
Pse Shtëpia e Bardhë mbylli një hetim mbi origjinën e Covid-19?
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
Nga Laura Dodsworth ?Spiked Online?
Duhet të keni frikë. Shumë frikë. Kjo është mënyra se si media iu qas pandemisë së Covid-19. Pra na u tha të kemi frikë nga gjithçka, nga akullorja tek sperma. Kini frikë nëse jeni shumë i gjatë. Kini frikë nëse jeni tullac. Kini frikë kur shkoni në dyqane,apo pranoni dërgesat me postë në shtëpi.
Dhe nëse jeni burrë, nuk duhet të shqetësoheni vetëm për spermën, por edhe për testikujt, funksionin e ereksionit dhe pjellorinë. Edhe gishtërinjtë tuaj janë në rrezik. Krijuesit e frikës janë të pamëshirshëm. Kini frikë nga kafshët shtëpiake. Vetëm kini frikë.
Mediat na kanë servirur një mori artikujsh të frikshëm mbi Covid-19 në vitet 2020 dhe 2021. Kur po shkruaja librin tim të ri ?Shtet i frikës:Si qeveria britanike e përdori frikën si një armë gjatë pandemisë?, unë hasa një panoramë titujsh të frikshëm. Ato ishin një tregues i rolit të rëndësishëm që media ka luajtur në krijimin e gjendjes sonë të frikës.
Sigurisht, mediat e lajmeve nuk duhet që t?i shmangen raportimit të lajmeve të frikshme gjatë një pandemie. Ato duhet të na njoftojnë mbi numrin e të vdekurve, politikat që po zbatohen për të luftuar pandeminë dhe zhvillimet e fundit shkencore. Por gjatë Covid-19, media shkoi përtej raportimit mbi pandeminë.
Duket se frika shet. Klima e frikshme që është krijuar edhe me ndihmën e medias ka qenë mbytëse. Numrat e të vdekurve raportoheshin vazhdimisht, pa përmendur kontekstin se sa njerëz vdesin çdo ditë në Britani në kohë normale. Raportoheshin shtrimet në spital por jo shërimet dhe daljet prej andej.
Për pasojë, Covid-19 paraqitej shpesh si një dënim me vdekje, si një sëmundje nga e cila nuk mund shërohesh dot, edhe pse dihej që në fillim se Covid-19 ishte një sëmundje e lehtë deri në mesatare për shumicën e njerëzve. Duke pasur parasysh sjelljen e medias, nuk është për t?u habitur që britanikët ishin një nga popullatat më të frikësuara në botë.
Studime të ndryshme treguan se ne ishim më të shqetësuar se sa vendet e tjera për përhapjen e Covid-19. dhe shumë më pak të sigurtë në aftësinë e qeverisë sonë për t?u përballur me të.
Një studim në korrikun e vitit 2020, tregoi se publiku britanik mendonte se 6-7 për qind e popullsisë britanike kishte vdekur tashmë nga Covid-19,shifër që ishte rreth 100 herë me e lartë sesa norma aktuale e vdekjeve në atë kohë. Në fakt, nëse do të kishin vdekur 6-7 për qind e britanikëve nga Covid-19, do të kishte rreth 4.500.000 kufoma.
Pra një tmerr që do ta kishim vënë re apo jo? Kur po studioja këtë psikozë të frikës, intervistova shumë qytetarë mbi mënyrën se si u ndikuan nga ?fushata e frikës? gjatë epidemisë. Shumë prej tyre më thanë se ishin frikësuar nga ato që dëgjonin më media.
?Nuk kishim se çfarë të bënim?- më tha Darren ?Ne shihnin vazhdimisht TV. Emisionet e mbrëmjes mbi numrin e të vdekurve, grafikët e mëdhenj na binin si bomba. Ishte si një apokalips. Frika ime nga virusi arriti kulmin?- shtoi ai.
Ndërkohë Sara më tha se në një moment hoqi dorë nga shikimi i BBC. ?Nëse do të shihje apo dëgjoje BBC çdo ditë, çfarë shprese do të kishe??- deklaron ajo. Fushata e frikës ndaj Covid-19 filloi që para se pandemia të godiste Britaninë e Madhe. Ne u përgatitëm nga videot e marra nga Vuhan i Kinës, të cilat më pas u shpërndanë gjerësisht nga mediat britanike.
Ato krijuan një panoramë apokaliptike, ku shfaqeshin qytetarë që shembeshin befas duke ecur në rrugë, mjekë me kostume dhe skafandra në kokë, kalimtarë të brengosur, dhe një qytet që u fut në një bllokim total. Media ka përgjegjësi që të na informojë. Por ajo ka gjithashtu përgjegjësi që të jetë e ekuilibruar.
Kjo nuk ndodhi as kur Covid-19 u shfaq për herë të parë në Kinë. Dhe as kur pandemia nisi të godasë Britaninë e Madhe. Përkundrazi, ne u bombarduam çdo ditë me shifrat e dhëna pa kontekst të vdekjeve të përditshme.
Disa nga njerëzit që intervistova folën për efektin e madh negativ që kishte pasur ky lloj mbulim sensacional nga media, në perceptimin e tyre mbi botën, për të mos përmendur mirëqenien e tyre mendore. Media duhet t?i shërbejë publikut. Por gjatë vitit të kaluar, ajo na terrorizoi.
Gazetat, emisionet e lajmeve e kështu me radhë,kanë detyrimin t?u japin lexuesve dhe shikuesve të tyre versionin më të mirë të së vërtetës. Diçka që mund të konstatohet nga një pyetje e kujdesshme. Atëherë çfarë shkoi keq? Sigurisht gazetarët janë njerëz, dhe u nënshtrohen të njëjtave shqetësime si ne të tjerët.
Ne të gjithë jemi të pajisur me të njëjtat mekanizma psikologjikë. Ndoshta vetë frika e tyre ua turbulloi gjykimin dhe raportimin. Ndoshta gazetarët nuk patën kohë për të shqyrtuar me hollësinë e duhur çdo imazh apo video që u vinte në redaksi, ose për të na raportuar të dhënat e Covid-19të shoqëruara me kontekstin e nevojshëm.
Por krahas frikës së vetë gazetarëve dhe mungesës së kohës, ka edhe faktorë të tjerë që mund të shpjegojnë frikën që u përhap masivisht nga media. Njëra prej tyre është motivimi financiar për të qenë sa më të bujshëm në raportim. Siç më tha një analist në media:?Kjo sjellje nxitet nga narcizmi dhe lakmia për para?.
Ai vazhdoi:?Rritjet e pagave në media, janë të lidhura me artikujt që kanë lejueshmërinë më të lartë. Gazetarët, raportimet e të cilëve klikohen më shumë në internet, përfitojnë edhe rritjet më të mëdha të pagave?. Fiksimi i gazetarëve pas klikimeve, mund të mos çojë në raportimin më të ekuilibruar të lajmeve.
Konferencat për shtyp nga kryeministri karakterizoheshin nga pyetje të buta dhe aspak sfiduese të tipit?Kur do të mbarojë epidemia??. Ndaj nuk është habi qëkur ?Press Gazette? kreu një sondazh me pyetjen ?A mendoni se gazetarët kanë bërë një punë të mirë në kërkimin e llogarisë ndaj qeverisë gjatë informimeve ditore të kësaj të fundit??, 70 për qind e qytetarëve u përgjigj me ?Jo?.
Në përgjithësi, gazetarët iu qasën pandemisë sikur bllokimi të ishte e vetmja përgjigje e saktë. Ata nuk investiguan dhe nuk e vunë në përgjithësi në pikëpyetje idenë e bllokimit. Madje disa janë përpjekur që ta shndërrojnë pandeminë në një lojë morale të thjeshtëzuar. Në përgjithësi, gazetarët u janë shmangur pyetjeve më sfiduese ndaj reagimit të autoriteteve ndaj pandemisë.
Dhe kjo mund të ketë ndodhur për shkak të afërsisë së mediave me pushtetin politik dhe ekonomik. Por redaktorët, pronarët e mediave, dhe vetë gazetarët mund të ndihen nën presion për të mbajtur marrëdhënie të mira me zëdhënësat e shtypit, të cilët në këmbim u japin atyre informacione të privilegjuara.
Pastaj ekziston fakti që qeveria dhe Instittu i Shëndetit Publik në Angli u bënë dy nga reklamuesit më të mëdhenj në vend. A mund të guxonin mediat të kafshonin dorën që i ushqente? Edhe pse vaksinat po dëshmojnë se janë të suksesshme, mediat janë ende duke na frikësuar mbi Covid-19.
Gjuha në titujt dhe brendinë e artikujve vazhdon të luajë me rreziqet dhe kërcënimet në horizont. Dhe ata që nuk veprojnë në përputhje me masat e forta të sigurisë vazhdojnë të demonizohen. Ndihet sikur kohërat e rrezikshme janë përpara. Dikur kishim frikë nga bombat bërthamore që mund të lëshoheshim mbi ne,pas shtypjes së një butoni të kuq në një vend të largët. Pastaj kishim frikë nga bombat e terroristëve. Tani bomba janë qeniet njerëzore.
Lajmet e këqija kanë pasur shumë ?krahë? kohët e fundit. Ndoshta në të ardhmen media do të ketë nevojë për imperativa të reja, dhe për më shumë kontrolle të fakteve. Dhe ju lutem, mos u përpiqni që të na frikësoni./CNA.al
Marrë me shkurtime
Shënim:Laura Dodsworth është shkrimtare, fotografe dhe kineaste britanike. Libri i saj i fundit titullohet?Shteti i frikës:Si qeveria britanike e përdori frikën si një armë gjatë pandemisë së Covid-19?
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
“Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët:që të dy jeto...
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Nga Leonid Ragozin “Politico.eu”Kur flasin për presidentin b...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Ne njerëzit jemi një specie...
Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri...
Nga Michael Brendan Dougherty “National Riview”Në fillim të ...
Avioni presidencial “Air Force One”, është një simbol i Shtë...
Nga Renato Cristin “American Thinker”Më 9 nëntor të vitit 19...
Nga Rick Gates“Newsmax”Vendimi i presidentit amerikan Xho Ba...
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme s...
Nga Helen Branswell “Stat News”Po mbushet gati 1 vit e gjysm...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”Kryeministri i Maqedonisë...
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Nuk është ndonjë gjë e habitshme që veprimtaria kriminale mu...
Nga Michael Dorstewitz “Newsmax”Në më pak se 4 muaj në detyr...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Policia ka kapur dhe vënë në pranga njërin nga autorët e d...
Policia e Shtetit njofton se ka ekstraduar shtetasin B.M.,...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ngjarjen ...
Analisti Lutfi Dervishi është shprehur se sfida e poli...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për mua...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...