Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisë
Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisëFjala asasin (v...
Fati është një koncept interesant por edhe shumë subjektiv. Nëse njerëzit përjetojnë aksidente dhe tragjedi të shumta gjatë gjithë jetës së tyre, a mund të quhen ata me fat që i mbijetuan të gjithave? Apo duhet të jesh shumë i pafat që të durosh ngjarje vërtet të tmerrshme?
Frane Selak
Kroati Frane Selak, po udhëtonte me një tren nga Sarajeva për në Dubrovnik në vitin 1962. Për shkak të reshjeve të shiut treni doli nga shinat dhe ra në lumin Neretva. Selak mbijetoi.
Një vit më vonë, ndodhej në një avion, kur një nga dyert e tij u hap papritur.
20 njerëz vdiqën në atë aksident, Selak mbijetoi sërish. Në vitet që pasuan, Selak i mbijetoi përplasjes së autobusëve, makina e tij mori 2 herë flakë. Kur ishte 74 vjeç në vitin 2002,fitoi 800.000 euro në një lotari.
Tsutomu Jamaguçi
Japonezi është i mbijetuari i vetëm i njohur nga bombat bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki në gushtin e vitit 1945. Inxhinieri i marinës ndodhej në një udhëtim pune në Hiroshima më6 gusht. Shpërthimi e la të plagosur. Ai u rikthye në shtëpinë e tij në Nagasaki, ku i mbijetoi sërish shpërthimit të 9 gushtit. Jamaguçi vdiq në moshën 93 vjeçare në vitin 2010.
Violet Xhesop
Violet Xhesop e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj në det, duke punuar si shërbëtore për disa kompani oqeanike kur ishte në fillim të 20-ave. Ajo ishte në bordin e Titanikut në vitin 1912. Kur anija u përplas me ajsbergun, Xhesop ishte në gjumë. Ajo ndihmoi në shpëtimin e disa grave dhe fëmijëve, dhe në fund siguroi një vend në një nga anijet e shpëtimit.
Katër vite më vone ishte duke shërbyer si infermier në bordin e anijes ?Britannic?gjatë Luftës së Parë Botërore. Po atë vit, anija u përplas me një minë në Detin Egje dhe u mbyt. Xhesop u plagos në kokë por mbijetoi. Ajo vazhdoi të punojë në bordin e anijeve deri në vitin 1950, kur doli në pension. Vdiq në vitin 1971.
Roi Sallivan
Roi ishte për dekada një roje pyjesh në Virxhinia të SHBA-së. Ai mban rekordin botëror për goditjet nga rrufeja. U godit për herë të parë në vitin 1942, dhe për pasojë humbi gishtin të madh të njërës këmbë.
Kur u godit sërish nga rrufeja në vitin1969, humbi vetullat, dhe goditjet pasuese në vitet 1970, 1972 dhe 1973 i shkaktuan djegie të flokëve dhe lëkurës. Sallivan u godit edhe 2herë të tjera në vitet 1976 dhe 1977. Gjithashtu u përball 22 herë më arinjtë, dhe sërish mbijetoi. Kreu vetëvrasje në vitin 1983.
Adrian De Viart
Adrian de Viart pati një karrierë të gjatë ushtarake. I lindur në vitin 1880, ai shërbeu në Ushtrinë Britanike gjatë Luftës së Boerëve dhe në të dyja Luftërat Botërore. Ai u plagos në krah dhe në fytyrë gjatë Luftës së Parë në frontin e Afrikës. Për pasojë humbi një pjesë të veshit dhe syrit të majtë. Ndërkohë pasi u shërua u dërgua në Frontin Perëndimor ku në Betejën e Dytë të Ipre humbi 2 gishta. Vdiq në vitin 1963.
Valter Samerford
Herën e parë që majori anglez Valter Samerford u godit nga rrufeja, ishte në vitin 1918 në një fushëbeteje të Luftës së Parë Botërore. Thuhet se ai ishte hipur mbi kalë, dhe ndërsa kafsha vdiq, Samerford mbeti përkohësisht i paralizuar nga goditja. Por Samerford u godit edhe dy herë të tjera:në vitet 1924 dhe 1930. Kur vdiq 2 vjet më vonë, u varros në Vankuver të Kanadasë. Në vitin 1936, guri i tij i varrit u shkatërrua nga një goditje e katërt rrufeje.
Adolf Saks
Shpikësi i instrumentit të famshëm muzikor që mban emrin e tij pati një fëmijëri plot aksidente të rrezikshme. Qëkur ishte i vogël u rrëzua nga lartësia nga një dritare, dhe u
godit në kokë nga një tullë dhe gëlltiti aksidentalisht një gjilpërë dhe një sasi uji me acid. Gjithashtu ai u shkel nga dikush në këmbë dhe ra mbi një sobë të nxehtë, gati sa nuk u mbyt në ujë dhe u dogj në një shpërthim baruti.
Ana Hoxhs
Një banore e Sliakaugas në Alabama, Ana Hoxhs ishte shtrirë në shtratin e saj në shtëpi
mbrëmjen e 26 nëntorit 1954 kur u godit nga një meteorit që çau tavanin e banesës. Goditja i shkaktoi një plagë të madhe në anën e barkut, por fatmirësisht nuk pësoi dëme serioze.
Shkëmbi hapësinor 8.5 kg mori emrin e qytezës në të cilën u rrëzua.
Burimi: https://www.ranker.com/list/lucky-unlucky-peoplehistory/melissa-sartore?ref=hp_list_large&l=1
Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisëFjala asasin (v...
Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhd...
“Financial Times”Prioriteti më madhor në betejën mjekësore k...
Ernest Heminguei:Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimev...
Nga Maxim Samorukov “The Moscow Times”Pas 6 vitesh të një ar...
Nga Covid-19 tek kurimi i kancerit:Si mund ta ndryshojë botë...
Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë bën tamam një Papë, por...
Nga Ian Bancroft “Open Democracy”Një video promovuese e BE-s...
“National Riview”Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Gjetja e një kure për kancerin është aq e kërkuar sa çdo the...
Nga Lindsey Bever “Washington Post”Deri tani shumë njerëz ja...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”Nëse N...
Nga David B.Feldman “Psychology Today”Sapo mbusha 45 vjeç. D...
Kompania amerikane Pfizer në mesin e javës së kaluar zhvillo...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Udhëheqësit e Evr...
Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetë...
Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 ...
A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të ...
Nga William S.Smith “The American Conservative”Ka vetëm një ...
Nga Havier SolanaFjala “qëndrueshmëri” (resilence në gjuhën ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi i ndodhur ditën e ...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë u regjistrua rreth 118 k...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezulta...
Partia e kryeministrit armen, Nikol Pashinyan, ka fituar z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi një bisedë tel...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...