LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si lindi legjenda e “Holandezit Fluturues”?

25 Maj 2021, 06:31, Blog CNA
Si lindi legjenda e “Holandezit Fluturues”?

Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme sa ajo e Holandezit Fluturues. Shumë njerëz kanë pretenduar të shohin anijen fantazmë të Kapitenit Hendrik Van Der Deken (Holandezi), që kur ajo u fundos në vitin e largët 1641.

Për shkak të qëndrimit të tij të ashpër përballë zemërimit të stuhishëm të Zotit, kapiteni Van Der Deken dhe ekuipazhi i tij, thuhet se janë mallkuar për të lundruar në det të hapur deri në ditën e Apokalipsit.

Kapiteni Van der Deken ishte duke udhëtuar nga Holanda në Inditë e Lindjes së Largët, në mënyrë që të blinte mallra fitimprurëse si erëza, mëndafshi dhe ngjyra. Rrugës pati jo pak vështirësi, por në fund ia doli që të mbërrijë në destinacion.

Pasi bleu aq mallra sa mund të mbante anija, dhe pasi kreu riparimet e nevojshme, Kapiteni Van Der Deken dha urdhër të niste udhëtimi i rikthimit për në Amsterdam. Ndërsa anija e tij po udhëtonte rrotull brigjeve të Afrikës, Van der Deken mendoi se sa e përshtatshme do të ishte nëse punëdhënësit e tij, Kompania Holandeze e Indisë Lindore, do të ndërtonin një bazë pranë Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut, për të shërbyer si një stacion pushimi pas kalimit në ujërat e trazuara.

Papritmas, nisi një furtunë e tmerrshme, që kërcënoi ta përmbyste anijen. Detarët e nxitën kapitenin e tyre që të kthehej pas, por Kapiteni Van Der Deken refuzoi. Disa thonë se ai ishte çmendur, të tjerët thonë se ishte i dehur. Por pavarësisht shkakut, Kapiteni e urdhëroi ekuipazhin e tij të vazhdonte të drejtonte anijen në mesin e stuhisë.

Ai ndezi llullën dhe nisi të pinte duhan, teksa dallgët e mëdha po përplaseshin kundër anijes. Erërat i çanë velat, dhe uji mbuloi kuvertën. Por Kapiteni ?ruajti kursin e tij, duke sfiduar zemërimin e Zotit të Plotfuqishëm, dhe duke bërë një betim blasfemues?.

Në këto kushte, ekuipazhi u rebelua. Kapiteni Van Der Deken e vrau pa hezitim udhëheqësin rebel, dhe e hodhi trupin e tij në det. Në momentin që trupi i rebelit ra në ujë, një zë i foli Kapitenit ?duke e pyetur nëse nuk donte të zbarkonte në gji atë natë?. Van Der Deken u përgjigj:?Le të jem përjetësisht i mallkuar nëse e bëj këtë, edhe nëse do të më duhet të ri këtu deri në Ditën e Gjykimit!?.

Në atë kohë, zëri i foli serish duke i thënë:?Si rezultat i veprimeve tuaja, ju jeni dënuar të lundroni në oqeane në përjetësi, me një ekuipazh fantazmë njerëzish të vdekur, që do t?i sjellin vdekjen të gjithë atyre që do të shohin anijen tuaj fantazmë!?.

Kapiteni nuk u frikësua për asnjë çast. Përkundrazi, ai thjesht thirri:?Amen!?. Që atëherë, Kapitenit Van Der Deken iu vendos nofka ?Holandezi Fluturues?, duke lundruar me anijen e tij fantazmë në të gjithë botën. Detarët pretendojnë se Holandezi tenton që t?i fusë anijet e tyre në kurth, duke bërë që ato të përplasen me shkëmbinjtë nënujorë.

Ata pretendojnë se nëse shihni një stuhi të madhe në Kepin e Shpresës së Mirë, do të shihni Kapitenin dhe ekuipazhin e tij skeletor. Por kujdes, legjenda thotë se kushdo që do ta shohë Holandezin, do të pësojë me siguri një vdekje të tmerrshme.

Legjenda e Holandezit Fluturues, fitoi në fillim popullaritet të madh me operën e Rikard Vagnerit të vitit 1843 ?Holandezi Fluturues?. Por arsyeja pse legjenda ka rezistuar për kaq gjatë, dhe ka qenë subjekt i kaq shumë ritregimeve, është sepse ka pasur shumë shikime të supozuara të anijes fantazmë.

Një nga dëshmitë më të famshme është ai i 11 korrikut 1881 nga Princi Xhorxh i Uellsit (mbreti i ardhshëm Xhorxhi V) dhe vëllai i tij Princi Albert Viktor i Uellsit. Në atë kohë,

ata po lundronin në brigjet e Australisë.

Në ditarin e Princit Xhorxh shkruhej:11 korrik. Në orën 4 të mëngjesit, Holandezi Fluturues kaloi mbi kokat tona. Një dritë e kuqe e çuditshme si ajo e një anije fantazmë, flakëroi në qiell. Ne dalluam velat e një anijeje 200 metra larg nesh?. Por sot shkencëtarët këmbëngulin se anija e Holandezit Fluturues, nuk është asgjë më shumë se sa një mirazh, një përthyerje e dritës së Diellit mbi ujërat e oqeanit./CNA.al

https://www.ancient-origins.net/myths-legends/legend-flying-dutchman-ghostly-007285

Lajmet e fundit nga