
Partia Komuniste e Kinës kundër botës, ne duhet ta luftojmë para se të jetë tepër vonë
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fundit nga sëmundje të papritura dhe misterioze. CIA, Departamenti i Shtetit, Pentagoni, dhe të gjitha agjencitë kryesore qeveritare ndihen të rrezikuara. Sipas tyre bëhet fjalë për një dukuri që nuk duhet nënvlerësuar nga administrata Bajden.
Në vitin 2016, një zyrtar i lartë i ambasadës amerikane në Kubë,u ankua për simptomat e para të asaj që më vonë do të merrte emrin ?Sindroma e Havanës?. Pas tij, e njëjta sindromë do të prekte njerëz të tjerë, sërish zyrtarë amerikanë në zona të tjera të botës.
Jo të gjithë reagojnë në të njëjtën mënyrë. Simptomat janë shumë të ndryshme nga njëri rast tek tjetri:ato variojnë nga migrena shumë e rëndë, deri në lodhje të madhe fizike, humbje e ekuilibrit dhe marramendje apo zhurmë në vesh.
Deri më tani, numri i përgjithshëm i të prekurve nga kjo sindromë ka arritur në 130 persona. Por shkaqet e ?Sindromës së Havanës? nuk dihen ende me siguri. Dhjetorin e vitit të shkuar një dokument i qeverisë amerikane,tha se shkaku më i besueshëm ishte ekspozimi direkt dhe i vazhdueshëm ndaj valëve elektromagnetike me frekuencë të lartë.
?Që nga dhjetori i vitit 2016, disa zyrtarë kanë dëshmuar se ndiheshin si të bombarduar nga një presion i veçantë në kokën e tyre. Të tjerë thanë se kishin dëgjuar tinguj të ngjashëm me një tufë të madhe zogjsh që i ndiqnin nga dhoma në dhomë. Por kur hapnin një derë të jashtme tingujt ndërpriteshin papritur.
Disa të tjerë kanë raportuar se ndihen sikur janë të goditur me një rreze të padukshme energjie. Përvojat janë kaq shumë të ndryshme saqë mjekët e kanë pasur të vështirë të vendosnin një diagnozë të qëndrueshme, shkroi Adam Entus në një shkrim të gjatë për ?The New Yorker?.
Një nga rastet e përmendura ka të bëjë me një zyrtarët e lartë të CIA-s, që kreu një udhëtim të fshehtë në Kubë në verën e vitit 2017. Ajo ishte duke fjetur në dhomën e saj në ?Hotel Nacional? kur u zgjua duke ndjerë një gumëzhitje të çuditshme dhe një ndjenjë presioni të fortë në kokën e saj.
Disa ditë më vonë, kur u kthye në selinë e CIA-s, ajo filloi të kishte probleme me shikimin dhe ekuilibrin, duke ia bërë të pamundur leximin apo ngarjen e makinës. Në atë kohë, ajo ishte anëtarja e rangut më të lartë në CIA që u prek nga kjo sindromë.
Ai incident e bindi Majk Pompeo, kreun e atëhershëm të CIA-s, që të mbyllte stacionin e agjencisë në Havanë. Ndërkohë Sekretari i Shtetit,Reks Tilerson, i tërhoqi diplomatët amerikanë nga vendi komunist.
?Pas ngjarjeve në Kubë, pati disa incidente të tjera potencialisht të lidhura me të parën, të cilat CIA u përpoq që t?i hetonte. Një nga këto përfshiu një oficer të shërbimit sekret që në fundin e vitit 2017, u zgjua në një dhomë hoteli në Moskë, duke pasur marramendje të forta. Vetëm në verën e vitit 2020, kur 2 anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë raportuan episode të ngjashme me ?Sindromën e Havanës?, eprorët e tyre vendosën të ndërmerrnin një analizë të nivelit qeveritar, duke e rihapur dosjen? theksohet në artikullin e ?The New Yorker?.
130 rastet me këtë sindromë, nuk kanë të bëjnë vetëm me agjentë dhe diplomatë që punojnë në Kubë, por me zyrtarë të të gjitha llojeve dhe në çdo pjesë të botës, nga Kolumbia në Kirgistan, nga Uzbekistani në Austri.
Këto përveç rasteve të konstatuara brenda Shteteve të Bashkuara:të paktën 4 ishin zyrtarë të administratës Trump në Shtëpisë së Bardhë. Për shembull, një rasti i ngjashëm i kishte ndodhur një zyrtari të lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëntorin e vitit të kaluar.
Ai sapo ishte kthyer nga një udhëtim pune jashtë vendit,dhe sapo ishte ulur në tryezën e tij në Zyrën Ekzekutive Ajzenhauer, përballë West Wing, në ambientet e Shtëpisë së Bardhë kur nisi të kishte shqetësime.
Në fund të ditës pasi kishte dalë nga puna dhe po i drejtohej makinës së tij të parkuar disa qindra metra më tej midis Shtëpisë së Bardhë dhe Monumentit të Uashingtonit, befas nisitë dëgjonte një zhurmë në veshët e tij. Pak çaste më vonë filloi të kishte vështirësi në kontrollimin e lëvizjeve të këmbëve dhe gishtërinjve.
Nuk arrinte as të fliste. Para se të mbërrinte tek makina u rrëzua përtokë dhe e kuptoi se nuk ishte në gjendje të ngiste makinën. Me shumë vështirësi kishte arritur të hapte aplikacionin ?Lyft? në telefonin e tij dhe kishte kërkuar që të dërgohej në spital. Kur mbërriti urgjenca kishte menduar:?Unë ndoshta nuk do të dal gjallë nga kjo situatë!?.
Në fillim mjekët menduan se mund të kishte pësuar një goditje në tru, një hipotezë që u hodh poshtë pas një skaneri MRI. Edhe testet e gjakut nuk zbuluan asgjë të pazakontë. Mjekët e hutuar dyshuan se ai mund të kishte përjetuar një formë të çuditshme e migrenës.
U deshën rreth dy orë para se ai të ishte në gjendje të fliste sërish. Kur doli nga spitali të nesërmen, ai kishte sërish dhimbje të forta koke. Thelbi i kësaj historie është se në nivelin shkencor, mjekët nuk e kanë sqaruar ende plotësisht se çfarë kishte ndodhur.
Gjithsesi, të gjitha këto raste duket se kanë një lidhje me Rusinë. Disa raste të ?Sindromës së Havanës? përfshinë oficerë të lartë të stacionuar në vendet me një prani të fortë të ushtrisë ose shërbimit sekret rus. Në fakt sipas të dhënave të vendndodhjes, më shumë se sa një person i prekur nga sindroma ishte në afërsi të automjeteve të GRU – shërbimi sekret i ushtrisë ruse – kur filloi që të shfaqte simptoma.
Disa krerë të agjencive amerikane janë të bindur për këtë. Por nga CIA dhe Departamenti i Shtetit ka pasur një hezitim për të akuzuar publikisht rusët. Vetë administrata Trump nuk deshi të drejtonte gishtin nga Vladimir Putinit dhe njerëzit e tij, pa pasur siguri totale për këtë çështje.
?Zyrtarët e lartë të administratave Trump dhe Bajden, privatisht dyshojnë se përgjegjëse për ?Sindromën e Havanës? është Rusia. Hipoteza e tyre është se agjentët e GRU-së kanë përdorur pajisje me valë elektromagnetike kundër zyrtarëve amerikanë për të mbledhur informacione nga kompjuterat dhe telefonat e tyre.
Këto pajisje mund të shkaktojnë edhe dëmtime serioze në shëndetin e njerëzve nëse drejtohen direkt ndaj tyre. Gjithsesi, gjatë 4 viteve të fundit, agjencitë amerikane të inteligjencës amerikane nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë ndonjë provë për të mbështetur këtë teori, dhe lëre më pastaj prova të mjaftueshme për të fajësuar publikisht Rusinë.
Administrata Bajden duket se është më e prirur se ajo e mëparshmja të marrë parasysh hipotezën e një sulmit rus. Drejtori aktual i CIA-s, Uilliam Bërns, në detyrë që nga data 19 mars, u ka thënë privatisht kolegëve të tij në administratë dhe anëtarëve të Kongresit se ai beson se këto janë sulme të qëllimshme./CNA.al
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Laura Dodsworth “Spiked Online”Duhet të keni frikë. Shum...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
“Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët:që të dy jeto...
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Nga Leonid Ragozin “Politico.eu”Kur flasin për presidentin b...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Ne njerëzit jemi një specie...
Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri...
Nga Michael Brendan Dougherty “National Riview”Në fillim të ...
Avioni presidencial “Air Force One”, është një simbol i Shtë...
Nga Renato Cristin “American Thinker”Më 9 nëntor të vitit 19...
Nga Rick Gates“Newsmax”Vendimi i presidentit amerikan Xho Ba...
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Banorët e Bregut të Lumit, përmbytjen e nëntorit të vitit ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Një person është vënë në pranga nga policia e Kurbinit...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 17 në Korçë. ...
Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara në qytetin e Kor...
Në Shqipëri, fenomeni i bullizmit është një nga format...
Nga Gjermania dhe Franca, e deri në Republikën Çeke, s...
Prej disa ditësh vendi ynë ndodhet në mbizotërimin e k...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një...
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas pë...
Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, tha të hënën se Kri...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërriti ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Sot, më 30 janar 2023, dollari amerikan blihet me 107 ...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...