LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe sa kohë i ka mbetur njerëzimit për të ekzistuar?

17 Maj 2021, 06:49, Blog CNA

Nga Avi Loeb ?Scientific American?

Këshilla ime për shkencëtarët e rinj që kërkojnë një synim në hulumtimet e tyre, është të përfshihen në shqyrtimin e çështjeve që kanë rëndësi për shoqërinë, si moderimi i ndryshimit të klimës, riorganizimi i zhvillimit të vaksinave, plotësimi i nevojave tona për energji ose ushqim, krijimi i një baze të qëndrueshme në hapësirë apo i relikeve teknologjike të qytetërimeve të huaja.

Sfida më jetike shoqërore është zgjatja e jetëgjatësisë së njerëzimit. Në një leksion të kohëve të fundit që pata në Universitetin e Harvardit,m`u shtrua pyetja se edhe për sa kohë parashikoj se do të mbijetojë civilizimi ynë teknologjik. Përgjigja ime u bazua në faktin se ne zakonisht e gjejmë veten rreth pjesës së mesme të jetës sonë.

Mundësia për të mbijetuar ditën e parë pas lindjes është dhjetëra mijëra herë më e vogël sesa të qenit i rritur. Është po aq e vështirë të jetosh 1 shekull pas fillimit të epokës sonë teknologjike, nëse kjo fazë do të zgjasë miliona vjet në të ardhmen.

Aktualisht jemi duke dëshmuar epokën e pjekur të jetës sonë teknologjike, dhe ka të ngjarë

të mbijetojmë disa shekuj, por jo shumë më gjatë. Pasi e deklarova publikisht këtë verdikt statistikor, kuptova se çfarë parashikimi të tmerrshëm përfshin ai. Por a është i pashmangshëm fati ynë statistikor?

Ka një mundësi për ta shmangur këtë skenar. Ai përfshin mundësinë që ne të kemi vullnetin e lirë, dhe mund të reagojmë ndaj kushteve të përkeqësuara duke promovuar një të ardhme edhe më të gjatë se disa shekuj. Politika e mençur publike, mund të reduktojë rrezikun nga katastrofat teknologjike që lidhen me ndryshimin e klimës, pandemitë e vetë-shkaktuara ose luftërat.

Mbetet e paqartë nëse politikë-bërësit tanë do të reagojnë vërtetë ndaj sfidave që na presin, dhe të na shpëtojnë nga verdikti statistikor i mësipërm. Njerëzit nuk janë shumë të aftë në përballimin e rreziqeve që nuk kanë hasur kurrë më parë, siç ilustrohet nga politika e ndryshimit të klimës.

Dhe kjo na kthen tek pikëpamja fataliste. Modeli Standard i fizikës supozon se ne të gjithë jemi të përbërë nga grimca elementare, pa përbërës shtesë. Si sisteme të tilla të përbëra, ne nuk zotërojmë një nivel themelor, pasi të gjitha grimcat dhe bashkëveprimet e tyre ndjekin ligjet e fizikës.

Duke pasur parasysh atë perspektivë, ajo që ne e interpretojmë si ?vullnet i lirë?, përmbledh thjesht pasiguritë që lidhen me një grup kompleks rrethanash, të cilat ndikojnë tek veprimet njerëzore. Këto pasiguri janë thelbësore në shkallën e një individi, por janë evazive kur kemi të bëjmë me një numër të madh njerëzish.

Njerëzit dhe ndërveprimet e tyre komplekse,e shmangin ndjenjën e parashikueshmërisë në nivelin personal. Por ndoshta fati i qytetërimit tonë si një i tërë,diktohet nga e kaluara jonë në një kuptim të pashmangshëm statistikor.

Parashikimi se edhe sa kohë na ka mbetur në të ardhmen tonë teknologjike, mund të vijojë më pas nga informacioni statistikor në lidhje me fatin e qytetërimeve si ai që na ka paraprirë, dhe ka jetuar nën kufizime të ngjashme fizike.

Shumica e yjeve u formuan miliarda vjet para Diellit, dhe mund të kenë nxitur zhvillimin e civilizimeve teknologjike në planetët e tyre të banueshëm, që tani janë zhdukur. Nëse do të kishim të dhëna historike mbi jetëgjatësinë e një numri të madh prej tyre, mund të kishim llogaritur gjasat që ka civilizimi ynë për të mbijetuar për periudha të ndryshme kohore.

Kjo qasje do të ishte e ngjashme me kalibrimin e mundësisë së prishjes së një atomi radioaktiv, bazuar në sjelljen e dokumentuar të shumë atomeve të tjerë të të njëjtit lloj. Në parim, ne mund të mbledhim të dhëna të lidhura duke u përfshirë në arkeologjinë hapësinore, dhe duke kërkuar në qiell relike të civilizimeve të vdekura.

Kjo do të supozonte, se fati i civilizimit tonë diktohet nga kufizimet fizike. Por, pasi të përballet me shpërndarjen e probabilitetit të mbijetesës, shpirti njerëzor mund të zgjedhë që t?i sfidojë të gjitha shanset. Për shembull, shansi ynë për mbijetesë mund të përmirësohet nëse disa njerëz vendosin të largohen nga Toka.

Aktualisht, të gjitha vezët tona janë në një shportë. Eksplorimi i hapësirës, ofron avantazhin e ruajtjes së civilizimit tonë nga një katastrofë e mundshme. Megjithëse Toka shërben si një shtëpi komode për momentin, ne do të detyrohemi të zhvendosemi nga këtu, pasi Dielli do të avullojë të gjithë ujin e lëngshëm në sipërfaqen e planetit tonë brenda 1 miliardë vjetësh. Krijimi i bashkësive të shumta të njerëzve në botët e tjera, do t?i ngjante momentit të shumëfishimit të Biblës nga shtypshkronja Gutenberg rreth vitit 1455, e cila parandaloi humbjen e përmbajtjes së çmuar nga një katastrofë e mundshme.

Sigurisht, edhe një udhëtim në distancë të shkurtër nga Toka në Mars, bart rreziqe të mëdha shëndetësore nga rrezet kozmike, grimcat diellore energjike, rrezatimi Ultravjollcë, mungesa e një atmosfere me oksigjen dhe graviteti i ulët.

Kapërcimi i sfidave të vendosjes në Mars, do të përmirësojë gjithashtu aftësinë tonë për të njohur planetë të formuar rreth yjeve të tjerë, dhe kjo bazuar në përvojën tonë. Përkundër këtij vizioni, të qenit i vetëdijshëm për sfidat që ka Toka, mund ta pengojë njerëzimin nga përqafimi i një perspektive të guximshme për udhëtimet në hapësirë.

Dikush mund të argumentojë që ne kemi mjaft probleme në shtëpi dhe të pyesë:?E pse të harxhojmë kohë dhe para të vlefshme në sipërmarrje hapësinore, që nuk merren me adresimin e nevojave tona më urgjente pikërisht këtu në planetin Tokë??

Përpara se t?i dorëzohemi kësaj premise, ne duhet të pranojmë se ndjekja në mënyrë rigoroze e synimeve të rëndomta, nuk do të na sigurojë një aftësi më të gjerë, që është e nevojshme për t?u përshtatur me ndryshimin e rrethanave në planin afatgjatë.

Një përqendrim i ngushtë vetëm tek problemet e përkohshme, do t?i ngjante fiksimeve historike që në fund rezultuan të ishin të parëndësishme, të tipit ?Si mund t?i zhvendosim vëllimet në rritje të jashtëqitjeve të kalit nga rrugët e qytetit?? përpara se të shpiket makina, ose ?Si ndërtohet një rrjet i madh fizik i linjave telefonike fikse??, para se sa të shpikej celulari.

Është e vërtetë që ne duhet ta përqendrojmë vëmendjen tonë të menjëhershme tek problemet lokale. Por ne kemi gjithashtu nevojë për një frymëzim që e ngre perspektivën tonë në një shkallë më madhështore dhe që hap horizonte të reja.

Ngushtimi i fushëpamjes tonë na shtyn vetëm në konflikte, pasi ai amplifikon dallimet dhe burimet e kufizuara. Në vend të kësaj, një perspektivë më e gjerë, nxit bashkëpunimin në përgjigje të sfidave globale. Dhe nuk ka përshtatje më të mirë për një perspektivë të tillë sesa shkenca, ?loja me shumën e pafundme? që mund ta zgjasë jetën e njerëzimit.

Siç u shpreh dikur Oskar Uajld:?Të gjithë jemi ulur mbi çati, por vetëm disa prej nesh po shohin yjet?.Ne shpresojmë që më shumë prej nesh të shohin lart. Frymëzimi i përftuar nga kjo pikëpamje, mund të na çojë përtej parashikimit statistikor që nxit alternativën fataliste.

Shënim:Avi Loeb është ish-drejtues i departamentit të astronomisë në Universitetin e Harvardit, aktualisht drejtor i Institutit për Teorinë dhe Llogaritjen në Qendrën Smithsonian për Astrofizikën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga