LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Danimarka e ndihmoi SHBA-në të përgjonte aleatët evropianë?

2 Qershor 2021, 12:49, Blog CNA
Pse Danimarka e ndihmoi SHBA-në të përgjonte aleatët

Nga Jan M.Olsen ?Associated Press?

Kopenhagen – Disa vende evropiane kërkojnë nga Danimarka shpjegime se përse shërbimi i saj i huaj sekret, pretendohet se ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara të spiunonin udhëheqësit evropianë, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, më shumë se 7 vjet më parë.

?Ne duam hapjen e letrave në tryezë?-u shpreh ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hulkvist, duke shtuar se është?e papranueshme që të përgjosh aleatët?.

Ligjvënësi danez Karsten Hoenge i Partisë Socialiste me prirje të majta, që po mbështet qeverinë socialdemokratike të Danimarkës, deklaroi të hënën se ai do të thërrasë në një interperlancë në parlament ministrat danezë të Mbrojtjes dhe Drejtësisë për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çështje.

?Qeveria duhet të japë sqarime se si ka mundësi që Danimarka ka qenë e gatshme t?i ofrojë një shërbim të tillë inteligjencës amerikane, dhe çfarë do të thotë për bashkëpunimin me vendet fqinje të Danimarkës?- deklaroi ai.

Televizioni danez DR, raportoi të Dielën se Shërbimi Informativ i Mbrojtjes, i njohur në Danimarkë si FE, ndërmori në vitin 2014 një hetim të brendshëm nëse Agjencia e Sigurisë Kombëtare të SHBA (NSA) kishte bashkëpunuar me homologët e saj danezë për të spiunuar kundër Danimarkës dhe vendeve fqinje.

Hetimi arriti në përfundimin se NSA, kishte përgjuar udhëheqësit dhe zyrtarët politikë në Gjermani, Francë, Suedi dhe Norvegji. Kryeministrja norvegjeze Erna Solberg tha se ishte ?e papranueshme që vendet që kanë bashkëpunim të ngushtë midis tyre, të ndiejnë nevojën për të spiunuar njëri-tjetrin, apo të marrin informacione në lidhje me ta?.

Spiunimi ndaj të tjerëve ?krijon më shumë mosbesim sesa e nxit bashkëpunimin, ndaj nuk është një investim i zgjuar për Shtetet e Bashkuara?, deklaroi ajo për televizionin shtetëror norvegjez NRK. Sipas televizionit danez DR, operacioni i pretenduar sekret midis Shteteve të Bashkuara dhe Danimarkës u kodua me emrin ?Operacioni Dunhammer?.

Raportohet se ai i dha mundësi NSA të merrte të dhëna duke përdorur si parametra kërkimi numrat e telefonit të politikanëve të njohur. DR theksoi se raporti i tij ishte bazuar në intervista me 9 burime që kishin folur në kushte anonimati, dhe që thuhej se kishin qasje në informacionin e klasifikuar të mbajtur nga FE.

Ndërkohë, edhe shërbimi sekret ushtarak danez thuhet se e ndihmoi NSA-në nga vitet 2012-2014.?Nëse lajmi është i vërtetë(…) kjo sjellje nuk është e pranueshëm midis aleatëve?- u shpreh presidenti francez Emmanuel Macron, vendi i të cilit dyshohet se ishte në shënjestër të operacionit të shërbimeve sekrete amerikane.

?Unë jam i bindur që ne duhet të kultivojmë një marrëdhënie besimi midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Midis nesh nuk ka vend për dyshime?- u tha ai gazetarëve. Në këtë kuadër, Macron kërkoi nga SHBA të hedhë ?plotësisht dritë mbi faktet e së kaluarës?, por edhe mbi ?praktikat aktuale?.

Duke folur në të njëjtën konferencë shtypi virtuale pas bisedimeve dypalëshe të hënën midis Parisit dhe Berlinit, Merkel tha se çështja e përgjimit të NSA-së,ishte diskutuar më herët me Shtetet e Bashkuara, dhe Gjermania e kishte bërë të qartë në atë kohë pozicionin e saj se ?spiunimi midis miqve? nuk ishte i pranueshëm.

?Ajo që ishte e vërtetë atëherë, është e vërtetë edhe sot. Qeveria daneze dhe Ministri i Mbrojtjes atje, e kanë thënë shumë qartë se çfarë mendojnë mbi këtë çështje?- shtoi Merkel. ?Në këto kushte, unë shoh një bazë të mirë, që përveç sqarimit të kësaj çështjeje, të ndërtohet në të ardhmen një marrëdhënie vërtet e besueshme midis aleatëve?- theksoi ajo.

Raportet e vitit 2013, sipas të cilave NSA përgjoi telefonat e zyrtarëve më të lartë të qeverisë gjermane, përfshirë kancelares Merkel, shkaktuan një përplasje të fortë diplomatike midis Berlinit dhe Uashingtonit, që përkeqësoi marrëdhëniet e mira me administratën e presidentit Barack Obama.

Po në atë kohë ekzistonin raporte që vetë shërbimi sekret gjerman BND, mund të ketë ndihmuar SHBA të spiunojë kompani dhe zyrtarë evropianë. Ish-kontraktori i NSA, Eduard Snouden, që zbuloi detaje të programeve sekrete amerikane të përgjimit po në vitin 2013, reagoi ndaj raportit të televizionit DR me një postim ironik në Twitter në gjuhën daneze:?Oh, pse nuk na paralajmëroi askush??

Në një koment me shkrim për DR, Ministri danez i Mbrojtjes Trine Bramsen tha se qeveria e tij nuk mund të diskutojë publikisht çështje që i përkasin shërbimeve të inteligjencës. Ai shtoi se qeveria aktuale ka ?të njëjtën pikëpamje? si ish-qeveria socialdemokratike e drejtuar nga Hele Torning-Shmidt që ishte në pushtet gjatë asaj periudhe:?Përgjimi sistematik i aleatëve të ngushtë, është i papranueshëm!?

Në gusht të vitit të kaluar, Bramsen shkarkoi kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme, pasi një vëzhgues i pavarur e kritikoi ashpër shërbimin sekret për përgjime të paligjshmedhe shkeljen e ligjeve të vendit.

Danimarka ka dy agjenci të inteligjencës, Shërbimin e Inteligjencës së Mbrojtëse, që është gjithashtu përgjegjës për inteligjencën ushtarake, dhe Shërbimin e Brendshëm danez të Sigurisë dhe Inteligjencës, të njohur shkurt si PET në gjuhën vendase./CNA.al

Lajmet e fundit nga