
Si vdiq Kleopatra, faraonia e fundit e Egjiptit
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Justin Urquhart Stewart ?New Europe?
Një aeroplan që devijon nga itinerari i tij, nuk është ndonjë lajm i ri. Edhe kërcënimet me bomba mund të jenë të rralla, por nuk janë më një risi. Por një avion luftarak që ?shoqëron? një avion nga destinacioni i pritshëm në një vend tjetër, është diçka krejtësisht tjetër.
Devijimi i udhëtimit të avionit të linjës ?Ryanair 4978?, që po udhëtonte nga Athina në Vilnius më 23 maj, dhe që u detyrua të ulej në Bjellorusi, ishte një akt i motivuar politikisht, që synonte arrestimin e një opozitari bjellorus që e kishte acaruar regjimin.
Ajo që duhet të bëjmë, është ta vëmë këtë ngjarje në perspektivë në lidhje me atë që po ndryshon rreth kontinentit tonë, veçanërisht duke përfshirë politikën, por edhe ekonominë më të madhe të rajonit, si dhe atë të kombeve individuale.
Në nivelin global, autoritarizmi duket se ka qenë i suksesshëm në aspektin e përdorimit të pushtetit, dhe pranimi i tij nga popullatat e prekura ka qenë në pjesën më të madhe i jashtëzakonshëm. Një përjashtim i dukshëm ka qenë prania e vazhdueshme e demonstruesve në Minsk dhe zonat kryesore të Bjellorusisë, të cilët janë ngritur me shumë guxim kundër policisë së mirë-armatosur dhe KGB-së bjelloruse.
Padyshim, pushteti i udhëheqësit rus ka pasur një ndikim të rëndësishëm. Paranoja që kanë pasur udhëheqësit rusë përgjatë shekujve në lidhje me ndërhyrjet e huaja, është ende e ngulitur thellë tek klasa politike dhe shërbimet ruse të inteligjencës.
Kjo është në një farë mase e kuptueshme duke pasur parasysh historikun e pushtimeve dhe ndërhyrjeve të huaja në Rusi, nga mongolo-tartarët tek polakët, tek Napoleon Bonaparti dhe ndërhyrjet ushtarake pas Revolucionit të Tetorit, dhe natyrisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Rusët nxjerrin me të drejtë në pah dhimbjen, përpjekjet dhe humbjet e tyre në ato luftëra. Por sot po shohim që Rusia të përfitojë nga një udhëheqje evropiane e dobët, e lëkundur dhe e pashpresë për të shtrirë ndikimin e saj, jo vetëm në Evropë, por në një shkallë më ndërkombëtare, dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme.
Tani le të shkojmë në Ukrainë, ku Putini po teston sërish Evropën me aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen për separatistët në dy rajone të Ukrainës Lindore. Thirrjet e ukrainase për mbështetje kanë sjellë pak veprime apo mbështetje direkte, dhe vetëm denoncime dhe disa sanksione që nuk e kanë dëmtuar rëndë regjimin.
Dhe me ndërtimin e afërt të gazsjellësit ?Nord Stream-2?, Rusia luan një kartë tjetër duke i siguruar direkt Gjermanisë furnizimin me gazin e saj. Gjermania ka qenë e bekuar duke pasur udhëheqësen më të fortë dhe më të suksesshme demokratike që mund të ketë në formën e Angela Merkel, por ndërsa mandati i saj i fundit po mbaron, duket se nuk ka asnjë politikan me një staturë të ngjashme që ta zërë vendin e saj.
Pastaj kemi një fuqi tjetër të BE-së, Francën. Marin Lë Pen duket se ka ri-forcuar aq shumë pozitën e saj, sa që është gati i sigurt një tjetër sulm demokratik ndaj Elizesë. Dhe kjo jo sepse drejtuesja e ekstremit të djathtë është shumë e aftë, por sepse udhëheqësit demokratikë shihen nga publiku francez si të dobët dhe joefektivë.
Një histori e ngjashme mund të tregohet për Poloninë dhe Hungarinë, ku nuk janë të rralla frazat të tipit ?E kemi ndërruar dominimin nga Moska dhe Partia Komuniste Sovjetike, me kontrollin dhe diktatin e burokratëve të Brukselit?.
Një element tjetër i kësaj narrative ishte Brexit, i zgjedhur nga pak më shumë sesa gjysma e popullsisë britanike. Edhe ai referendum ishte një bast i fituar nga populistët dhe siç mund të parashikohej krijoi jo pak shqetësime në të dyja anët e Kanalit.
Kjo ka krijuar jo pak probleme për buxhetin e BE-së, pasi është tërhequr një nga kontribuesit më të mëdhenj. Por britanikët kanë nisur ta pranojnë dalëngadalë se ekonomia e tyre kombëtare do të jetë më e varfër, të paktën në një periudhë afatshkurtër.
Problemet në tregti për shkak të vonesave, sistemeve të reja dhe burokracisë, kanë pasur që tani një ndikim negativ, ndërsa tani po ndihet direkt mungesa e fuqisë punëtore, nga prodhimet bujqësore që nuk po korren kur duhet, deri tek industria e mikpritjes.
Kjo e fundit u ndikua padyshim nga bllokimet e pandemisë, por fakt është se ka një rënie të konsiderueshme të fuqisë punëtore nga vendet kontinentale të Evropës, gjë që ka një efekt dramatik në kafenetë dhe restorantet të cilat po rihapen plotësisht.
Duke hedhur sytë mbi Evropë, ne mund të shohim efektin më të gjerë që kanë këto ndryshime politike. Unë mendoj se problemi kryesor është ai e besimit, pasi ai është faktori kryesor për investime dhe zgjerim. Destabilizimi i viteve të fundit, i shkaktuar nga liderët autoritarë mbi demokracitë e paqëndrueshme do të ketë efektin e tyre.
Evropa duhet të ketë një plan të qartë post-pandemik për të riaktivizuar ekonomitë e saj brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Kjo gjë kërkon një udhëheqje e qartë dhe efektive nga demokracitë, e cila për momentin duket shumë e vështirë për t?u gjetur.
Demokracia është një ?produkt? i çmuar që është i vështirë të fitohet. Ajo mund të humbasë lehtësisht, qoftë përmes indiferencës apo edhe thjesht vetëkënaqësisë pompoze. Pas katastrofave të dy luftërave botërore të shekullit XX dhe dekadave të sundimit komunist në gjysmën lindore të kontinentit, Evropa ka krijuar një pasuri të madhe për veten e saj.
Por kjo forcë ekonomike nuk duhet të shpërbëhet nga injoranca politike apo marrëzia.
Unë besoj se kemi një mundësi të shkëlqyer për një zhvillim shumë emocionues. Por kjo kërkon një vizion të madh politik, udhëheqje dhe veprim./CNA.al
European weakness and the rise of authoritarians
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Elisabeth Braw, Politico.euAleatët evropianë të Danimark...
Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkoj...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fund...
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Laura Dodsworth “Spiked Online”Duhet të keni frikë. Shum...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
“Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët:që të dy jeto...
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Nga Leonid Ragozin “Politico.eu”Kur flasin për presidentin b...
Nga Martin Wolf “Financial Times”Ne njerëzit jemi një specie...
Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri...
Nga Michael Brendan Dougherty “National Riview”Në fillim të ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrug...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...