LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka prova shkencore për eksodin biblik të drejtuar nga Moisiu?

3 Qershor 2021, 06:53, Blog CNA
A ka prova shkencore për eksodin biblik të drejtuar nga Moisiu?

Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë formuar themelet e civilizimit njerëzor, kanë një rëndësi të madhe kulturore. Një ngjarje e tillë që është shoqëruar me shumë spekulime për një kohë mjaft të gjatë është Eksodi që përmendet në Bibël i hebrenjve nga Egjipti për në tokat e tyre në Izeael.

Shumë njerëz kanë debatuar pro dhe kundër provave të Eksodit, me disa që sugjerojnë se ishte një ngjarje e vërtetë, dhe të tjerët që kërkojnë fakte shkencore. Është shumë e vështirë të arrihet në një përfundim specifik në lidhje me një nga ngjarjet e shquara fetare në histori.

Po nga duhen filluar kërkimet mbi Eksodin?Studiuesit biblikë, ata shkencorë dhe arkeologët, paraqesin shenja të ndryshme të disa aspekteve që kanë të bëjnë me Eksodin e hebrenjve nga Egjipti. Interesant është fakti se shumica e tyre i pranojnë në një formë ose në një tjetër provat që konfirmojnë vërtetësinë e asaj ngjarjeje.

Shembulli kryesor i provave për historinë e Eksodit është Stela Merneptah që daton që nga viti 1219 para Krishtit. Ai është një rekord ekstra-biblik mbi një grup njerëzish që quhen ?Izrael?. Stela Merneptah u krijua nga Faraoni Merneptah për të përkujtuar fitoret e tij ushtarake.

Stela përshkruan pushtimin e Ashkelon, Gezerit, humbjen e Izraelit. Stela ofron edhe provat më të hershme tekstuale që i referohen Izraelit si një grupim njerëzish. Ndërsa shumica e studiuesve, arkeologëve dhe studiuesve të Biblës, bien dakord se Eksodi ka ndodhur në një formë apo tjetrën, është e rëndësishme të gjesh prova për kohën.

Disa nga argumentet e zakonshme për kohën e Eksodit, thonë se ai ndodhi në shekullin XV-të ose XIII Para Krishtit. Provat më të dukshme mbi kohën e Eksodit janë të dukshme në një artikull të titulluar ?Provat e Eksodit:Një egjiptolog analizon historinë biblike të botuar në qershor 2016 në revistën?Biblik Arkeology Review?.

Artikulli kryesisht përqendrohet në faktin se Eksodi ndodhi në shekullin XIII Para Krishtit. Provat e përmendura në artikull, hipotetizojnë se Eksodi do të ketë ndodhur gjatë Periudhës Rameside, pra gjatë Dinastisë së XIX-të të Egjiptit.

Dëshmia e parë mbi të vërtetën e rrëfimit biblik të Eksodit, është ngjashmëria midis tre vendeve që përmenden në Bibël, dhe emrave të 3 vendeve në Egjipt gjatë periudhës Rameside. Sipas tregimeve biblike, populli i Izraelit u trajtua si skllav në Egjipt, dhe u detyrua të punojë për ndërtimin e qyteteve Ramses dhe Pitom.

Bibla tregon gjithashtu se izraelitët u larguan nga Egjipti pasi Egjipti u godit nga Dhjetë Plagët. Izraelitët u larguan nga Egjipti në kërkim të Tokës së Premtuar dhe kaluan Yam Suph, që përkthehet si Deti i Kuq ose Deti i Kallamit. Miti sugjeron se deti u nda më dysh për të lejuar kalimin e izraelitëve.

Emrat e vendeve të tilla si Ramses, Pitom dhe Yam Suph lidhen me vendet aktuale në Egjipt me emrin Pi-Ramesses, Pi-Atum dhe (Pa-) Tjuf. Një element tjetër interesant është fakti se emrat e të gjitha këtyre vendeve shfaqen së bashku vetëm në tekstet egjiptiane që i përkasin periudhës Rameside.

Me fillimin e Periudhës së Tretë të Mesme në Egjipt, rreth vitit 1085 para Krishtit, emri i Pi-Rameses filloi të zhdukej. Zbulimi i kampit të punëtorëve në Tebën Perëndimore, shërben gjithashtu si një pjesë e rëndësishme e provave të Eksodit. Arkeologët nga Universiteti i Çikagos në SHBA, zbuluan një tempull mortor në vitet 1930.

Mesa duket ai u krijua në emër të dy faraonëve të fundit të Dinastinë së shekullit të XVIII-të të Egjiptit, Aja dhe Horemheb. Aja ndërtoi tempullin,i pari në shekullin XIV Para Krishtit.

Kur Horemheb u ngjit në fron, ai e uzurpoi tempullin. Horemheb sundoi nga pjesa e fundit e shekullit XIV deri në fillimin e shekullit XIII Para Krishtit.

Por Ramsesi IV, që sundoi në shekullin XII-të Para Krishtit, urdhëroi që tempulli i Ajas dhe Horemhebit të shkatërrohej. Atëherë, çfarë na tregon mbi Eksodin kjo histori e tempujve të faraonëve?Në fakt, një zbulim tjetër i bërë gjatë gërmimeve, është arsyeja kryesore pse Tempulli i Ajas dhe Horemheb bëhet një provë e rëndësishme e Eksodit.

Kjo pasi gërmimi çoi në zbulimin e një kampi për punëtorët,të cilët kishin për detyrë ta prishnin tempullin. Planimetria e shtëpisë i ngjante modelit tipik të një banese me 4 dhoma, që është zbuluar në shtëpitë izraelite të epokës së hekurit.

Pjesa tjetër e rëndësishme e provave që mbështesin Eksodin biblik, i referohet Amenopa Onomastikon. Në thelb është një listë e fjalëve të kategorizuara të shkruara në Periudhën e Tretë të Mesme në Egjipt. Shkrimi i papirusit përmban emrin vendor semit brk.t, që flet në fakt për Liqenet e Pitom.

Një popullsi që fliste gjuhën semitike, mund të ketë jetuar në rajon për një periudhë mjaft të gjatë, duke sugjeruar kështu prova që vërtetojnë Eksodin. Tani, pjesa më e rëndësishme por edhe e diskutueshme e historisë së Eksodit është roli i Moisiut.

Njerëzit e perceptojnë Moisiun si një person kyç në historinë e Eksodit. Ai është vlerësuar si shpëtimtari i izraelitëve që arritën të ndajnë edhe detin për t?u çliruar nga robëria. Historitë e ndryshme mbi jetën e Moisiut, thonë se ai u gjet që foshnje mbi një shportë në lumin Nil, dhe u rrit dhe edukua në shtëpinë e faraonit.

Historia e Moisiut përmban edhe shumë elementë të çuditshme, të tilla si Dhjetë plagët, dhe si u varros nga Zoti pas vdekjes. Si udhëheqës, Moisiu i drejtoi izraelitët në beteja dhe drejtoi gjyqet e tyre. Në të njëjtën kohë ai ishte një profet, duke u kthyer në një farë mënyre në një figurë priftërore.

Moisiu ishte padyshim një udhëheqës me aftësinë për të bindur mijëra njerëz të ndërmerrnin një sipërmarrje shumë të rrezikshme. Por ka prova të kufizuara se ai ka qenë i lidhur me mrekullitë dhe ngjarjet e tjera të pashpjegueshme tek Eksodi.

Midis shumë ngjarjeve të lidhura me Eksodin, ndarja më dysh e Detit të Kuq do të jetë gjithmonë një moment kryesor. Shumë besimtarë mendojnë se ajo është një nga mrekullitë më mahnitëse nga Zoti për të shpëtuar disa njerëz të zgjedhur prej tij.

Por inxhinieri Karl Drjus ngre hipotezën se ajo mund të ketë qenë një ngjarje natyrale, një zbaticë e madhe, e pasuar më pas nga një baticë. Drjus është bazuar në studimet e një arkeologut dhe egjiptologut Xhejms Hofmajer, për të krijuar një hartë për pamjen e mundshme të Deltës Lindore të Nilit rreth kohës së shekullit të 12-të para Krishtit.

Dëshmitë e Drjus sugjerojnë se uji u grumbullua në Liqenin e Tanis, u tërhoq dhe krijoi

një urë të gjatë tokësore me përmasa tre deri në 4 kilometra./CNA.al

Lajmet e fundit nga