
“SHISH po shndërrohet në një seksion të PS-së”/ Berisha: Bendo, një Duçkë e Nezë në llojin e vet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kreu i ri ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kreu i ri ...
Nga Michael Brendan Dougherty ?National Riview?
Në fillim të pandemisë së Covid-19, analistët e pasionuar pas historisë, filluan që të rihapnin librat në bibliotekat e tyre për të parë atë që kishte ndodhur në pandemitë e së kaluarës. Ndoshta ky do të ishte një udhëzues për të ardhmen afatshkurtër.
Dhe në fakt, ne pamë përsëritjen e historisë:disa njerëz u mbyllen brenda nga frika e sëmundjes, të tjerët jetojnë në një mënyrë më të shfrenuar, që të mos humbasin asnjë lloj kënaqësie të jetës para fundit të saj. Qytetet që zbrazen dhe banorët e tyre që e përhapin sëmundjen në provinca dhe fshatra.
Ne pamë që Nju Jorku të përhapte më shumë se të tjerët në SHBA koronavirusin. Në kronikat e Mesjetës së vonë ne gjejmë lëvizje fetare ekstazike që marshojnë nëpër rrugë për të kërkuar faljen e mëkateve nga Zoti. Në vitin 2020 pamë protesta në të gjithë botën. Pandemitë mund të sjellin trazira. Dhe në të kaluarën për këto pandemi u gjetën disa fajtorë, që ishin zakonisht hebrenj.
Por sot mund të kemi diçka të re në këtë pandemi: fajtorë janë një grusht njerëzish dhe disa qeveri. Ju mund ta keni vënë re pas 1 viti në të cilin thuajse çdo autoritet shëndetësor u bashkua në qëndrimin se ishte qesharake të besohej se Covid-19 doli nga një laborator në Vuhan, dhe tani po të njëjtët ekspertë po nxitojnë të thonë në media se teoria e rrjedhjes laboratorike nuk mund të injorohet plotësisht.
Vetë dr.Entoni Fauci, që e kishte hedhur poshtë si jo-shkencore teorinë e daljes së virusit nga laboratori, po thotë tani se ?nuk është i bindur? se Covid-19 e ka origjinën nga natyra, apo nga një treg i kafshëve të gjalla. Edhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,u shpreh së fundmi se rrjedhja laboratorike nuk mund të përjashtohet si një mundësi, pas një hetimi që ishte menduar që ta shmangte praktikisht këtë teori.
Tani gazeta amerikane ?The Wall Street Journal?, po raporton se shërbimi sekret amerikan kishte raporte se në nëntorin e vitit 2019, disa punonjës të laboratorit të Vuhanit u sëmurën dhe u detyruan të shtroheshin në spital.
Pa u marrë me pyetjen edhe më të rëndësishme nëse Covid-19 u krijua qëllimisht nga punonjësit e laboratorit si pjesë e eksperimentit të ?fitimit të funksionit?, nëse teoria e rrjedhjes së virusit nga laboratori do të rezultojë e vërtetë, Covid-19 do të jetë katastrofa e vetme më e rëndë e shkaktuar nga vetë dora e njeriut në histori.
Asnjë tjetër para saj nuk do t?i afrohej në raport me dëmet që ka shkaktuar dhe po shkakton. Numri përfundimtar i të vdekurve nga katastrofa bërthamore e Çernobilit është ende objekt i një debati të fortë. Por ndërkohë duket se numri i të vdekurve në minutat dhe orët e para është diku midis 31 dhe 54.
Dhe këtu nuk llogariten efektet e rrezatimit radioaktiv, që preku dhjetëra mijëra njerëz, sidomos ata që ishin të përfshirë në pastrimin dhe izolimin e termocentralit. Por në fundore, edhe nëse llogarisim ndikimet e matshme të tumoreve, është e vështirë të gjesh një dëm serioz direkt që shkon përtej shifrës së2 milion njerëzve, përfshirë ata që u zhvendosënnga zona, ata që kanë raportuar ndonjë problem shëndetësor, apo gratë që abortuan pas rekomandimit të autoriteteve evropiane të shëndetësisë.
Shpërthimi në kompaninë kimike ?Union Carbide? në Bopal të Indisë, shkaktoi vdekjen e rreth 15.000-20.000 njerëzve, dhe u shkaktoi probleme serioze shëndetësore afatgjata ndoshta gjysmë milionë të tjerëve. Por Covid-19 i lë në hije të gjitha këto statistika.
Deri tani, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se kanë vdekur gati 3.5 milion njerëz në mbarë botën nga ky virus. Disa vlerësime sugjerojnë se ka një humbje prej rreth16-28 trilionë dollarësh në prodhimin ekonomik global për shkak të bllokimeve dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit që shoqëruan pandeminë.
Mbyllja e shkollave preku 1.6 miliard njerëz. Pa folur pastaj për humbjet më të vogla, por gjithsesi të paharrueshme që shkaktuan bllokimet në jetën tonë -takimet e humbura, dramat familjare, funeralet dhe dasmat në të cilat njerëzit nuk morën pjesë.
Për shumë njerëz do të ishte psikologjikisht më e lehtë nëse Covid-19 do të ishte një produkt i natyrës, apo vullneti i Zotit. Mizoria dhe mos-kontrollueshmëria e natyrës, është më e lehtë për t?u pranuar. Por sikur të gjitha këto vuajtje të përjetuara gjatë 2 viteve të fundit, të jenë produkt i praktikave të këqija të sigurisë në një laborator në një qytet për të cilin shumica e njerëzve nuk kishin dëgjuar kurrë deri në vitin 2020?
Po nëse për to është pjesërisht fajtore një partie politike, Partia Komuniste Kineze, e cila duke synuar të shmangte sikletin, e parandaloi botën nga zbulimi i natyrës së vërtetë të epidemisë kur kishte ende kohë për të bërë diçka, për ta parandaluar shndërrimin e saj në një pandemi globale?
Ose, po sikur të jetë faji i zyrtarëve amerikanë që synuan të realizojnë kërkime jashtë shtetit, me gjithë rreziqet e parashikueshme? Nëse Covid-19 është një katastrofë e krijuar nga njeriu, kërkimi i njerëzve, institucioneve dhe qeverive që janë autorë të kësaj fatkeqësie, nuk do të thotë të gjesh ?koka turku?, por një hetim i nevojshëm për zbulimin e fakteve reale para se të vendoset drejtësia.
Dhe si mund të vihet në vend drejtësia në këtë rast? Kjo mund të përfshijë një ndalim global të eksperimenteve të tilla. Vetëm kjo masë do të përbënte një lloj revolucioni të qetë, një pranim të faktit se jo çdo lloj kërkimi shkencor është në të vërtetë i dobishëm për njerëzimin.
I gjithë komuniteti shkencor do të vuante jo pak pasojat e një imazhi të dëmtuar në sytë e publikut. Nëse ka qenë një projekt kërkimor që shkoi keq, atëherë zyrtarët e shëndetit publik që e mbështetën dhe autorizuan, do të fundosen.
Dhe nëse hetimet e mëvonshme mund të tregojnë se veprimet e qeverisë kineze dhe manipulimi i situatës në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë në fillim të pandemisë, kanë kontribuar në përkeqësimin situatës, atëherë Kina duhet të detyrohet t?i paguajë ?reparacione? (dëmshpërblim) të gjitha vendeve të tjera në proporcion me dëmet e shkaktuara. Procesi i zbulimit të së vërtetës sapo ka filluar./CNA.al
Avioni presidencial “Air Force One”, është një simbol i Shtë...
Nga Renato Cristin “American Thinker”Më 9 nëntor të vitit 19...
Nga Rick Gates“Newsmax”Vendimi i presidentit amerikan Xho Ba...
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme s...
Nga Helen Branswell “Stat News”Po mbushet gati 1 vit e gjysm...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”Kryeministri i Maqedonisë...
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Nuk është ndonjë gjë e habitshme që veprimtaria kriminale mu...
Nga Michael Dorstewitz “Newsmax”Në më pak se 4 muaj në detyr...
Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera...
Telefonat celularë ose siç njihen më shumë sot “smartfonë”, ...
Nga Clare Nuttall “Intellinews”Sektorët e pasurive të patund...
Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”Edhe pse Par...
Nga Avi Loeb “Scientific American”Këshilla ime për shkencëta...
Nga Slavisha Batko Milacic “International Policy Digest”Një ...
Nga Patrick Novecosky “Fox News”Të enjten e 40 viteve më par...
Nga Danial Hegedus “The HillNdërsa administrata e Xho Bajden...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Numri i viktimave për Turqinë dhe Sirinë rritet në të pakt...
Xhamia historike “Yeni Camii” (Xhamia e Re), e vendosur në...
Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat ësht...
Tërmetet e njëpasnjëshme në Turqi kanë shkaktuar një katas...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...