LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sfidoi hapur komunizmin, ja se si sovjetikët tentuan ta vrasin 40 vite më parë Papa Gjon Palin e II

16 Maj 2021, 06:11, Blog CNA

Nga Patrick Novecosky ?Fox News?

Të enjten e 40 viteve më parë, bota u trondit dhe u tmerrua nga lajmi se një person i armatosur kishte qëlluar mbi Papën Gjon Pali II në Sheshin e Shën Pjetrit. Ishte 13 maji i vitit 1981. Tensionet e Luftës së Ftohtë ishin në kulmin e tyre. Të shtënat ishin edhe më tronditëse sepse vetëm 6 javë më parë Xhon Hinkli Xhunior ishte përpjekur të vriste presidentin Ronald Regan, duke plagosur rëndë presidentin e 40 të SHBA-së.

Atentati ndaj Papës ndodhi të mërkurën pasdite, koha e zakonshme e audiencës së përjavshme të Papës në Vatikan. Papa Gjon Pali II, gati 61 vjeç në atë kohë, ndodhej  në makinën e tij të hapur tip Fiat, kur atentatori turk Mehmet Ali Agça hapi zjarr.

Të katër plumbat e goditën Papën. Dy prej tyre mbetën në zorrën e tij të poshtme. Agça, një vrasës profesionist, u kap dhe u dërgua në paraburgim. Ndërkohë, forcat e sigurisë e çuan me shpejtësi Papën në spitalin Gemelli të Romës.

Ashtu si Regan, edhe Gjon Pali II u plagos rëndë. Pas një operacioni urgjent që zgjati 5 orë e gjysmë, Papa polak shmangu rrezikun për jetën. Gjithsesi plagët i shkaktuan vazhdimisht probleme shëndetësore, deri në vdekjen e tij në vitin 2005.

Është magjepsëse të vëresh, se si Papa e dinte me siguri se pas këtij atentati qëndronin sovjetikët. Kur ishte një prift i ri në Poloni, ai ishte konfliktuar shumë herë me zyrtarë komunistë. Në fund të viteve 1950, katolikët polakë ngritën një kryq në vendin ku donin të ndërtonin një kishë në periferi të Krakovit, e cila ishte zgjedhur nga komunistët të ishte  një ?parajsë e punëtorëve?.

Papa i ardhshëm kremtoi meshën për ta. Komunistët e shembën kryqin. Ai u bë peshkop, dhe besimtarët vendosën një të ri. Komunistët e shembën prapë. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1977, kur përpjekjet e tij triumfuan dhe ai shuguroi kishën e parë të qytetit.

Rikthimi triumfues i Papa Gjon Palit II në Poloni në vitin 1979, e tërboi Kremlinin.

Zyrtarët komunistë u zemëruan shumë, kur miliona dolën për të parë Papën e ri. Polakët e përshëndetën atë si një hero triumfator. Qeveria polake e mbështetur nga sovjetikët nuk arriti që ta ndali dot mesazhin e Papës për lirinë fetare.

Prandaj nuk ishte e habitshme kur hetimi i qeverisë italiane, zbuloi se Agça, që kishte vrarë një gazetar 3 vjet më parë, ishte punësuar nga shërbimi sekret bullgar, një regjim kukull i Bashkimit Sovjetik. Nëse papa Gjon Pali e dinte që Moska fshihej pas atentatit ndaj tij, atëherë pse të heshtim mbi këtë fakt?

Studiuesi i Reganit, Pol Kengor, që shkroi parathënien e librit tim mbi Papa Gjon Palin II, dëshmon se bullgarët vepruan për llogari të Moskën. Ata donin që Papa të vdiste për mbështetjen e lëvizjes polake, Solidarnost, dhe për kundërshtimin e tij ndaj regjimit  sovjetik.

Sipas Kengor, Regan e udhëzoi CIA-n që të zhvillonte hetimin e saj të fshehtë për sulmin ndaj Papës. Dhe CIA zbuloi se atentati ishte urdhëruar nga një agjenci sovjetike e inteligjencës (GRU). Si Papa, ashtu edhe presidenti amerikan nuk donin asgjë më shumë  sesa të shihnin shembjen paqësore të Bashkimit Sovjetik.

Ata ishin të bindur se demaskimi i përpjekjes së Kremlinit për të vrarë Papën do të kishte qenë joproduktiv. Dhe historia u dha të drejtë. Papa Gjon Pali II ishte ndoshta më i vetëdijshëm për shkatërrimin e shkaktuar nga ideologjitë e gabuara të shekullit XX-të se çdo udhëheqës tjetër botëror i epokës së tij.

Ai jetoi gjatë pushtimit gjerman dhe komunist të Polonisë, që përfundoi në vitin 1989 pas zgjedhjeve të para të lira të vendit, që sollën humbjen e rëndë të komunistëve. Atdheu i Papës ishte çelësi për sjelljen e lirisë në Evropën Lindore, diçka për të cilën ai ishte më shumë se sa i gatshëm të merrte një plumb.

?Njerëzit e refuzuan nazizmin jo vetëm si një sistem që synonte shkatërrimin e Polonisë, dhe komunizmin si një sistem shtypës të imponuar nga Lindja. Por gjatë procesit të rezistencës, ata ndoqën ideale shumë pozitive?- shkruan Papa në librin e vitit 2005 ?Kujtesa dhe identiteti?.

Këto ideale ishin çelësi i rënies së komunizmit në Evropën Lindore. Perandoria Sovjetike po shkatërrohej nga brenda. Ekonomia e saj ishte e dobët për shumë arsye. Por mes tyre ishte edhe fakti se sovjetikët po përpiqeshin të ecnin me një hap me SHBA-në në garën e armatimeve.

Por më e rëndësishmja:Regan dhe Papa Gjon Pali II ishin plotësisht të bindur se ishin në anën e duhur të historisë. ?Vitet në vazhdim janë të mëdha për këtë vend, për kauzën e lirisë dhe përhapjen e civilizimit. Perëndimi nuk do ta frenojë komunizmin; ai do ta kapërcejë atë?- deklaroi ai në fjalimin e inaugurimit të tij të parë në detyrë në vitin 1981.

Papa Gjon Pali II nxori në pah gabimet e komunizmit ateist në enciklikën e tij të parë,

botuar vetëm 5 muaj pasi zgjedhjes në këtë detyrë. ?Kufizimi i lirisë fetare të individëve dhe bashkësive, nuk është vetëm një përvojë e dhimbshme, por është mbi të gjitha një sulm ndaj dinjitetit të njeriut, pavarësisht nga feja apo nga koncepti i botës që kanë këta individë dhe bashkësi?- shkruante ai.

Papa ishte i paepur në ndjekjen e lirisë dhe të vërtetës. Gjatë gjithë papatit të tij, thirrja e tij e ishte ?Mos kini frikë!?. Në librin e tij ?Kalimi i pragut të shpresës?, ai shkruan:?Fuqia e Kryqit dhe Ringjalljes së Krishtit, është më e madhe se çdo e keqe nga e cila njeriu mund ose duhet të ketë frikë?. Ai besonte se nuk ka asnjë sfidë, asnjë të keqe dhe asnjë vuajtje që është shumë e madhe për Zotin. Me atë besim, ai e ndryshoi botën./ CNA.al

Lajmet e fundit nga