
Cila është kauza e Amerikës në botën e sotme?
Nga Patrick Buchanan“Newmax”“Ma hiqni këtë buding; është një...
Ndërsa fuqitë e botës ngrihen dhe bien në mënyrë të vazhdueshme, mërgimi dhe dëbimi (ostracizmi) kanë qenë përgjithmonë elementë të gjithë-pranishëm të historisë njerëzore. Nga këto të dyja kanë vuajtur individë dhe kombe, duke frymëzuar vepra të shquara të letërsisë klasike dhe përjetësuar temat thelbësore të besimit fetar.
Arba Galuyot, ose ?Katër Mërgimet? janë një element thelbësor i historisë së hebrenjve. I pari nisi në vitin 1523 Para Erës Sonë, kur toka e Kananit (Izraeli i lashtë) u godit nga një katastrofë natyrore. Tek Zanafilla dhe Eksodi, Bibla Hebraike tregon se si uria i detyroi njerëzit e Jakobit të shkonin në Egjipt.
Ata u vendosën me sukses përpara se faraonët egjiptianë t?i robëronin për shekuj me radhë. Por Bibla thotë se Zoti e dërgoi Moisiun dhe plagët e famshme për ta çliruar popullin e tij,dhe pas 40 viteve të tjerë endje nëpër shkretëtirë, ata u rikthyen në Izrael rreth vitit 1313 Para Krishtit.
Ishte profeti Daniel, ai që i paratha 4 dëbimet e hebrenjve. Por ostracizmi ka qenë një praktikë e shpeshtë e politikës në Greqinë e Lashtë. Filozofi i njohur grek Aristoteli, ka folur për ostracizmin në tregimin e tij ?Kushtetuta e Athinës?.
Njerëzit që prekeshin nga ostracizmi në Athinën e lashtë linin pas objekte të quajtura ostraka (disa pllaka të shkruara), të cilat u kanë dhënë studiuesve njohuri interesante mbi shoqërinë dhe kulturën Athinase.
Në fundin e shekulli VI dhe fillimin e shekullit V Para Krishtit, para se të ekzistonte ostracizmi në Athinë, sundimtarët grekë vinin në pushtet përmes zgjedhjeve indirekte midis gjeneralëve të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Aristoteli këmbëngul se ata nuk e shkelnin kushtetutën e re të reformuar të Athinës. Por gjeneralët kishin filluar të përdornin korrupsionin për t?i dhënë vazhdimisht pushtet anëtarëve të grupeve të tyre. Edhe pse ende ka debate rreth kohës se kur athinasit praktikuan për herë të parë ritualin e ostracizmit, është e qartë se ishte Kleisteni ?që njihet si ‘babai i demokracisë Athinase’ -ai që e miratoi i pari këtë ligj për të ndëshkuar tiranët e dënuar, dhe për të parandaluar rikthimin e tyre në fron.
Fillesat e kësaj praktike ishin në kohën kur athinasit fituan Betejën e Maratonës në vitin 490 Para Krishtit përballë persëve. Ish-tirani i mërguar Hipia ishte rikthyer në atdhe së bashku me persët, duke planifikuar të rifillonte kontrollin mbi Athinën.
Hapi i parë ishte një votim paraprak, me gjasë në javët ose ditët para zgjedhjeve të gjeneralëve. Në Asamble, qytetarët e Athinës do të votonin nëse duhet të votonin apo jo për ndonjë ostracizëm atë vit. Nëse shumica binte dakord, një takim tjetër i quajtur ostrakofori do të mbahej disa javë më vonë.
Një këshill i qytetarëve me mbi 500 njerëz, i quajtur Boule, së bashku me 9 sundimtarët kryesore, do të mbikëqyrin procesin ndërsa qytetarët votonin për cilindo kandidat që ata dëshironin të përjashtonin nga qyteti. Votuesit do të përdornin copa qeramike të quajtura ostraka si copëza letre, duke shkruar në fshehtësi emrin e kandidatit që donin të dëbonin. Meqë jo të gjithë qytetarët e Athinës ishin të shkolluar, skribët do të ndihmonin disa njerëz
të shkruanin emrin. Nëse do të kishte të paktën 6.000 vota, personi me më shumë vota dënohej me dëbim për 10 vjet. Ai do të kishte 10 ditë kohë që të përgatitej dhe largohej. Nuk kishte asnjë proces ankimi, dhe nëse kthehej para se të kishin kaluar 10 vjet do të dënohej me vdekje.
Nuk është ende e sigurt se sa kandidatë u dëbuan në të vërtetë midis viteve 487-416 para Erës Sonë, kur Athina praktikoi ostracizmin, por besohet se janë rreth 13 të tillë. Hiparku, vëllai i Hipias, ishte viktima e parë e ostracizmit, pasi të dy kishin lidhje me Pisistratus, një komandant i fuqishëm ushtarak dhe udhëheqës tiranik.
Ndërkohë Megakleu u përjashtua në vitin 486 Para Krishtit. Në Athinë janë gjetur më shumë se 4000 ostraka që tregojnë votat për të. Ostracizmi dhe internimi, ishin nganjëherë një ngjarje famëkeqe e mbushur me mall, dhe ajo ndikoi në veprat e shquara të letërsisë klasike.
Medea, drama e Euripidit, u shfaq për herë të parë në vitin 431 Para Krishtit. Princesha Medea humbi familjen dhe atdheun për Jasonin, i cili e tradhtoi me vajzën e mbretit Kreon.
Kreoni i internon të dy. Medea gjen strehë në Athinë, pastaj e mashtron Jasonin dhe dërgon fëmijët e saj të helmojnë nusen e tij të re dhe babanë e saj, para se të vriste edhe fëmijët.
Poeti i njohur Ovidi jetoi nga viti 43 Para Krishtit deri në 17 ose 18 Pas Krishtit, dhe disa nga veprat e tij më të shquara ishin Metamorfoza dhe Fasti. Ai ishte një bashkëkohës i Horacit dhe shumë popullor në Romë, para se perandori August ta dëbonte në mënyrë jozyrtare në vitin 8 Pas Krishtit pa ndonjë arsyetim zyrtar.
Disa kanë spekuluar se shkaku mund të ketë qenë lidhja e përfolur e Ovidit me mbesën e Augustit. I internuar në Tomis (në Rumaninë e sotme) buzë Detit të Zi, i rrethuar nga barinjtë primitivë që flisnin një gjuhë tjetër dhe kërcënimi nga barbarët, Ovidi vazhdoi të shkruante. Ai nuk u rikthye më në Romë, vdiq dhe u varros po në Tomis./CNA.al
https://www.ancient-origins.net/history-ancient-traditions/ostracism-0015384
Nga Patrick Buchanan“Newmax”“Ma hiqni këtë buding; është një...
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por dis...
Nga Dani Rodrik “Project Syndicate”Ekonomitë kryesore të bot...
Nga Eva Hamrud “Science Alert”Jetëgjatësia mesatare e njerëz...
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin ...
Nga John Keiger “The Spectator”Zemërimi i shtirur në Berlin ...
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po dë...
Piratet femra janë bërë të njohura me portretizimin e person...
Nga Justin Urquhart Stewart “New Europe”Një aeroplan që devi...
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Elisabeth Braw, Politico.euAleatët evropianë të Danimark...
Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkoj...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fund...
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Stefano Pioli e pranon se skuadra e tij nuk po funksionon në...
Ditën e martë, më 31.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar aksionet e policisë ...
Kamerat e vendosura nga ogranizatat apo grupet krimina...
Gazetari investigativ Artan Hoxha e ka quajtur gabim veprimi...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrug...
Territori shqiptar, sot do të jetë nën ndikimin e kushteve...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
Ekspozita u çel në Lagos dhe artisja franceze Prune No...
Ekspertët serbë të zhvillimeve politike thonë se presi...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mb...
Olesya Krivtsova, studentja 19 vjeçare ruse, rrezikon ...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Monedhat e huaja e mbyllin javën, në vlera të ulëta. Dolla...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...