VIDEO- Dalin pamjet, si efektivi shpëtoi 24-vjeçaren që u mor peng në Fier
Një ngjarje e rëndë në Fier një ditë më parë tronditi opin...
Një ngjarje e rëndë në Fier një ditë më parë tronditi opin...
Shpërthimet epidemike të SARS (në vitet 2002-2004) dhe MERS (viti 2012), nuk na mësuan shumë. Në të dyja rastet u tha se duheshin identifikuar një seri ilaçesh antivirale për t?i mbajtur në sirtar në rastin e ndonjë pandemie të mëvonshme.
Por, kur ato sëmundje u zhdukën, kërkimet për terapitë antivirale kundër kësaj familje patogjenësh u bllokuan. Kjo është arsyeja se përse, me përjashtim të remdesivir, një trajtim i destinuar fillimisht për hepatitin C dhe Ebolan, që ka efekte mesatarisht pozitive në terapitë anti-Covid, ne kemi shumë pak trajtimet antivirale kundër Covid-19.
U zbuluan me kalimin e kohës
Remdesivir nuk erdhi nga askundi. Ai është rezultat i një pune kërkimore të filluar 7 vjet më parë, si një bashkëpunim mes Instituteve Kombëtare të Shëndetit të SHBA-së dhe Qendrës Antivirale të Zbulimit dhe Zhvillimit të Barnave (AD3C).
Ato morën nën shqyrtim molekulat ekzistuese, për të identifikuar ato që janë të afta ta pengojnë aktivitetin e viruseve të gripit, koronavirusët, alvirusët (transmetohen nga mushkonjat dhe shkaktojnë shumë encefalit) dhe flaviviruset (si patogjenët që shkaktojnë Ethe Dengue dhe Zika-n).
Siç raportohet në një artikull të botuar në ?Nature?, në vitin 2017 grupi i studiuesve provoi efektivitetin e remdesivir kundër koronavirusëve në modelet e kafshëve. Në atë kohë, provat e ilaçit kundër virusit Ebola, treguan se ishte i sigurt për njerëzit.
Kështu, që në fillimin të pandemisë së Covid-19, Remdesivir ishte gati për testet mbi pacientët me infeksionin e ri. Ky ilaç e përshpejton shërimin tek pacientët e shtruar në spital me forma të rënda të Covid-19, por për fat të keq ai është i kushtueshëm dhe nuk është i kollajshëm për t?u administruar.
Pra nuk është ilaçi që po kërkonim. I njëjti grup shkencëtarësh ka prodhuar një ilaç tjetër antiviral që është afër miratimit nga entet përkatëse- molnupiravir ?që merret nga goja dhe sintetizohet më lehtë, dhe që duket se e shkurton kohën gjatë së cilës pacientët simptomatikë me Covid-19 rezultojnë të jenë infektivë për të tjerët.
Këto barna funksionojnë si blloqe ndërtimi gjenetike të rreme, që dëmtojnë aftësinë e viruseve për ta kopjuar saktë gjenomën e tyre. Në vend se të fusë bazat e sakta të ARN-së në procesin e replikimit, virusi – përmes një enzime, polimerazës- fut derivate të këtyre barnave duke i ?bllokuar? ato.
Shkopinj nën rrota
Viruset nuk janë vërtet në majë kur është fjala për zbulimin e gabimeve gjenetike. Ndaj këto lloj ilaçesh, nukleozidet analoge, funksionojnë shpesh kundër disa viruseve në të njëjtën familje. Një avantazh i domosdoshëm kur është fjala për koronavirusin. Siç e dimë, SARS-CoV-2, është vetëm një nga shumë koronavirusët potencialisht të rrezikshëm për njerëzit, që presin të kalojnë nga një specie në tjetrën. Kërkimet për antiviralë specifik, të aftë të bllokojnë një virus të vetëm, që ishte edhe qasja e përdorur kundër HIV apo hepatitit, nuk janë veçanërisht të përshtatshme për familjen e gjerë të virusit Covid-19, dhe nuk është e mundur që ato të ndërmerren me shpejtësi gjatë një pandemie.
Aktiviteti i kufizuar i antiviralëve varet pjesërisht nga vetë natyra e viruseve, të cilët kanë një gjenom kompakt, një shkallë të lartë të shumimit, që pësojnë shumë shpejt mutacione dhe mbi të gjitha që nuk kanë anatomi qelizore (nuk është rastësi që përdorin qelizat pritëse për t?u shumuar).
Patogjenë të tjerë, si kërpudhat, bakteret dhe parazitët, janë më të lehtë për t?u shënjestruar. Pasi tiparet e tyre qelizore ofrojnë shumë objektiva të ndryshëm të mundshëm. Gjithsesi, synimi i drejtpërdrejtë i viruseve nuk është strategjia e vetme e mundshme. Tjetra është që të përpiqemi të ndërhyjmë në mekanizmat e qelizave njerëzore që interceptojnë viruset për synimet e tyre të mbrapshta.
Një mënyrë alternative
Kjo qasje shfrytëzohet nga disa klasa barnash antivirale që e bllokojnë aktivitetin e një enzime, e cila rregullon prodhimin e lipideve, të cilat nga ana e tyre shfrytëzohen nga shumë viruse për të hyrë në qelizat pritëse. Frenimi i kësaj enzime,e parandalon virusin të përdorë qelizat tona si fabrika për grimcat e reja të virusit.
Barna të tjera antivirale merren me proteinat njerëzore që i duhen virusit për të bërë kopje të kodit të tij gjenetik apo për të prodhuar proteina. Të tjerat i pengojnë viruset nga dëmtimi i membranës lipidike që rrethon dhe mbart grimcat e reja virale, dhe që rrjedhin nga membrana e qelizës pritëse.
Kjo lloj strategjie ka të paktën dy përparësi. E para është se membrana lipidike që kapsulon viruset është një nga emëruesit e paktë të një grupi të madh patogjenësh, ku përfshihen flaviviruset, alfa viruset, koronaviruset, filoviruset, retroviruset.
Një ilaç që arrin ta godasë këtë shenjestër, ka tiparet e duhura për të shërbyer si një mjet për t?u pasur gati për pandemitë e radhës. Avantazhi i dytë është se viruset janë më pak të afta të zhvillojnë rezistencë ndaj barnave antivirale të drejtuara nga bartësit. Një ilaç i drejtuar kundër një proteine specifike virale, mund të anashkalohet përmes një serie mutacionesh. Por këtu ne po flasim për mekanizmat thelbësorë qelizorë që i duhen virusit për të funksionuar.
Në skenarët më të mirë, ne mund të kemi një antiviral që shërben si një frenues i të gjithë koronavirusëve. Por do të ishte gjithashtu fantastike po të ishim në gjendje të zhvillonim ?vetëm? një antiviral që synon një nëngrup koronavirusësh, si betakoronavirusët (ata që ishin në origjinë të Covid-19, SARS dhe MERS). Ndaj,një kuti me ilaçe e projektuar për të trajtuar pandemitë e ardhshme, duhet të ketë antiviralë që të paktën tashmë janë testuar tek kafshët dhe njerëzit vullnetarë të shëndetshëm.
Kështu, në rast urgjence mbetet të kuptohet se cili duhet të jetë dozimi më e mirë për pacientët e prekur nga infeksioni. Qëllimi do të ishte zhvillimi i këtyre trajtimeve në pritje të vaksinave dhe terapive me antitrupa, për të shpëtuar jetë dhe për të fituar kohë për kërkimet shkencore.
Gati për pandemitë e ardhshme?
Ky është qëllimi i disa bashkëpunimeve ndërkombëtare si Aleanca COVID R&D, e krijuar fillimisht për të luftuar SARS-CoV-2, dhe që tani synon të zbulojë antiviralë me spektër të gjerë kundër infeksioneve të koronavirusit dhe viruseve të gripit.
Ideja është që të fillohet të punohet me25 ilaçe kandidate, për t?i përdorur më pas ato barna tek njerëzit, dhe ndërkohë të ndërtohet një infrastrukturë e nevojshme për t?i provuar ato tek pacientët në rastin e pandemisë së ardhshme. Pra për të qenë gati./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.focus.it/scienza/salute/virus-farmaci-antivirali-ricerca-covid
Nga Carlo Martuscelli &Laurenz Gehrke “Politico.eu”Vaksina r...
Natyra thyen rekorde gjatë gjithë kohës. Por ka ngjarje kaq ...
Nga Gideon Rachman “Financial Times”Sa herë që Evropa godite...
Nga Cody Cottier “Discover Magazine”Transaksionet njerëzore ...
Nga Hans von der Burchard, Maia de la Baume, Adam Bouzi & Fl...
Fati është një koncept interesant por edhe shumë subjektiv. ...
Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisëFjala asasin (v...
Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhd...
“Financial Times”Prioriteti më madhor në betejën mjekësore k...
Ernest Heminguei:Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimev...
Nga Maxim Samorukov “The Moscow Times”Pas 6 vitesh të një ar...
Nga Covid-19 tek kurimi i kancerit:Si mund ta ndryshojë botë...
Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë bën tamam një Papë, por...
Nga Ian Bancroft “Open Democracy”Një video promovuese e BE-s...
“National Riview”Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Gjetja e një kure për kancerin është aq e kërkuar sa çdo the...
Nga Lindsey Bever “Washington Post”Deri tani shumë njerëz ja...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”Nëse N...
Nga David B.Feldman “Psychology Today”Sapo mbusha 45 vjeç. D...
Kompania amerikane Pfizer në mesin e javës së kaluar zhvillo...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...