemisë së Covid-19?, Ruchir Agarëal dhe Gita Gopinath nga FMN, kanë përshkruar saktë si mundësinë, ashtu edhe përfitimet nga kapja e këtij shansi të madh.

Ata sugjerojnë vaksinimin e të paktën 40 për qind të popullsisë në të gjitha vendet deri në fund të këtij vitit, dhe të paktën 60 për qind deri në korrikun e vitit 2022, si dhe të mundësohen ndërkohë testime dhe gjurmime në shkallë të gjerë.

Studimi i vlerëson përfitimet kumulative ekonomike në 9 trilionë dollarë (1.150 dollarë për çdo person në botë) përkundrejt një kostoje prej vetëm 50 miliardë dollarësh-pra një raport prej 180 me 1. Ky duhet të jetë një ndër investimet me fitimin më të madh të parë ndonjëherë.

Kjo pandemi është mbi të gjitha një krizë shëndetësore.

Por ajo është gjithashtu edhe një katastrofë ekonomike. Raporti ka të drejtë kur këmbëngul se ?politika pandemike, është gjithashtu politikë ekonomike, pasi nuk mund të ketë një fund të qëndrueshëm të krizës ekonomike, pa përfundimin e krizës shëndetësore?.

Një krahasim i parashikimeve të FMN-së në tetor 2019 me ato të prillit 2021, tregon se pandemia e Covid-19 e uli prodhimin real botëror me 16 trilionë dollarë (me çmimet e vitit 2019) vetëm në vitet 2020 dhe 2021. Dhe nëse pandemia vazhdon, humbje të tilla do të jenë akoma më shumë në të ardhmen.

Raporti vlerëson gjithashtu se 40 për qind e fitimit nga plani i propozuar, do të shkonte tek vendet me të ardhura të larta, pasi një rimëkëmbje e ekonomisë globale i forcon edhe ato. Gjithashtu, kjo do të shtonte të paktën 1 trilionë dollarë nga të ardhurat e tyre nga taksat.

Për më tepër, përshpejtimi i procesit të vaksinimit, nuk do të shpejtonte vetëm rihapjen ekonomike. Por ai do të reduktonte ndërkohë gjasat që një variant i ardhshëm i virusit të mposhtte vaksinat e mundshme, skenar që mund ta mbyllë sërish gjithë botën.

Plani është që të shpenzohen 50 miliardë dollarë, nga të cilat të paktën 35 miliardë dollarë do të financohen nga grantet, dhe pjesa tjetër nga huatë koncesionare. Duke pasur parasysh angazhimet e deritanishme, nevojiten vetëm 13 miliardë dollarë shtesë për grantet.

Sipas asaj që raporti e quan ?biznesi si zakonisht?, deri në fund të këtij viti do të ketë në dispozicion6 miliardë doza vaksine, që  do të jenë të mjaftueshme për të vaksinuar 3.5 miliardë njerëz (45 për qind e popullsisë së botës).

Kjo gjë do të krijojë mundësinë e mbulimit të popullatës më të rrezikuar. Por në praktikë, disa vende po vaksinojnë edhe fëmijët, ndërsa të tjerët nuk kanë vaksinuar gati askënd. Në këto kushte, mbulimi aktual me vaksina në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme do të jetë shumë poshtë shifrës 45 për qind.

Ç?është më e keqja, ka rreziqe të arsyeshme për këtë skenar. Këtu përfshihen mungesa e lëndëve të para, kufizimet në eksporte, shqetësimet mbi sigurinë e vaksinave, dhe përdorimin e mundshëm të dozave për të vaksinuar fëmijët, ose për të siguruar doza shtesë për të kompensuar efikasitetin e reduktuar të vaksinave.

Mjafton një nga këto elementë apo të gjithave së bashku, për të reduktuar sasinë e disponueshme të vaksinave në vendet në zhvillim, duke vonuar kësisoj edhe fundin e pandemisë globale. Atëherë, çfarë propozohet për të përshpejtuar vaksinimin?

Së pari, të arrihen synimet më ambicioze të vaksinimit. Kjo do të kërkojë kontribute shtesë në shumën 4 miliardë dollarë për nismën Covax, që synon të sigurojë qasjen globale ndaj vaksinave. Kjo ndihmë shtesë do t?i jepte mundësi Covax që të finalizonte porositë, të aktivizonte kapacitetin global të papërdorur dhe të shpërndante vaksinat.

Për më tepër, vendet individuale duhet të ndihmohen për të porositur më shumë vaksina. Përveç kësaj, duhet të hiqen kufizimet në lëndët e para të vaksinave. Së fundmi, vaksinat e tepërta duhet të dhurohen kudo ku janë më të mëdha nevojat.

Së dyti, duhet të sigurohemi nga rreziqet e mundshme, duke lidhur kontrata për 1 miliardë doza shtesë që në gjysmën e parë të vitit 2022. Kjo do të kërkonte një fond shtesë prej 8 miliardë dollarësh. Gjithashtu, duhen bërë përpjekje shtesë për të inkurajuar licencimin vullnetar dhe transferimin ndërkufitar të teknologjisë.

Përveç kësaj, është thelbësore të krijohet një sistem global i mbikëqyrjes gjenomike dhe i modifikimit të vaksinës, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Një tjetër element thelbësor është transparenca mbi të gjitha porositë dhe zinxhirët e furnizimit që pritet t?i dorëzojnë ato.

Së treti, duhet menaxhuar me zgjuarsi periudha e mungesës së vaksinave. Pra, të investohet që tani në forcimin e kapaciteteve shpërndarëse dhe të luftohet hezitimi ndaj vaksinave. Për më tepër, duhen marrë në konsideratë të gjitha vaksinat e mundshme, përfshirë ato që vijnë nga Kina ose Rusia.

Ndërkohë, është jetike që të sigurohen vaksina falas për të varfrit. Për më tepër, për sa kohë që vaksinat mbeten të pakta, administrimi i dozave duhet të zgjatet në kohë, siç ka bërë Britania e Madhe, duke u dhënë dozat e para më shumë njerëzve, ose duke u dhënë vetëm 1 dozë njerëzve që janë prekur tashmë nga Covid-19.

Vendet me të ardhura të larta, do të jenë në gjendje të dhurojnë miliarda doza të tepërta. Është marrëzi të imagjinohet se fokusi kombëtar i programeve të vaksinimit, do të jetë efektiv në trajtimin e një pandemie globale. Është marrëzi të mos zgjerohet furnizimi dhe shpërndarja globale e vaksinave sa më urgjentisht që të jetë e mundur.

Është marrëzi të harxhosh triliona dollarë për mbështetjen e qytetarëve për shkak të krizës që solli pandemia, ndërsa nuk arrihen të harxhohen vetëm disa dhjetëra miliarda për t?i dhënë fund pandemisë në të gjithë botën sa më shpejt të jetë e mundur.

Me një përpjekje të vogël, shumë njerëz në botë mund të vaksinohen ende brenda këtij viti. Nëse të vërteta të tilla kaq të kuptueshme nuk lëkundin nga pozitat e tyre qeveritë e demokracive me të ardhura të larta, atëherë ato le të marrin parasysh gjeopolitikën.

Për shuma modeste, ato mund të transformojnë gjendjen e miliarda njerëzve që jetojnë në vendet e pambrojtura,duke provuar kësisoj se janë të kujdesshëm dhe kompetentë. Nëse këto vende dështojnë të tregojnë urgjencën e nevojshme në shpenzimin e këtyre shumave të parëndësishme, pasardhësit do të pyesin se çfarë po u thoshte mendja. Kjo është një luftë globale. Qeveritë e vendeve të pasura duhet të veprojnë dhe ta fitojnë tani atë./CNA.al

https://www.ft.com/content/12fc9f47-7fd3-4690-93c5-f641688fca36

Lajmet e fundit nga