LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Shtëpia e Bardhë mbylli një hetim mbi origjinën e Covid-19?

31 Maj 2021, 06:53, Blog CNA
Pse Shtëpia e Bardhë mbylli një hetim mbi origjinën e

Nga Tucker Carlson ?Fox News?

Presidenti Xho Bajden dëshiron që amerikanët ta dinë se pas 1 viti e gjysmë, ai ka zhvilluar papritmas një fazë kurioziteti mbi origjinën e kësaj pandemie. Ai thotë se ka angazhuar për këtë mision super-agjentët në të ashtuquajturën ?komunitet i inteligjencës?, dhe ata i premtuan se do të raportojnë shumë shpejt mbi këtë çështje.

Që nga sot, dy të tretat e agjentëve të Bajden besojnë se virusi kaloi natyrshëm tek njerëzit nga një kafshë e infektuar, siç bëjnë shpesh viruset në tregjet e kafshëve të gjalla. Dhe po flasim për agjentë të cilët nuk besoj se kanë folur kurrë me një virolog aktiv.

Por një e treta, na tha Biden, ?anon më shumë? nga teoria se Covid-19 u arratis nga laboratori qeveritar kinez në Vuhan, që po kryente eksperimente të rrezikshme në koronavirusët gati identikë që barten nga lakuriqët e natës. Sido që të jetë, vijoi më tej presidenti, ne do të marrim disa përgjigje, ose do të kemi të paktën më shumë pyetje disa muaj më pas.

Por ky angazhim i ri i Shtëpisë së Bardhë bart jo pak dyshime. Kjo pasi vetëm disa orë para njoftimit të Bajden, ne mësuam se Shtëpia e Bardhë kishte mbyllur një hetim të madh dhe të ligjshëm federal mbi origjinën e pandemisë, një hetim që po vazhdonte prej muajsh.

Ai po drejtohej nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Kontrollin, Verifikimin dhe Pajtueshmërinë e Armëve.

Por pse e mbylli atë hetim Shtëpia e Bardhë? Në një seancë dëgjimore të zhvilluar të mërkurën zyrtarë të lartë në Institutet Kombëtare të Shëndetit (NIH) – përfshirë Entoni Fauçin – thanë se nuk e kishin idenë se pse Shtëpia e Bardhë e mbylli atë hetim. Ata thanë se për herë të parë kishin dëgjuar nga mediat për këtë hetim.

Dhe kjo ishte vërtet e çuditshme, duke pasur parasysh që NIH ka të punësuar ekspertët kryesorë të vendit mbi sëmundjet infektive. Dhe në fakt, NIH kanë shumë lidhje me historinë në fjalë. Edhe pse NIH financohet nga paratë e taksapaguesve amerikanë, po këto fonde financuan disa nga kërkimet groteske dhe të rrezikshme në Institutin kinez të Virologjisë nëVuhan, që mund të ketë sjellë shkatërrimin ekonomik të Perëndimit.

Ndërsa nuk e dimë arsyen pse Shtëpia e Bardhë i dha fund një hetimi disa mujor mbi çështjen më të rëndësishme të momentit, nuk dimë as se çfarë zbuloi ai hetim para se të mbyllej.

Gjithsesi,kemi disa ide rreth zbulimeve të mundshme. Një raport i bërë publik nga Departamenti i Shtetit në ditët e fundit të administratës Trump, shkruar nga të njëjtët njerëz që po kryenin hetimin që është mbyllur tashmë nga administrata Bajden, pretendon se disa studiues në Institutin e Virologjisë në Vuhan u sëmurën rëndë në vjeshtën e vitit 2019 ?me simptoma që përputhen si me Covid-19,po ashtu edhe me sëmundje të zakonshme sezonale?.

Tre prej tyre përfunduan në spital. Kjo u mësua nga shërbimet sekrete në janar, ndërsa media amerikane e raportoi këtë javë. Në një deklaratë për Fox News, kontraktori i Departamentit të Shtetit që drejtoi hetimin tani të mbyllur, Dejvid Asher, përsëriti se bazuar në gjetjet e studimit ?ka dyshime të forta? se virusi arriti të dalë nga një laborator në Vuhan, dhe qeveria kineze gënjeu për këtë fakt.

Po pse nuk dimë më shumë sesa kaq? Sipas Asher, të plotfuqishmit në Departamentin e Shtetit nuk donin të dinin më shumë. Ata nuk donin të vazhdonin të bënin pyetje. Dhe nuk e pëlqyen hetimin. Po anën e kujt mbajnë ata? David Asher tha se Kris Ford, ish-nën Sekretar për Kontrollin e Armëve në Departamentin e Shtetit, u soll si një njeri që ?nuk donte të thellohej mbi potencialin e daljes aksidentale të virusit nga laboratori, dhe lëre më pastaj mbi skenarin e një programi të mundshëm ushtarak kinez të klasifikuar në shkelje të plotë të konventave kundër armëve biologjike?.

Tani, pse një zyrtar në qeverinë amerikane nuk do të donte të dinte më shumë rreth një kundërshtari të huaj që shkel ligjin ndërkombëtar dhe që rrezikon jetën e miliona njerëzve? Kjo është një pyetje e shkëlqyer. Vetë Ford reagoi për Fox News dhe tha se kishte pasur ?shqetësime procedurale dhe strukturore? në lidhje me hetimin, përfshirë faktin që deri

Në dhjetor ai ishte mbajtur jashtë informimit mbi ecurinë e tij.

Por nga ana tjetër theksoi:?Teoria e origjinës laboratorike është shumë e mundur, dhe Kina duhet të mbajë përgjegjësi…?.Ky është pozicioni i Ford tani. Shpresojmë që të jetë gjithmonë i tillë. Ashtu siç duhet të jetë në fakt pozicioni i të gjithëve në qeverinë amerikane.

Papritmas, ky është pozicioni i të gjitha mediave amerikane. Gati çdo media në vend e kaloi javën e kaluar duke hequr dorë nga gënjeshtrat që kanë raportuar më parë në lidhje me këtë histori. Për më shumë se një vit ata ju thanë amerikanëve se ky pretendim ishte një teori konspiracioni, ndërsa tani pretendojnë se nuk e thanë kurrë këtë gjë.

Edhe Entoni Fauçi është detyruar ta rishikojë pikëpamjet e tij mbi këtë gjë. Vetëm disa ditë më parë, ai reagoi i tërbuar ndaj akuzave se kishte financuar studimin e laboratorit në Vuhan. Tani e pranon se dalja aksidentale nga laboratori e virusit është plotësisht e mundur. Por ai e ka ditur gjithmonë se ishte plotësisht e mundur. Në vitin 2014, institucioni që drejton Fauçi miratoi një grant për një projekt të quajtur ?Kuptimi i rrezikut të shfaqjes së koronavirusit së lakuriqëve të natës?. Ky projekt do të drejtohej nga një grupim i quajtur ?Aleanca EcoHealth?, i mbikëqyrur nga një njeri i quajtur Peter Dazak. Dhe na del rastësisht, se është pikërisht Dazak, që gjatë gjithë vitit të kaluar i tha botës me zë të lartë:?Nuk ka asnjë mundësi që ky virus të ketë dalë nga një laborator?, dhe më pas u emërua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të hetuar origjinën e Covid-19, duke e përjashtuar që në fillim nga çdo lloj përgjegjësie laboratorin e Vuhanit.

Por çfarë ishin saktësisht këto eksperimente me koronavirusët e lakuriqëve të natës? Ne nuk e dimë. Por e kemi një ide, pasi pasojat janë rreth e rrotull nesh. Por Shtëpia e Bardhë dëshiron që amerikanët të jenë të qetë. Administrata Bajden do që ju t?ia lini në dorë komunitetit të inteligjencës./CNA.al

Lajmet e fundit nga