LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Joe Biden po zhvillon një luftë ndaj vlerave amerikane

20 Maj 2021, 06:33, Blog CNA

Nga Michael Dorstewitz ?Newsmax?

Në më pak se 4 muaj në detyrë, administrata e presidentit Joe Biden ka po kryen një kthesë të shëmtuar, duke sugjeruar se konservatorizmi dhe vlerat amerikane janë jo-amerikane, ndaj dhe duhet të ç?rrënjosen.

Zakonisht shumëkush mund të presë, që politikanët konservatorë dhe liberalë të debatojnë fort rreth asaj se cilën qasje duhet të ndjekë qeveria, për të adresuar çështje të caktuara. Por kjo që po shohim tani, është diçka krejtësisht e ndryshme dhe madje shumë keqe.

Ajo sugjeron që vlerat konservatore duhet të shpallen të paligjshme. Dhe ne pamë shenjat e para të kësaj, kur inspektori kryesor i shërbimit postar pranoi para ligjvënësve gjatë javës së fundit të muajit prillit se Shërbimi Postar i SHBA-së, po spiunon në mënyrë aktive qytetarët amerikanë.

Gjatë një raportimi para Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit Amerikan, Inspektori Geri Barksdeil konfirmoi se Shërbimi Postar, po monitoron gjitha postimet në mediave sociale të qytetarëve amerikanëve, në kuadër të një nisme të quajtur Programi i Operacioneve të Fshehura të Internetit, iCOP.

Dhe ju mund të keni menduar vetëm se Shërbimi Postar dëshiron të abuzojë paksa me postën tuaj elektronike? Jo, ai dëshiron që t?ju shkatërrojë jetën tënde. Barksdeil nuk pranoi të zbulonte ndonjë detaj përtej faktit se ata janë duke i përgjuar të gjithë amerikanët.

Gjithsesi, një buletin i bërë publik më herët nga agjencia, ofron një tregues të asaj që ata

po synojnë ata. Ai fokusohej mbi një demonstratë të datës 20 marsit 2021 të quajtur Tubimi Mbarë Botëror për Liri dhe Demokraci, që protestoi ndaj bllokimeve të ashpra në kuadër të pandemisë së Covid-19.

?Janë identifikuar vendndodhjet dhe kohët kur do të mbahen këto protesta, të cilat po shpërndahen në internet nëpër platforma të shumta të mediave sociale, përfshirë llogaritë e platformave të krahut të djathtë Parler dhe Telegram. Nuk ka asnjë informacion në dispozicion që flet për kërcënime serioze?- thuhet ndër të tjera në të.

Në buletin nuk ishte përmendur në asnjë resht aktiviteti i krahut të majtë nga grupime marksiste si ANTIFA apo Black Lives Matter (BLM). Barksdeil konfirmoi se mbikëqyrja mbi amerikanët do të vazhdojë, poshtoi se agjencia nuk do të botojë më buletine të tilla.

Javën e kaluar Prokurori i Përgjithshëm Merrik Garland dhe Sekretari i Sigurisë së Brendshme Alejandro Majorkas, u thanë senatorëve se ?ekstremistët e dhunshëm të motivuar nga motive racore ose etnike?, përbënin kërcënimin më të madh të brendshëm, me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara.

?Në mënyrë të veçantë, ata që mbrojnë për epërsinë e racës së bardhë?-deklaroi Garland para Senatit. Sërish, nuk u përmendën ANTIFA dhe BLM, pavarësisht nga fakti se raportet mbi dëmet dhe shkatërrimet e tyre, janë bërë tashmë një rutinë.

Nga ana tjetër, kur keni dëgjuar për herë të fundit për një tubim të KKK-së (KU KLUX KLAN)? Ndërkohë gjuetia për ?ekstremistët e djathtë?, është zgjeruar deri në radhët e forcave tona të armatosura. Një komandant i njësisë së Forcës Hapësinore Amerikane u pushua nga puna të premten e shkuar, për shkak të komenteve që denonconin depërtimin e frymës së Marksizmit në ushtrinë e SHBA-së.

Nënkoloneli Metju Lohmejer, ish-komandanti i Skuadronit të 11-të të Paralajmërimit Hapësinor, shkroi kohët e fundit një libër me titull ?Revolucioni i papërmbajtshëm:Synimi i Marksizmit për pushtimin dhe reformimin e ushtrisë amerikane?.

Ai u shkarkua nga detyra e tij, pasi shprehu shqetësimin e tij gjatë një interviste për promovimin e librit. Lohmejer druhet se axhenda e diversitetit dhe gjithë-përfshirjes, po zëvendëson sistemin tradicional të bazuar në merita në të gjithë qeverinë federale.

Kur u pyet për Sekretarin aktuale të Mbrojtjes Lloid Ostin, Lohmejer tha:?Unë nuk e demonizoj këtë njeri, por dua t?ia bëj të qartë si atij, ashtu edhe çdo anëtari të shërbimit ushtarak se axhenda e diversitetit dhe gjithë-përfshirjes, do të na ndajë, dhe nuk do të na bashkojë?.

Dhe këtë muaj ne pamë që ?diversiteti dhe gjithë-përfshirja? të dominonin reklamat e rekrutimit, si për CIA-n ashtu edhe për ushtrinë amerikane. Në fillim të majit një reklamë paraqiste një punonjëse femër të CIA-s, e cila e përshkroi veten si ?një grua me ngjyrë?, ?një të brezit të mijëvjeçarit të ri?, e cila ?është diagnostikuar me çrregullim ankthi të përgjithësuar?.

Dhjetë ditë më vonë, ushtria amerikane publikoi një reklamë të animuar, me një vajzë e cila u rrit në një familje ?normale? nga 2 nëna lesbike, me të cilat ajo protestonte për kauzën LGBT. Lufta ndaj vlerave amerikane, ka pushtuar edhe Shtëpinë e Bardhë.

Më 10 maj, presidenti Bajden njoftoi se do të vendoste flamujt në gjysmë shtizë për të nderuar oficerët e policisë që humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës në Ditën Përkujtimore të Oficerëve të Paqes. Pesë ditë më vonë ai ndryshoi mendje, veprim të cilin senatori republikan Ted Kruz e cilësoi si ?të çuditshëm?.

Në vitin 1964, shumë kohë para se të bëhej president, Ronald Regan mbajti fjalimin e tij të famshëm ?Një kohë për të zgjedhur?. ?Liria nuk është kurrë më shumë se sa një brez larg zhdukjes. Ne nuk ua kaluam atë trashëgim fëmijëve tanë përmes gjakut. Për të duhet luftuar, ajo duhet mbrojtur dhe promovuar, në mënyrë që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë.

Në të kundërt mund të vijë një ditë, që nuk do të na mbetet gjë tjetër, veçse t?i tregojmë fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë, sesi ishte dikur SHBA-ja, kur burrat ishin të lirë?. Kjo nuk është Amerika e fëmijërisë sonë. Kjo nuk është Amerika që na lanë etërit tanë. Kjo që po shohim është diçka e turpshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga