Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetën një midhje, që dukej vërtet e vjetër në moshë. Ata e morën me vete në laborator ku dhe e vranë. Kjo ndodhi pasi mënyra më e mirë për të llogaritur moshën e një midhje, është duke numëruar unazat e saj të rritjes brenda ligamenteve të saj në pjesën e brendshme të guackës.
Këto unaza i ngjajnë shumë atyre të pemëve. Rezultoi se midhja ishte 507 vjeçare (sot do të kishte qenë 522 vjeçe). Ajo u quajt Ming, pasi lindi gjatë Dinastisë Ming në Kinë (e cila ekzistoi gjatë viteve 1368-644). Pra ajo ekzistonte që nga koha e Kristofor Kolombit, derisa
u gjet nga studiuesit. Në fillim u mendua se ishte 402 vjeçe. Por një analizë më e kujdesshme zbuloi se ishte mbi 1 shekull më e vjetër. Dhe Ming nuk ishte ndoshta një përjashtim. Në 1868 një ekzemplar tjetër i gjetur po pranë Islandës, ishte 374 vjeçe.
Në fakt, peshkatarët mbledhin vazhdimisht ekzemplarë të vjetër disa shekullorë. Molusqet kanë nevojë për kushtet e duhura mjedisore (kripësia, temperatura), por nëse i kanë, ato mund të jetojnë me shekuj. Por a është midhja Ming, specia më e vjetër që njohim?
Përgjigja është jo. Disa nga kafshët më të vjetra që njohim, janë pothuajse me siguri koralet. Edhe pse qëndrojnë të fiksuara në një vend, koralet janë kafshë. Ata nuk i prodhojnë lëndët
e tyre ushqyese përmes fotosintezës si bimët, edhe pse mbështeten tek algat e ngjashme me bimët, për t?i ndihmuar ato përmes fotosintezës.
Koralet jetojnë në koloni kompakte, me secilën ?kokë? koralore që është në fakt një koloni e mijëra polipeve gjenetikisht identike. Secili nga polipet është një kafshë pa shtyllë kurrizore, me një diametër disa milimetra dhe disa centimetra gjatësi.
Gjatë shumë brezave, kolonia krijon ekzoskeletët e mëdhenj, që janë ato që shohim zakonisht në shkëmbinjtë e koraleve. Koralet janë gjithashtu shumë të lehta për t?u analizuar për moshën me metodën e radiokarbonit. Në vitin 2009, studiuesit zbuluan se moshat e dy kolonive kolarore ishin përkatësisht 2.742 dhe 4.265 vjet.
Por një kafshë tjetër ujore mund t?ia kalojë në jetëgjatësi. Është e vështirë të thuhet se për sa kohë mund të jetojnë sfungjerët e qelqtë, por ndoshta më shumë se 10 mijë vjet. Ne nuk e dimë me siguri, por sipas vlerësimeve tona më të mira deri më tani, këto krijesa mund të jetojnë 15.000 vjet apo edhe më shumë.
Ata priren të jetojnë në ujërat e ftohtë dhe të cekëta të Antarktidës dhe të rriten shumë ngadalë (gjë që i përshtatet jete të gjatë).
Janë ende në vazhdim studime të tjera për t?i kuptuar më mirë këto krijesa, dhe sa mund të jetojnë ato saktësisht. Ndërkohë kandili i detit Turritopsis dohrnii, cilësohet si një specie e pavdekshme. Pasi arrin pjekurinë seksuale si individ, ai mund të kthehet plotësisht në një fazë të mëhershme, dhe më pas ta fillojë ciklin nga e para – pa ndryshuar asgjë. Dhe mund ta bëjë këtë për një kohë të pacaktuar, për sa kohë që ka kushtet për të mbijetuar.
Në natyrë, ky lloj kandili mund të hahet nga grabitqarët, por për aq sa mund të thonë studiuesit, kjo kafshë mund të vazhdojë dhe të jetojë për një kohë të pacaktuar. Është e pavdekshme, ndaj është vërtet e vështirë ta përcaktosh moshën e saj. Ndërkohë sa i përket vertebrorëve, cila do të ishte kafsha që jeton më shumë? Një ndër to është breshka gjigante e Galapagosit, që dihet se jeton rreth 160 vjet, peshku më i vjetër koi që mund të jetojë deri në 200 vjeç, peshku i shkëmbit që jeton edhe mbi 200 vjeç dhe gaforja Xhorxh, që në vitin 2009 vlerësohej të ishte rreth 140 vjeç.
Por kurrizori më i vjetër që ne njohim është në të vërtetë një peshkaqen. Peshkaqeni i Grenlandës, mendohej se jetonte rreth 200 vjet. Por një studim i botuar në 2016, zbuloi se të paktën një ekzemplar me përmasa 5.02 metra që ishte 392 ± 120 vjeç, pra me një moshë minimale 272 vjeç dhe maksimumi 512 vjeç.
Kjo e bën peshkaqenin e Grenlandës vertebrorin me jetëgjatësinë më të madhe që ne njohim më sot. Ai është një specie mahnitëse, peshkaqeni më i madh që njohim, por që rritet shumë ngadalë, rreth 1 cm centimetër në vit, dhe ata ai e arrin pjekurinë seksuale vetëm në moshën 150 vjeçare.
Ata janë grabitqarë që normalisht ushqehen me peshq, por në brigjet e Kanadasë është vërejtur që gjuajnë edhe pulëbardha. Ata lëvizin ngadalë dhe mbështetet tek maskimi, teksa u pëlqen të godasin kur preja e tyre është duke fjetur gjumë. Ka shumë gjëra që nuk dimë ende për këto krijesa shumë të vjetra, dhe ka shumë të ngjarë të ketë shumë krijesa të tjera që ende nuk i kemi zbuluar./Përshtatur nga CNA.al
Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 ...
A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të ...
Nga William S.Smith “The American Conservative”Ka vetëm një ...
Nga Havier SolanaFjala “qëndrueshmëri” (resilence në gjuhën ...
Nga Gerard Baker “The Wall Street Journal”“Kapitalistët do t...
Detyra e çdo zyrtari të policisë është të mbrojë sigurinë e ...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Nëse do t’u besojmë disa zë...
Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një ...
Nga Miron ÇakoIkona në vetvete, është një pikturë e shenjtë ...
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evrop...
Nga Gideon Meyerowitz “Sciencealert”Vaksinat janë inovacione...
Nga Armstrong Williams “The Hill”Demokratët në SHBA ishin kr...
Nga Annamaria Testa“Nostalgjia është delikate por e fuqishme...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...