Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga David B.Feldman ?Psychology Today?
Sapo mbusha 45 vjeç. Ditëlindja kaloi pa shumë zhurmë. Edhe pse disa telefonata dhe mesazhe me tekst në platformën Zoom e bënë këtë ditë disi më të veçantë nga të tjerat, duke qenë se jemi akoma në mesin e një pandemie, nuk pati asnjë festë, darkë apo hapje ceremoniale të dhuratave.
Gjithsesi, ashtu si shumica e ditëlindjeve, ishte një rast për të bërë një introspeksion, për të kujtuar të kaluarën, dhe për të parë nga e ardhmja. Me pak fjalë, për të analizuar kuptimin e jetës. Fraza ?kuptim i jetës? tingëllon kaq shumë madhështore, por në fakt ajo është më se e zakonshme.
Çdo herë që i shtrojmë vetes pyetjen?Kush jam unë?? dhe ?Çfarë duhet të bëj??, ne jemi duke menduar mbi domethënien e kësaj jete. Shumica nga ne e zhvillojnë që në fillim të adoleshencës ndjesinë e asaj se çfarë domethënie ka jeta jonë, gjatë kësaj periudhe të karakterizuar nga proceset e krijimit të identitetit, zbulimit të vlerave tona dhe miratimit të synimeve tona për të ardhmen.
Por, kuptimi mbi jetën evoluon me kalimin e kohës. Meqë që të gjitha këto procese vazhdojnë dhe ndryshojnë gjatë gjithë jetës, duket e arsyeshme që të ndryshojë edhe ndjenja jonë e kuptimit mbi jetën. Në adoleshencën time të vonë, unë isha i sigurt se kuptimi i jetës sime do të ishte të ndihmoja njerëzit e tjerë.
Prandaj vendosa të bëhem psikoterapist. Megjithatë,ndërsa koha ka ecur përpara, unë kam zbuluar se jam shumë më i tërhequr nga kërkimi, mësimdhënia dhe edukimi i brezit të ardhshëm të psikologëve. Gjithashtu, po vërej se miqësitë e vjetra kanë marrë një kuptim gjithnjë e më të madh.
Një pyetje interesante që u bëhet shpesh psikologëve, është nëse ndjenja e njerëzve për kuptimin e jetës rritet apo zvogëlohet me kalimin e moshës. Kush mendoni se do t?i perceptonte jetët e tyre si më kuptimplota:maturantët e rinj të shkollës së mesme që do të fillojnë fazën tjetër të jetës së tyre, apo të rriturit e moshuar gati për të dalë pension?
Sipas studimeve, përgjigjja mund të jetë ?të dyja?. Kjo varet nga lloji i kuptimit për të cilin jemi duke folur. Të rinjtë kanë tendencën të fitojnë kuptimin e jetës përmes ndjekjes së synimeve të tyre të ardhshme, ndërsa të moshuarit kanë tendencë ta shohin kuptimin e jetës duke reflektuar mbi arritjet e së kaluarës.
Për shembull në një studim, studiuesit anketuan gati 9 mijë njerëz nga e gjithë bota, duke filluar nga mosha e adoleshencës deri tek ata të moshës mbi 65 vjeç. Për të vlerësuar kuptimin mbi jetën, ata përdorën një test psikologjik që dha 2 rezultate.
Rezultati i ?kërkimit?, tregoi se sa njerëz përpiqeshin në mënyrë aktive që të gjenin kuptim në jetën e tyre, ndërsa rezultati i ?pranisë? tregonte se sa po reflektonin ata mbi kuptimin që tashmë kishin mbi jetët e tyre.
Është interesant fakti, që këto dy rezultate duket se lëvizin në drejtime të kundërta gjatë gjithë jetës. Ndërsa rezultatet e ?kërkimit? ishin relativisht të larta tek të rinjtë, ato ishin më të ulëta për të rriturit e moshuar. Në të kundërt, rezultatet e ?pranisë? ishin më të ulëta tek të rinjtë dhe më të larta tek të rriturit e moshuar.
Megjithëse madhësitë e këtyre ndryshimeve midis pjesëmarrësve të rinj dhe të moshuar nuk ishin shumë të mëdha, ato nxjerrin në pah një tendencë potencialisht të rëndësishme lidhur me mënyrën se si njerëzit e ndërtojnë domethënien mbi jetën e tyre në kohë të ndryshme të saj.
Këto zbulime përputhen shumë me një teori klasike të propozuar nga Erik Erikson. Nëse keni marrë ndonjëherë leksione në psikologji, ka shumë të ngjarë të keni dëgjuar për fazat e tij psikosociale të zhvillimit.
Sipas Erikson, midis viteve tona të adoleshencës dhe moshës së mesme, ne jemi të zënë
me krijimin e jetës sonë, duke u angazhuar në detyra si gjetja e një partneri dhe rritja në karrierë. Por kur njerëzit hyjnë në mesin e të 60-ave, ata e reduktojnë këtë ndjekje të pamëshirshme të synimeve, në vend se të shohin prapa dhe të pyesin ?A ishte kjo gjë e
mirë??.
Për shembull, studimet tregojnë se njerëzit e moshuar raportojnë se kanë më pak qëllime sesa të rinjtë, dhe kalojnë disi më shumë kohë duke kujtuar të kaluarën. Pra, për të rinjtë kuptimi i jetës nuk është shpalosur ende plotësisht, dhe ka të bëjë me mundësitë që priten në të ardhmen.
Ndërsa plakemi, kuptimi mund të jetë më shumë rreth kthimit pas në kohë dhe numërimit të bekimeve që kemi në jetën tonë. Në moshën 45 vjeçare, jam në gjysmë të rrugës midis këtyre dy pikave. Unë padyshim që jam ende duke kërkuar të ardhmen, duke gjetur entuziazëm në synimin tjetër, projektin tjetër, aventurën tjetër.
Por gjithashtu jam duke hedhur edhe një vështrim pas në kohë, duke numëruar bekimet e mia, duke telefonuar miqtë e vjetër dhe duke kujtuar aventurat e dikurshme. Por pavarësisht se në cilën fazë të jetës ndodhemi, është mirë që ta dimë se kuptimi është diçka që është brenda mundësive tona. Çështja është nëse atë e gjejmë duke parë përpara apo duke u kthyer pas në kohë.
Shënim:David B.Feldman, është profesor në departamentin e psikologjisë këshilluese në Universitetin Santa Klara, Kaliforni./Përshtatur nga CNA.al
Kompania amerikane Pfizer në mesin e javës së kaluar zhvillo...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Udhëheqësit e Evr...
Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetë...
Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 ...
A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të ...
Nga William S.Smith “The American Conservative”Ka vetëm një ...
Nga Havier SolanaFjala “qëndrueshmëri” (resilence në gjuhën ...
Nga Gerard Baker “The Wall Street Journal”“Kapitalistët do t...
Detyra e çdo zyrtari të policisë është të mbrojë sigurinë e ...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Nëse do t’u besojmë disa zë...
Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një ...
Nga Miron ÇakoIkona në vetvete, është një pikturë e shenjtë ...
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evrop...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...