LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetë Franca përgjon miq dhe armiq, atëherë pse zemërohet Emmanuel Macron?

7 Qershor 2021, 08:05, Blog CNA
Vetë Franca përgjon miq dhe armiq, atëherë pse

Nga John Keiger ?The Spectator?

Zemërimi i shtirur në Berlin – por kryesisht në Paris ? ndaj zbulimit të përdorimit të  shërbimeve sekrete daneze nga ana e SHBA-së për të mbajtur nën kontroll trafikun e komunikimeve përmes kabllove nëndetare, me synim përgjimin e udhëheqësve evropianë shkakton më shumë sesa vetëm një buzëqeshje ironike.

Aleatët i kanë spiunuar gjithmonë aleatët e tyre, dhe kjo për arsye legjitime. Por, pak prej tyre kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë gjë sa francezët. Dhe si president i Francës dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura franceze, Emmanuel Macron është me siguri plotësisht i vetëdijshëm për këtë fakt.

Shërbimi sekret francez mbi inteligjencën e huaj, DGSE, drejton një program përgjimi të kabllove të komunikimit të shtrira në fundin e detit, duke spiunuar njëlloj si armiqtë po ashtu edhe miqtë, në mënyrë të ngjashme me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare në SHBA (NSA),  ose britaniken GCHQ.

Programi i ushtrisë franceze, Emeraude, përgjon dhe deshifron komunikimet e koduara diplomatike dhe industriale të rivalëve por edhe miqtë të tyre në të gjithë botën. Franca në fakt është anëtare e rrjetit të dytë më të rëndësishëm të spiunazhit perëndimor të njohur si  ?Nëntë Sytë?.

Partnerët e tij, përveç Pesë të Famshmëve janë Hollanda dhe Norvegjia dhe …Danimarka. Për dikë që ka një ndjeshmëri kaq të madhe ndaj historisë, Macron e di se Franca ka një histori të gjatë të përgjimit dhe dekodimit të komunikimeve diplomatike të miqve dhe aleatëve, apo të ?ruajtjes së sigurisë? të ambasadave të tyre.

Dhe francezët kanë qenë të shkëlqyer në këtë punë, pjesërisht edhe si rezultat i matematikanëve të tyre të nivelit të lartë, të cilët kanë qenë në gjendje të thyejnë kode të sofistikuara diplomatike. Para Luftës së Parë Botërore, francezët përgjonin rregullisht komunikimet diplomatike të shumicës së fuqive evropiane.

Në vitet 1920, francezët dhe britanikët përgjonin dhe deshifronin rregullisht korrespondencën diplomatike të njëri-tjetrit. Në fund të viteve 1930, kur dukej se një luftë e re globale ishte afër, francezët (por edhe britanikët) dëshironin të dinin nëse mund të mbështeteshin tek SHBA-ja si një aleate në një luftë të mundshme kundër Gjermanisë.

Kjo gjë i motivoi ata të përgjonin vazhdimisht ambasadat amerikane në Paris, Londër dhe gjetkë. Duke filluar nga viti 1937, shërbimet sekrete franceze spiunuan aleaten e Francës, Belgjikën, për të zbuluar se si deklarata e saj e fundit e neutralitetit mund të ndikonte tek Franca në rastin e shpërthimit të luftës.

Të gjithë këta shembuj lënë të kuptohen arsyet se përse shtetet spiunojnë miqtë dhe aleatët e tyre. Ashtu siç natyra që e urren boshllëkun, edhe shtetet e urrejnë të kapurit në befasi. Ato synojnë që të shmangin një lëvizje befasuese nga armiqtë e tyre të mundshëm, por edhe aleatët e tyre, dhe këtë e bëjnë përmes përgjimit të të dyja palëve.

Fjalët e Lord Palmerston mbi real-politikën, e shpjegojnë më së miri këtë qasje:?Ne nuk kemi asnjë aleat por edhe asnjë armik të përhershëm. Vetëm interesat tona janë të përjetshme dhe të përhershme, dhe vetëm ato kemi detyrimin t?i ndjekim?.

Luftërat zhvillohen zakonisht si koalicione. Në kohëra paqeje,një shtet ndërton aleanca për çdo skenar lufte. Por a nuk është e ligjshme që një shtet të dëshirojë të dijë nëse aleati i vet, ose aleati i mundshëm, është i besueshëm dhe besnik?

A nuk duhet të synojnë ata të dinë nëse angazhimi i tyre politik për të rrëmbyer armët për të mbrojtur aleatin e sulmuar është i besueshëm, apo nëse forcat e tyre të armatosura dhe ekonomia janë në lartësinë e duhur të punës?

Pra, a nuk është një lojë e ndershme të dëshirosh të njohësh pikat e forta dhe të dobëta të aleatit tënd,përpara se të jetë tepër vonë? Strategu i madh i shekullit V Para Krishtit Sun Tzu na mësoi në librin i ti ?Arti i luftës? të njohim veten para se të njohim armikun tonë. Por a nuk janë aleatët një zgjatim i vetvetes?

Sigurisht, ambasadat, atashetë e mbrojtjes dhe oficerët e ndërlidhjes ekzistojnë për të komunikuar me aleatët, dhe për të zbuluar natyrën e tyre të vërtetë. Por emisarë të tillë të nderuar nuk mund të gjejnë gjithnjë dobësi tek e vërteta të një aleati, ose të dinë shkallën nëtë cilën është objektiv informacioni që ata ndajnë.

Në vitin 1939, Çërçilli e pranoi se Franca kishte ushtrinë më të madhe në Evropë,ndaj Franca nënshkroi një pakt me Britaninë për të mos bërë një paqe të veçantë. Në aleanca, cilido qoftë qëllimi i përbashkët, shtetet individuale kanë ende interesa dhe afate të ndryshme kohore për arritjen e tyre.

Gjatë viteve 1950-1960, shërbimet holandeze të inteligjencës ishin më të zëna me spiunimin e anëtarëve të NATO-s sesa të shteteve të Traktatit të Varshavës, pikërisht për të vlerësuar besueshmërinë e tyre. Shërbimi gjerman i inteligjencës së jashtme, BND, spiunoi politikanët amerikanë të presidencës së Barak Obamës, i shqetësuar për angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s.

Si duhet të ndihet sot SHBA për mbështetjen e vazhdueshme të politikanëve gjermanë për ?Nord Stream 2?? Këtu gjen justifikimin spiunimi i miqve dhe aleatëve. Pastaj është çështja e zbulimit të spiunazhit brenda një aleance. Rrjeti i spiunëve të Pesëshes së Kembrixhit i shkaktoi dëme të mëdha jo vetëm Britanisë së Madhe, por dhe interesave të SHBA-së dhe NATO-s.

A duhet të lejohen aleatët të monitorojnë partnerët e tyre, në mënyrë që të gjurmojnë spiunët e huaj të mundshëm dhe të testojnë sistemet e tyre? Kjo do të duket se është një lojë e ndershme midis partnerëve të ?Five Eyes?. Më mirë të të spiunojnë amerikanët sesa rusët apo kinezët.

Spiunimi midis miqve dhe aleatëve është diçka e zakonshme. Tronditja morale e udhëheqësve politikë evropianë është hipokrite, sidomos e Francës, njërës prej fuqive më të shquara të inteligjencës në botë dhe me një histori të gjatë të spiunimit të miqve./CNA.al

Lajmet e fundit nga