LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A mund të jetohet 2 herë në 2 trupa të ndryshëm?/ Indiania Shanti Devi pretendonte se po

28 Maj 2021, 06:57, Blog CNA
A mund të jetohet 2 herë në 2 trupa të ndryshëm?/

Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri-mishërimit të shpirtrave në trupa të tjerë. Por pretendimet e një vajze të re me emrin Shanti Devi nga Nju Delhi në vitet 1930 bëri bujë dhe u duk si një rast shumë bindës që vërteton ekzistencën e dukurisë së ri-mishërimit.

Sapo mësoi të fliste, Devi i tronditi prindërit e saj kur nisi t?u tregojë me detaje histori të jetës së saj të dikurshme në një qytet, ku nuk kishin qenë ndonjëherë as ajo dhe as prindërit e saj. Edhe ngjarjet më të thjeshta do t?i risillnin në mendje kujtime të jetës së saj të dikurshme, si ngrënia e një vakti, që i kujtonte ushqimet që i shijonin më shumë në jetën tjetër, apo kur vishej, i tregonte nënës së saj për rrobat që mbante veshur dikur.

Devi u tha prindërve të saj, se emri i saj i mëparshëm ishte Lugdi, dhe se ajo vdiq pak pasi lindi një djalë në tetorin e vitit 1925. Ajo shtoi detaje të çuditshme në lidhje me dhimbjet e saj të lindjes dhe procedurat kirurgjikale, të cilave iu nënshtrua.

Me sa duket, fakte të tilla nuk mund të trilloheshin dot as nga fëmija me imagjinatën më të zhvilluar në botë. Kur ajo zbuloi emrin e ish-burrit të saj, familja e Devi u trondit kur zbuloi se ai ishte ende gjallë dhe jetonte pikërisht atje ku kishte thënë Devi.

E lindur më 11 dhjetor 1926, Shanti Devi dukej se ishte një foshnje krejtësisht normale, derisa rreth moshës 4-vjeçe filloi të fliste për një jetë të kaluar dikur në një qytet të quajtur Matura, gati 120 km larg. Devi kujtonte me hollësi befasuese të gjitha dyqanet dhe rrugët në atë qytet.

Gjithashtu ajo filloi të fliste për burrin e saj, një tregtar emrin e të cilit refuzoi ta tregonte derisa mbushi 9-vjeç. Pastaj ajo u tha prindërve të saj se ai ishte një njeri i ndershëm, kishte një shenjë në faqen e majtë dhe mbante syze.

Pavarësisht specifikës së pazakontë të kujtimeve të saj, prindërit e Devi i cilësuan në fillim kujtimet e saj si trillime fëmijësh. Por kur Devi zbuloi se emri i burrit të saj të dikurshëm ishte Pandit Kedarnat Shaube, i njohur edhe si Kedar Nat, një mik i familjes, vendosi të zbulonte nëse kishte ndonjë të vërtetë në ato që thoshte vajza.

Ai i dërgoi një letër një tregtari me emrin Kedar Nat në Matura për të pyetur rreth kujtimeve të pazakonta të Devit. Për habinë e mikut, Nat i ktheu përgjigje duke konfirmuar të gjitha detajet. Nat pranoi të dërgonte një të afërm në shtëpinë e Devi për të vlerësuar situatën.

Në përpjekje për të testuar dijet e saj, i afërmi u paraqitur para Devit, dhe u prezantua si burri i saj. Devi nuk u mashtrua, dhe tha se ishte kushëriri i burrit të saj. Të tronditur, Nat dhe fëmija që ai kishte me Lugdi, tanimë10-vjeç, hynë vetë në shtëpi. Me t?i parë ata,

Devi thuhet se shpërtheu në lot.

Nat kërkoi të fliste vetëm për vetëm me Devin, dhe më pas pohoi se çdo përgjigje që ajo i dha pyetjeve të tij ishte plotësisht e saktë.?Ai tha se përgjigjet ishin tepër të sakta, dhe u përlot! Iu duk sikur po i fliste gruaja e tij e vdekur?- thuhet në një artikull në media të vitit 1937.

Përveç ngritjes së një komisioni të posaçëm për të hetuar çështjen e saj, vetëm Mahatma Gandi e ftoi 9-vjeçaren Shanti Devi në shtëpinë e tij në vitin 1936. Shanti kaloi disa ditë me Kedar Nat dhe djalin e tij para se këta të fundit të ktheheshin në Matura.

E pikëlluar nga largimi i tyre, ajo iu lut prindërve të saj që ta lejonin të bënte një vizitë në ish-shtëpinë e saj. Ajo premtoi se mund t?i çonte direkt në shtëpinë e saj të vjetër dhe për t?i bindur, u shpjegoi se kishte fshehur një kuti plot me para.

Prindërit e Devi pranuan, duke pasur parasysh që historia kishte tërhequr vëmendjen e Mahatma Gandit. Në nëntorin e vitit 1935, dhjetëra studiues iu bashkuan Devit dhe prindërve të saj në udhëtimin për 3 orë me tren për në Matura.

Siç tregoi një nga hetuesit:?Sapo doli nga stacioni hekurudhor? vajza u vendos në sediljen e përparme dhe karroca jonë eci përpara të tjerëve. U morën masat e nevojshme paraprake që asnjë këmbësor të mos lejohej të udhëhiqte rrugën. Shoferi u udhëzua të ndiqte itinerarin e treguar vetëm nga vajza?.

Shumë e sigurt ne vetvete, Devi nuk e kishte problem ta drejtonte grupin drejt asaj që ajo pretendonte se kishte qenë shtëpia e saj e dikurshme. Rrugës ajo tregoi rrugë të ndryshme

që nuk ishin asfaltuar më herët dhe godina që nuk ishin atje gjatë jetës së saj të mëparshme. Shoferi konfirmoi se këto vëzhgime ishin të sakta. Ndërsa po eksploronte shtëpinë me Kedar Nat, një anëtar i komisionit e pyeti për thesarin e varrosur që ajo përmendi. Shanti Devi vrapoi menjëherë lart, u drejtua në cepin e një dhome, duke deklaruar se kutia ishte e fshehur poshtë dërrasës së dyshemesë.

Kedar Nat hapi dyshemenë dhe gjeti në fakt një arkë të vogël. Por ajo ishte bosh. E tronditur, Shanti Devi filloi të kërkonte brenda vrimës, e sigurt se paratë ishin atje. Por më vonë Kedar Nat e pranoi se i kishte marrë paratë pas vdekjes së gruas së tij.

Më pas Devi vizitoi shtëpinë e ish prindërve të saj. ?Ajo jo vetëm që e njohu atë, por ishte në gjendje të identifikonte babanë dhe nënën e saj të dikurshme në një turmë prej më shumë se 50 personash. Vajza i përqafoi prindërit e saj që qanë me hidhërim?- në sytë e saj.

Meqë ajo dëshironte të qëndronte më gjatë në Matura, prindërit aktualë të Devit dhe hetuesit u rikthyen në Nju Delhi. Në raportin e tyre, komisioni nuk gjeti ?asnjë shpjegim racional?

për atë që pa atë ditë. Devi ishte në gjendje jo vetëm të kujtonte jetën e saj të mëparshme, por ajo kishte gjithashtu një shpjegim për jetën e përtejme.

Në vitet 1936 dhe 1939, ajo ua tregoi përvojën e saj të vdekjes skeptikëve dhe hipnotizuesve. Ajo pretendoi se në kohën e vdekjes së saj, ndjehej e trullosur dhe ishte mbështjellë në një ?errësirë ??të thellë?, para se një dritë e fortë të zbulonte 4 burra të veshur me të brendshme të verdha para saj.

?Të katërt dukej se ishin në adoleshencën e tyre, pamja dhe veshja e tyre ishte shumë e ndritshme. Ata më futën në një filxhan dhe më mbartën?- tha ajo në një rast ndërsa ishte nën hipnozë. Devi tha se pa perëndinë hindu Krishna duke i treguar secilit person një regjistër të veprimeve të tyre të mira dhe të këqija në tokë, dhe duke u thënë atyre se çfarë do të ndodhte me ta më pas.

Pastaj, Devi tha se ajo u çua në një shkallë të artë, nga e cila mund të shihte një lumë ?të pastër si qumështi?. Ajo tha se pa atje shumë shpirtra që dukeshin si flaka nëpër llamba. Vite më vonë, në një intervistë dhënë për një gazetë në vitin 1958, ajo konfirmoi të njëjtat gjëra.

Në atë kohë, Shanti Devi ishte 32 vjeç dhe nuk ishte martuar asnjëherë. Ajo po jetonte një jetë të qetë shpirtërore në Nju Delhi. Ajo theksoi se kishte planifikuar të krijonte një organizatë ?kushtuar idesë për ta jetuar jetën tonë, sipas diktatit të zërit të brendshëm?.

Shanti Devi vdiq në vitin 1987 në moshën 61 vjeçare.

Lajmet e fundit nga