LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Strategjia koloniale e huave kineze

22 Maj 2021, 06:23, Blog CNA
Strategjia koloniale e huave kineze

Nga Enea Franza ?Opinione.it?

Duket se politika e zgjerimit ekonomik dhe tregtar e Kinës, është e ndërtuar mbi përdorimin e një politike të favorizimit të huadhënies ndaj vendeve me të cilat ajo po ndërton gradualisht ndikimin e saj.

Në thelb, projektet e mëdha infrastrukturore të realizuara në vendet e treta dhe që janë funksionale për aktivitetet tregtare kineze, janë ndërtuar me fondet e mëdha të dhëna

nga vetë institucionet financiare kineze.

Gjithsesi, informacioni mbi kushtet e këtyre huave është i panjohur nga vetë ata që i marrin këto kredi. Kontratat midis institucioneve kreditore kineze dhe klientëve të tyre qeveritarë mbeten të mbuluara nga misteri, me përjashtim të rasteve shumë të rralla, nga të cilat kemi qenë në gjendje të lexojmë disa fragmente.

Arsyeja e një fshehtësie të tillë u zbulua përmes një serie raportesh të prodhuara nga

think-tanket dhe qendrat kërkimore kryesore, të cilat bënë bashkë 100 kontrata, duke qenë në gjendje që ti analizonin ato me kujdes.

Në kontratat e analizuara (kryesisht në lidhje me ato që institucionet kineze kanë nënshkruar me 24 vende në zhvillim në Afrikë, Azi, Evropën Lindore, Amerikën Latine dhe Oqeani), ato që rezultuan që në fillim anormale ishin klauzolat e konfidencialitetit, që i pengojnë huamarrësit që të zbulojnë kushtet e kontratës apo qoftë edhe ekzistencën e borxhit të marrë.

Një tipar i dytë, shumë i pazakontë, është ai sipas të cilit institucionet kreditore kineze  kërkojnë të krijojnë një avantazh gati absolut në raport me çdo lloj kreditori tjetër, duke përdorur marrëveshjet shtesë, siç janë krijimi i mjeteve qeveritare të kontrollit të të ardhurave, por që i nënshtrohen kontrollit nga huadhënësi; për më tepër, ekziston një deklaratë e qartë, për ta mbajtur borxhin jashtë çdo ristrukturimi të mundshëm kolektiv,

sipas të së ashtuquajturave klauzola ?që nuk i përkasin Klubit të Parisit?.

Së fundmi, një pasazh i mëtejshëm në këto kontrata të nënshkruara, tregon se klauzolat e anulimit të marrëveshjes, zhvillimit apo stabilizimit të pranishme në këto kontrata, i japin mundësi huadhënësit të ndikojnë në politikat e brendshme dhe të jashtme të vendeve debitore.

Sigurisht, edhe nëse këto klauzola mund të sfidohen në gjykata, veprimet e Kinës mund të kufizojnë dhe ndërlikojnë më tej menaxhimin e mundshëm të krizës së vendit debitor,si dhe t`a komplikojnë apo edhe t`a mohojnë ri-negocimin e borxhit.

Në përgjithësi, kontratat e analizuara nga ekspertët e think-tankeve përdorin një qasje kreative për menaxhimin e rreziqeve të kredisë, duke e shfaqur  Kinën si një lojtare të fortë dhe shumë eksperte në fushën e tregtisë.

Huatë e dhëna nga Kina gjatë 20 viteve të fundit kanë arritur shifra marramendëse, duke e tejkaluar shumën prej 700 miliardë dollarësh. Pekini është zyrtarisht huadhënësi më i madh në botë, 2 herë më i madh se Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar të marra së bashku.

Nga Ballkani në Bjellorusi, nga porti grek i Pireut deri në ndërtimin e infrastrukturës në Liberi, nga një digë në Nepal tek financimi në fushën e logjistikës në Kamboxhia, nga qendrat kulturore në Algjeri tek një hekurudhë në Kenia, dhe deri në ndërtimin e portit në Xhibuti.

Disa institucione ndërkombëtare, po denoncojnë faktin që huatë kineze nuk janë të përfshira në statistikat zyrtare, dhe as nuk janë regjistruar nga institucionet e mbikëqyrjes shumëpalëshe apo agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të rrezikut.

Pekini vepron duke u siguruar hua direkte kompanive kineze që po zbatojnë një projekt në një vend të caktuar, duke përfituar:eliminimin e rrezikut që buron nga përdorimi jo i duhur i borxhit nga qeveria që e merr atë, duke ua kaluar pasuritë në mënyrë të paligjshme kompanive kineze.

Së dyti, paratë mbeten vetëm brenda sistemit kinez. Dhe së treti,qeveritë e vendeve në zhvillim gënjehen sikur i marrin direkt këto kapitale të mëdha, kur në realitet fondet shkojnë direkt tek kontraktorët kineze jashtë vendit, ndërsa vendit pritës i mbeten vetëm borxhet, barra e të cilave bie direkt mbi popullsinë lokale.

Nuk është aspak e një rëndësie dytësore fakti se, gati të gjitha këto ?investime? në të vërtetë janë hua që synojnë kryerjen e punëve publike në sektorët e telekomunikacionit ose transportit. Në një mënyrë pak a shumë të vetëdijshme, vendet që hyjnë në këtë mekanizëm, janë duke rënë dakord që të hyjnë në borxhe dhe më pas t?i paguajnë ato, në mënyrë që Pekini të ndërtojë Rrugën e tij të Mëndafshit./CNA.al

Lajmet e fundit nga