LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet/Katastrofa aktuale mjedisore e shkaktuar nga ekonomitë e planifikuara komuniste

1 Qershor 2021, 07:11, Blog CNA
Faktet/Katastrofa aktuale mjedisore e shkaktuar nga ekonomitë e

?Linkiesta?

Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord me idenë se tregu i lirë po dështon përballë sfidave që lidhen me ndryshimin e klimës dhe problemeve të tjera mjedisore. Por a është vërtet kështu?Së pari, le të shohim se çfarë ndodhi në ish-shtetet socialiste.

Në vitin 1990, biologu dhe agronomi Zhores A.Medvedev bëri një vlerësim të Bashkimit Sovjetik:?Bashkimi Sovjetik humbi më shumë kullota dhe tokë bujqësore, për shkak të kontaminimit radioaktiv të sipërfaqes totale të tokës së kultivuar. Sipërfaqja e përgjithshme e tokës së kultivuar ka rënë me 1 milionë hektarë në vit që nga viti 1975.

Bashkimi Sovjetik po humbet pyjet e tij me të njëjtën shpejtësi që po zhduken edhe pyjet e shiut në Brazil. Në Uzbekistan dhe Moldavi, helmimi kimik me pesticide, ka çuar në nivele shumë të larta të prapambetjes mendore, saqë programet arsimore në shkollat ??e mesme dhe universitete u detyruan të modifikohen dhe thjeshtëzohen?.

Në librin e tyre të vitit 1992 ?Ekocidi në Bashkimin Sovjetik?, Marej Feshbah dhe Alfred Frendli arritën në përfundimin se ?asnjë civilizim tjetër industrial si ai rus, nuk ka helmuar më shumë tokën, ajrin dhe njerëzit e tij kaq sistematikisht dhe në kaq pak kohë?.

?Hapi i madh përpara? i Mao Ce Dunit

Në librin e tij ?Kupto tani të vërtetën?,Stiven Pinker përdor një grafik që përshkruan intensitetin e emetimeve tëCO2 për çdo dollar të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga viti 1820 deri në vitin 2014. Pra analiza nis në momentin kur vende si SHBA-ja dhe Britania filluan të industrializohen, duke emetuar gjithnjë e më shumë dioksid karboni në atmosferë.

Por nga vitet 1950 e më tej, grafiku konfirmon qartë se emetimet kanë filluar të bien. Zhvillimet në Kinë dhe Indi ndjekin një model të ngjashëm, duke arritur kulmin përkatësisht në fund të viteve 1970 dhe në mes të viteve 1990, para se të fillonin të binin. Në nivel global, intensiteti i emetimeve të karbonit ka rënë vazhdimisht për më shumë se gjysmë shekulli.

Një analizë më e afërt e grafikut, konfirmon se Kina ishte një anomali ekstreme në fund të viteve 1950, me një rritje më dramatike të emetimeve të karbonit sesa çdo vend tjetër në çdo lloj kohe tjetër që nga vitet 1820.Kjo ndodhi për shkak të eksperimentit më të madh socialist në historinë njerëzore, të ashtuquajturit?Hapi i Madh Përpara? i Mao Ce Dunit. Ai eksperiment, shkaktoi jo vetëm urinë më të madhe në histori dhe vrau 45 milionë njerëz, por shkaktoi ndërkohë edhe një katastrofë ekologjike.

Qëllimet ambicioze të Maos për prodhimin e çelikut, duhej të përmbusheshin përmes disa  fonderive të vogla të drejtuara nga fshatarët në të gjithë vendin. Shumë nga këto furra nuk funksionuan mirë, duke prodhuar asgjë tjetër përveç shufrave të hekurit me cilësi të dobët sa që ishin të padobishme për industrinë moderne.

Në fund të dhjetorit 1958, edhe Mao u detyrua ta pranonte se 40 për qind e çelikut të prodhuar ishte i papërdorshëm. Çeliku që mund të përdorej ishte prodhuar në fabrikat e çeliku të zakonshme, ndërsa skrapi vinte nga furrat e vogla. Për shkak të këtyre të fundit, emetimet e karbonit u rritën ndjeshëm dhe prodhimi ekonomik ra

Pra nuk ishte ndjekja e shfrenuar e fitimit nga kapitalistët, por ekonomia e planifikuar dhe socializmi, ato që kanë shkaktuar shkatërrimin më të madh mjedisor, jo vetëm në Bashkimin Sovjetik dhe Kinë, por në të gjitha vendet socialiste.

 Katastrofa mjedisore e Gjermanisë Lindore

Siç vë në dukje historiani gjerman Hubertus Knabe, një ekspert i historisë së Gjermanisë Lindore (RDGJ):?Një nga dëmtuesit më të mëdha të klimës në botë, ishte në fakt një vend që kishte shfuqizuar kapitalizmin:Republika Demokratike Gjermane?. Me 21 ton për frymë emetime të gazrave serë në fundin e viteve 1980, ky vend emetoi edhe më shumë ndotje në atmosferë sesa Shtetet e Bashkuara.

Kur kapitalizmi depërtoi edhe në Gjermaninë Lindore pas ribashkimit, emetimet e CO2 ranë me shpejtësi:nga 333 milion ton në vitin 1989 në 164 milion ton në vitin 1995. Emetimet ranë ndjeshëm edhe në vendet e tjera të ish-Bllokut Lindor, kur ato reformuan ekonomitë e tyre për t?iu përshtatur sistemit kapitalist.

Nga fundi i ekzistencës së saj, RDGJ emetoi në atmosferë 5 herë më shumë dioksid squfuri se sa Gjermania Perëndimore. Këto emetime patën një ndikim të madh, sidomos në dëmtimin e zonave pyjore. Në jug të republikës komuniste, ku ishin të përqendruara industritë e rënda të RDGJ, gati 1 në 2 fëmijë vuanin nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe pothuajse 1 në 3 kishte ekzema në lëkurë.

A ka faj kapitalizmi?

Historiani Hubertus Knabe vëren gjithashtu se:?Ashtu si shumë aktivistë të klimës sot, udhëheqja e RDGJ besonte se mënyra e vetme për të zgjidhur problemet mjedisore ishte zhdukja e kapitalizmit. Sipas mendimit të tyre, shfrytëzimi i natyrës ishte një rezultat i drejtpërdrejtë i lakmisë së kompanive private, të cilat duhej të zëvendësoheshin nga planifikimi i centralizuar social dhe ekonomik. Kjo, argumentuan ata, mund të ndodhte vetëm në socializëm.

Po a është vërtet kapitalizmi shkaku i ndryshimit të klimës dhe i shkatërrimit të mjedisit? Në vitin 2020, studiuesit e?Heritage Foundation?, krahasuan renditjen e vendeve në Indeksin e tyre të Lirisë Ekonomike me ato të Indeksit të Performancës Mjedisore të Universitetit të Jeilit (EPI), dhe zbuluan se vendet ekonomikisht më të lira – pra kapitalistët – kishin gjithashtu rezultatet më të larta në indeksin EPI, me një mesatare prej 76.1, ndërsa vendet ?përgjithësisht të lira? kishin një mesatare prej vetëm 70.2.

Pastaj, ekziston edhe një hendek i madh midis tyre dhe vendeve ?mesatarisht të lira?, performanca mjedisore e të cilave renditej shumë më poshtë (59.6 pikë). Vendet ?kryesisht jo të lira? dhe ?jo të lira?, kishin vlerësimet më të këqija (përkatësisht 46.7 dhe 50.3 pikë në indeksin e EPI). Prandaj, mjedisi nuk ndryshon nga shumë sektorë të tjerë. Madje, në këtë rast mund të thuhet se kapitalizmi nuk është problemi, por zgjidhja e problemeve mjedisore./CNA.al

Lajmet e fundit nga