
Kush janë 10 rolet kinematografike më të paguara të të gjitha kohërave?
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sundimtare kanë shkaktuar gjithmonë debate, shqetësim dhe madje frikë. Gjithsesi, disa kombe kanë pasur mbretëresha ose perandoresha, që kanë sunduar si mirë ashtu edhe keq. Ja cilat ishin disa nga mbretëreshat më të rrezikshme gjatë gjithë historisë:
Vu Zetian
Ajo mbajti të bashkuar dinastinë Tang për mbi 50 vjet, dhe ishte e vetmja grua që mbretëroi si perandore në historinë e Kinës. Dhe për ta arritur këtë gjë eleminoi disa trashëgimtarë të dinastisë, përmes vetëvrasjes ose ekzekutimit. Në fillim Vu Zetian ishte konkubina e favorizuar e dy perandorëve, duke lindur disa djem për ta.
Ajo akuzoi gruan e perandorit për vrasjen e vajzës së saj, duke arritur të bëhet vetë perandoreshë. Kur burri i saj pësoi një goditje në tru, Vu Zetian krijoi një polici sekrete
për të mbajtur me çdo kush pushtetin. Përmes tyre, ajo burgosi ??ose vrau të gjithë kundërshtarët, përfshirë edhe ish-gruan e burrit të saj. Në fundin e jetës, u bind që t?ia dorëzonte kurorën njërit prej djemve të saj.
Meri e Anglisë
Si pjesë e rikthimit të Anglisë në katolicizëm, mbretëresha angleze dogji rreth 300 protestantë në turrën e druve, një akt për të cilin u quajt ?Meri Gjakatarja?. Edhe pse babai i saj, Henri VIII u nda nga Kisha Katolike, për të anuluar martesën me nënën e saj, Katerinën e Aragonës, në mënyrë që të martohej me Ana Bolenën, Mary ishte plotësisht kundër Protestantizmit.
Kur u ngjit në fron ajo nisi të zbatonte sërish ligjet kundër herezisë, që të justifikonte ekzekutimin e protestantëve. Mes viktimave ishte edhe Tomas Kranmer, kryepeshkopi i Kanterbërit. Shumë njerëz të thjeshtë u ekzekutuan në të njëjtën mënyrë, dhe disa vdiqën
në burg. Meri I u martua me Filipin II të Spanjës, aleancë që e futi Anglinë në një luftë me Francën. Në atë luftë Anglia humbi portin e Kalesë. Meri vdiq në vitin 1558, vetëm 5 vjet nga mbretërimi i saj.
Izabela e Kastlijes
Martesa e saj me Ferdinandin e Aragonës, konsolidoi të dyja mbretëritë e tyre. Izabela u martua me Ferdinandin pa lejen e gjysmë-vëllait të saj Henrit IV, mbretit të Kastiljes. Kur Henry vdiq, shpërtheu një luftë për fronin. Isabela dhe Ferdinandi nuk ishin në gjendje të merrnin fronet e tyre përkatëse derisa vdiq mbreti i Aragonës.
Më pas, të dy luftuan për një Spanjë të bashkuar. Në këtë kuadër, ata pushtuan në vitin 1492 Granadën, bastionin e fundit mysliman në gadishullin iberik. Izabela dhe Ferdinandi nisën në vitin 1480 Inkuizicionin. Shumë hebrenj u dëbuan nga Spanja në vitin 1492, një lëvizje që rezultoi të ishte një gabim i rëndë për sa i përket ndikimit ekonomik.
Izabela e Francës
Ajo udhëhoqi një pushtim të Anglisë,gjë që çoi edhe në ndarjen nga burri i saj. Izabela ishte martuar me Eduardin II të Anglisë në vitin 1308 në moshën 12 vjeçare, ndërsa ky i fundit ishte 23 vjeç. Të dy patën 4 fëmijë së bashku, por Eduardi II e kishte zakon të krijonte marrëdhënie të forta me meshkuj të preferuar.
Në vitin 1322, i preferuari i mbretit ishte Hjuxh Despenser i Riu, të cilin Izabela nuk e duronte dot. Duket se Despenser nisi që t?i flasë mbretit kundër Izabelës. Në vitin 1324, Eduardi II shkoi në luftë kundër vëllait të Izabelës, Karlit IV të Francës, madje i konfiskoi edhe tokat.
Me urdhër të të shoqit Izabela negocioi një paqe me Karlin IV. Ajo u përpoq të negocionte me Eduardin rikthimin e saj në Angli, por ai refuzoi të binte dakord me kushtet e saj, pra largimin e Despenser nga oborri mbretëror. Izabela mbeti në Francë. Ajo e pushtoi Anglinë në vitin 1326, ndërsa mbështetja ndaj Eduardit II u zhduk pothuajse menjëherë.
Hjuxhs Despenser u ekzekutua, dhe Eduard abdikoi. Megjithëse djali i saj drejtonte një këshill të regjencës, Izabela dhe i dashuri i saj i supozuar Roxher Mortimer e qeverisën de fakto Anglinë për disa vjet. Por ajo u bë shumë shpejt aq lakmitare dhe jopopullore sa edhe Hjugh Despenser. Eduardi III ndërmori një grusht shteti kundër nënës së tij në vitin 1330, dhe Izabela u detyrua të hiqte dorë nga shumica e të ardhurave të saj, si dhe nga tokat.
Katerina e Madhe e Rusisë
E lindur si Sofi Von Anhalt-Zerbst, vajza e një princi gjerman, Katerina e Madhe udhëhoqi një grusht shteti kundër burrit të saj Pjetrit III në vitin 1762, dhe e drejtoi Rusinë si perandoreshë e Rusisë për dekada. Martesa e saj me Pjetrit ishte plot me probleme, dhe
të dy e tradhtonin njëri-tjetrin.
Sipas shumë të dhënave, asnjë nga fëmijët e Katerinës nuk ishte i Pjetrit. Grusht i saj i
shtetit kundër Pjetrit ndodhi më pak se një vit nga mbretërimi i tij. Ai abdikoi dhe vdiq shumë shpejt. Katerina e Madhe e tregoi guximin e saj duke shtypur rebelimin e kozakut Emilian Pugaçev, dhe duke fituar një luftë ndaj Perandorisë Osmane.
Edhe pse më parë e konsideronte skllavërinë si mizore, pas rebelimit, ajo u përqendrua në forcimin e saj, pasi Rusia nuk mund të funksiononte pa të. Katerina nuk kishte një marrëdhënie të mirë me djalin e saj Pavël, ajo mendoi ta eliminonte në favor të nipit të saj Aleksandrit. Por para se të ndodhte kjo, ajo vdiq nga një goditje në tru. Kur Pavli u vra 5 vjet më vonë, Aleksandri u bë Cari i Rusisë.
Katerina De Mediçi
Brenda një muaji pasi ajo erdhi në jetë, të dy prindërit e saj vdiqën. Ajo u martua në vitin 1553 me djalin e mbretit Fransua I të Francës, Henrin II. Pas vdekjes së këtij të fundit në vitin1559, Katerina vazhdoi ta sundonte Francën me 3 djemtë e saj:Françeskun II, që vdiq vetëm 1 vit pas ngjitjes në fron; Karlit, që vdiq në moshën 23 vjeçare; dhe Henrit III.
Në vitin 1572, pasi vjehrra e ardhshme e vajzës së saj Margaret vdiq para dasmës, fajtore u bë Katerina. Tensionet fetare midis katolikëve dhe hygenotëve, sollën disa ditë më vonë Masakrën e Ditës së Shën Bartolomeut. Katerina ishte këshilltarja kryesor e djemve të saj mbretër. Ajo vdiq në vitin 1589, nëmoshën 69 vjeçare./CNA.al
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Nga Leonid Ragozin “Politico.eu”Kur flasin për presidentin b...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Ne njerëzit jemi një specie...
Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri...
Nga Michael Brendan Dougherty “National Riview”Në fillim të ...
Avioni presidencial “Air Force One”, është një simbol i Shtë...
Nga Renato Cristin “American Thinker”Më 9 nëntor të vitit 19...
Nga Rick Gates“Newsmax”Vendimi i presidentit amerikan Xho Ba...
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme s...
Nga Helen Branswell “Stat News”Po mbushet gati 1 vit e gjysm...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”Kryeministri i Maqedonisë...
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Nuk është ndonjë gjë e habitshme që veprimtaria kriminale mu...
Nga Michael Dorstewitz “Newsmax”Në më pak se 4 muaj në detyr...
Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera...
Telefonat celularë ose siç njihen më shumë sot “smartfonë”, ...
Nga Clare Nuttall “Intellinews”Sektorët e pasurive të patund...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...