Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ndonjëherë, ndryshimi i botës do të thotë thyerje e rregullave ekzistuese. Në histori ka pasur momente kyçe që janë diktuar nga akte sfiduese, dhe rezultatet sjellin shpesh ndryshime që janë ndryshe nga ato që kanë ardhur më parë. Shpesh,njerëzit që e nxisin këtë lloj ndryshimi global persekutohen dhe shahen, por kjo shpesh i inkurajon ata të luftojnë më shumë.
Galileo Galilei
Astronomi, inxhinieri dhe fizikani italian ndoqi gjurmët e Kopernikut, për të gjetur mënyra më të mira për të kuptuar Universin. Kjo e çoi përfundimisht në shkeljen e disa rregullave. Si një kampion i heliocentrizmit Kopernikan, sipas të cilit Toka rrotullohej çdo ditë rreth Diellit, ai hyri në konflikt me Kishën Katolike, që mbështeste teorinë e vjetër sipas së cilës Dielli rrotullohej rreth Tokës.
Galileo u gjykua nga Inkuizicioni Romak në vitin 1633, dhe u shpall?i dyshuar për herezi?, duke u detyruar të heqë dorë nga pikëpamjet e tij. Ai e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij në arrest shtëpiak.
Jul Çezari
Kur i mbaroi mandati si guvernatori i një province, Çezari u thirr sërish në Romë nga Senati. Ai u urdhërua të shpërndante ushtrinë e tij, dhe të mos i kalonte trupat e tij përtej lumit Rubikon. Kur mbërriti buzë lumit më 10 janar vitin 49 Para Krishtit, ai u ndal për një moment, dhe më pas mori një vendim.
Ai e kaloi Rubikonin me gjithë ushtrinë e tij, duke thyer një rregull shumë të guximshëm të kohës. Akti i tij shkaktoi Luftën Civile Romake, në fund të secilës Jul Çezari u shpall diktator i përjetshëm.
Roza Parks
Ajo ishte aktive në lëvizjen për të drejtat civile në vitet 1950. Por nisi t`i thyejë rregullat vetëm më1 dhjetor 1955. Atë ditë, ajo u urdhërua t?i lironte vendin e saj në autobus një burri të bardhë. Shoferi këmbënguli që ajo të spostohej në pjesën e pasme për ?njerëzit me ngjyrë?.
Parks refuzoi dhe u arrestua për mosbindje civile.
Në shenjë solidariteti Shoqata Kombëtare e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP), bojkotoi shërbimin urban në Montgomeri. Bojkoti 381-ditor shënoi fillimin e një lëvizje të madhe, që në vitet 1960 i dha fund me ligj diskriminimit racor në SHBA.
Nelson Mandela
Duke nisur nga viti 1948, Afrika e Jugut zbatoi një sistem ligjor të ndarjes racore të institucionalizuar të quajtur Aparteid. Sistemi synoi të garantonte dominimin e pakicës
së bardhë. Nelson Mandela foli që në fillim kundër këtij sistemi, duke u arrestuar disa herë.
Në vitin 1962, ai udhëhoqi një fushatë bojkoti kundër qeverisë, çka solli edhe burgimin e tij me akuzën e komplotit për të përmbysur shtetin. Ai u lirua vetëm në vitin 1990. Përpjekjet e tij, ndihmuan në dhënien fund të Aparteidit, dhe krijimin e një kombi të ri në Afrikën e Jugut.
Mohandas Gandi
Mohandas Gandhi studioi në Londër për juridik përpara se të kthehej në vendlindjen e tij në Indi për të ushtruar profesionin. Kjo gjë rezultoi të ishte e vështirë ndaj ai u transferua në Afrikën e Jugut, ku qëndroi për 21 vjet, duke ndërtuar praktikën dhe familjen e tij.
Kur u rikthye në Indi organizoi fshatarët dhe punëtorë në një lëvizje kundër diskriminimit nga administrata britanike. Filozofia e tij e mos përdorimit të dhunës, ndihmoi në frymëzimin e një lëvizje masive anti-koloniale. Dekadat e protestave jo të dhunshme, sollën fundin e sundimit britanik në Indi.
Martin Luteri
Murgu augustinian u bë prift në vitin 1507. Ai nuk i pranoi të gjitha mësimet dhe praktikat e Kishës Katolike Romake, si dhe refuzonte indulgjencat, që ishin pagesa ndaj Kishës në këmbim të shlyerjes së mëkateve. Në vitin 1517, Luteri gozhdoi Nëntëdhjetë e pesë Tezat e tij në derën e Kishës së Vitenburgut. Tezat kishin për qëllim të fillonin një diskutim akademik mbi praktikën e indulgjencave, por shkoi përtej kësaj.
Luterit iu bë thirrje të hiqte dorë nga lëvizja e tij, por ai nuk pranoi. Ai u shkishërua dhe u shpall i jashtëligjshëm nga perandori. Luteri emigroi jashtë dhe kjo çoi në fillimin e lindjes së rrymës Protestante të Krishtërimit.
Leonardo da Vinçi
Gati të gjitha punët e Leonardo da Vinçit ishin futuriste. Punimet e tij përfshijnë vizatime për nëndetëset, tanket dhe aeroplanët shumë kohë para se ato të ndërtoheshin. Një veçori e punës së tij që theu rregullat e kohës dhe ndihmoi në ndryshimin e botës ishte puna e tij në mjekësi.
Da Vinçi ishte i magjepsur nga anatomia, dhe kërkonte të mësonte sa më shumë për të.
Ai mblodhi pjesë të ndryshme të trupit të njeriu, dhe copëtoi të paktën 30 kufoma gjatë kohës së studimit të tij. Përdorimi i kufomave nuk lejohej në atë kohë. Ai u akuzua për ?sjellje të pahijshme? dhe dyshime se merrej me magji. Këto sulme e detyruan t?i japë fund studimeve të tij anatomike. Vepra e tij mbeti e pabotuar dhe nuk u zbulua për shekuj. Por puna e tij ndihmoi shumë praktikat mjekësore të shekujve XIX-XX.
Jezu Krishti
Jezu Krishti lindi në Betlehem rreth vitit 4 nga Virgjëresha Mari dhe Shën Jozefi, të cilët e rritën atë në qytetin galilean të Nazaretit. Ndërsa shumica e detajeve të jetës së tij të hershme mbeten një mister, besohet se ai u rrit për të ndjekur gjurmët e babait të tij, duke punuar si marangoz dhe tregtar.
Më vonë e shpalli veten Mesia, fillimisht në veri të Judesë, dhe më pas në Galile. Ai u pranua kryesisht atje. Më pas shkoi në Jeruzalem, ku disa e quajtën ?rabin?. Jezusi theu rregullat e kohës. Ai e deklaroi veten e tij Birin e Zoti. Mësimet e tij hidhnin poshtë ligjet Talmudike të Farisenjve.
Këta të fundit e kapën dhe e dorëzuan tek romakët të cilët e kryqëzuan. Mësimet e tij patën një ndikim të rëndësishëm në Judaizëm, duke çuar në përçarjen që solli lindjen e Kishës Katolike, duke ndryshuar rrjedhën e historisë njerëzore për dy mijëvjeçarët e ardhshëm.
Nga Paul Schmidt &Vedran Dzihic “London School of Economics”...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden, e përshkroi p...
Nga Mihir Sharma “Bloomberg”Kriza e vitit 2008 e testoi glob...
Në orët e para të mëngjesit të 26 Prillit 1986, shpërtheu ce...
Lorenzo Vita “Il Giornale”Rusia zhvendos sërish trupat e saj...
Nga John Burn-Murdoch “Financial Times”Është e lehtë të arri...
Nga Dimitri A.Simes “The American Convervative”Në fund të ja...
Pavarësisht nga lloji i klimës, peizazhit apo kushteve të tj...
Kur u kap në vitin 2001, Robert Hansen kishte fituar mbi 1 m...
Nga Kevin D.Williamson “National Riview”Profesori Riçard Ulf...
Shpërthimet epidemike të SARS (në vitet 2002-2004) dhe MERS ...
Nga Carlo Martuscelli &Laurenz Gehrke “Politico.eu”Vaksina r...
Natyra thyen rekorde gjatë gjithë kohës. Por ka ngjarje kaq ...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Sa herë që Evropa godite...
Nga Cody Cottier “Discover Magazine”Transaksionet njerëzore ...
Nga Hans von der Burchard, Maia de la Baume, Adam Bouzi & Fl...
Fati është një koncept interesant por edhe shumë subjektiv. ...
Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisëFjala asasin (v...
Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhd...
“Financial Times”Prioriteti më madhor në betejën mjekësore k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...