
Si do jetë bota pas koronavirusit
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por dis...
Nga Patrick Buchanan?Newmax?
?Ma hiqni këtë buding; është një mishmash i vërtetë!?, është një koment që i atribuohet Uinston Çurçillit kur iu servir një ëmbëlsirë të përgatitur shumë rrëmujshëm. Analistët e kanë përdorur shpesh vërejtjen e Çurçillit për të përshkruar një politikë të jashtme që i mungon koherenca apo synimi kryesor.
Për pjesën më të madhe të kohës, kjo nuk ka qenë e vërtetë për Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, qëllimi i politikës sonë të jashtme ka qenë i kuptueshëm dhe i mirë-përcaktuar. Gjatë viteve 1949-1989, ishte frenimi i perandorisë sovjetike gjatë Luftës së Ftohtë.
Ronald Regan besonte në një ?përmbysje? të komunizmit, duke i thënë një herë një ndihmësi se politika e tij mund të përmblidhej me moton:?Ne fitojmë. Ata humbasin!?.Në fund të Luftës së Ftohtë, Xhorxh H.W.Bush tha se Amerika do të drejtonte tashmë njerëzimin në krijimin e një?Rendi të Ri Botëror?.
Ai do t?u mohonte të gjitha vendeve që ishin pjesë e ?boshtit të së keqes?- Koresë së Veriut, Iranit dhe Irakut të Sadam Huseinit ?qasjen tek?armët më të tmerrshme të botës?, dhe qëllimi ynë përfundimtar ishte ?dhënia fund e tiranisë në botë?.
Ndërkohë sipas presidentit Xho Bajden dhe demokratëve të sotëm, qëllimi i Amerikës është ruajtja e ?një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla?, që është më pak frymëzues sesa ?Mos harroni Alamon!?apo ?Mos harroni Pearl Harbor!?
Po cilat janë aktualisht kauzat që mbështesin sot amerikanët?Një sondazh i zhvilluar në mars me 2.000 votues të regjistruar nga Qendra për Progresin Amerikan, zbuloi se shumica e republikanëve, janë ende dakord me përparësitë e politikës së jashtme të ish-presidentit Donald J.Trump.
Të pyetur mbi 3 përparësitë e tyre të para të politikës së jashtme nga një listë prej dhjetëra çështjesh, dy të tretat e republikanëve, ose 65 për qind, listuan si shqetësimin e tyre kryesor ?reduktimin e emigracionit të paligjshëm?, ndërsa 57 për qind e republikanëve vendosën në vend të dytë?mbrojtjen e vendeve të punës për punëtorët amerikanë?.
Ndërkohë edhe të pavarurit ranë dakord që këto duhet të ishin synimet kryesore të politikës së jashtme të SHBA-së. Çfarë na tregon kjo?Nacionalizmi ekonomik është ende shumë i fortë në gjirin e Partisë Republikane, dhe sigurimi i kufirit tonë mbetet një shqetësim kryesor i qendrës së djathtë në SHBA. Në vendin e tretë, 31 për qind midis republikanëve, renditën ?kundërvënien ndaj agresionit ekonomik dhe ushtarak të Kinës?.
Vetëm 9 për qind e republikanëve renditën si një përparësi kryesore në politikën e jashtme ?luftën ndaj varfërisë globale dhe promovimin e të drejtave të njeriut?. E fundit midis përparësive për ta, me 7 për qind, ishte ?promovimi i të drejtave dhe lirive demokratike jashtë vendit?.
Në fakt, ky ishte opsioni më pak popullor i politikës së jashtme midis të gjithë votuesve të anketuar.Përfundimi:Prioritetet e presidencave të Bushit dhe neo-konservatorëve – kryqëzatat e demokracisë, tregtia e lirë, Rendi i Ri Botëror, kufijtë e hapur – kanë dështuar që të rifitojnë mbështetjen në zonat elektorale që u humbën në vitet e presidencës Trump.
Ndërsa ?luftimi i ndryshimit global të klimës? renditet afër fundit të shqetësimeve të republikanëve me 10 për qind, ai është përparësia nr.1 e demokratëve me 44 për qind që e rendisin të parën .Kur është fjala për ?dhënien fund të përfshirjes së SHBA në luftërat në Lindjen e Mesme?, ky synim renditet i 5-ti tektë gjithë votuesit. Demokratët, republikanët dhe të pavarurit e mbështesin që të gjithë këtë objektiv.
Që nga sondazhi i fundit i vitit 2019 po nga kjo qendër, ndryshimi më i madh është shqetësimi i zvogëluar për ?kërcënimet terroriste?, nga Al-Kaida dhe ISIS. Më pak se 1 në 4 votues, e shohin tashmë atësi një prioritet kryesor.
Siç shkruan Metju Peti në një analizë mbi këtë sondazh, sot amerikanët ?i japin më shumë përparësi daljes nga luftërat e Lindjes së Mesme, sesa përballjes me kundërshtarët në Lindjen e Mesme?.
Ky sondazh do të duket se siguron mbështetjen e publikut për tërheqjen Trump-Bajden nga Afganistani, si dhe për përpjekjen e Bajden për t?u ri-angazhuar me Iranin dhe ripërtëritjen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Gjithashtu, i renditur lart nga demokratët dhe të pavarurit, por më pak midis republikanëve, është ?përmirësimi i marrëdhënieve me aleatët?.Çfarë na tregon ky sondazh? Emigracioni i paligjshëm dhe nacionalizmi ekonomik, motivojnë simpatizantët e Partisë Republikane; ndërsa ndryshimi i klimës jo. Në asnjërin kamp nuk ka ndonjë entuziazëm për kryqëzatat e reja për promovimin e demokracisë. Ngjashëm nuk ka entuziazëm për një përplasje me Iranin, Korenë e Veriut, Rusinë apo Kinën.
Vetëm 14 për qind e demokratëve dëshirojnë adresimin e ?agresionit ushtarak dhe ekonomik? të Kinës, në krahasim me 31 për qindtë republikanëve. Por përshtypja e përgjithshme këtu është një konfuzion i madh. Ne amerikanët jemi shumë të përçarë mbi atë që duhet të jetë politika jonë e jashtme, dhe çfarë duhet të bëjë ajo.
Në këtë rast vlen të kujtohet shprehja e Uollter Lipman rreth konfuzionit të politikës së jashtme të SHBA-së para Luftës së Dytë Botërore:?Kur një popull ndahet brenda vetes mbi politikën e jashtme, ai nuk është në gjendje të bjerë dakord rreth përcaktimin e interesit të tij të vërtetë, të përgatitet si duhet për luftë apo të mbrojë me sukses paqen. Prandaj kursi në politikën e jashtme varet siç thoshte Hamilton, jo nga reflektimi dhe zgjedhja, por nga aksidenti dhe forca?.
A duhet ta promovojmë më me energji demokracinë në të gjithë botën, për shkak se kjo është gjëja e duhur dhe morale që duhet bërë, edhe pse populli amerikan nuk e sheh këtë si një kauzë të Amerikës?A duhet të ndërhyjmë për të ndihmuar Ukrainën që të rimarrë gadishullin e Krimesë?
A duhet të luftojmë që ta parandalojmë Kinën të vazhdojë ndërtimin e ishujve artificialë në Detin e Kinës Lindore dhe Jugore?A vlen ruajtja e pavarësisë së Tajvanit, të cilën ne e pranuam gjysmë shekulli më parë si pjesë të Kinës, një luftë me një Kinë të armatosur me armë bërthamore?Çfarë roli duhet të luajë opinioni publik amerikan në formësimin e politikës së jashtme të SHBA-së?/CNA.al
https://www.newsmax.com/patrickbuchanan/crimea-gop/2021/06/08/id/1024280/
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por dis...
Nga Dani Rodrik “Project Syndicate”Ekonomitë kryesore të bot...
Nga Eva Hamrud “Science Alert”Jetëgjatësia mesatare e njerëz...
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin ...
Nga John Keiger “The Spectator”Zemërimi i shtirur në Berlin ...
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po dë...
Piratet femra janë bërë të njohura me portretizimin e person...
Nga Justin Urquhart Stewart “New Europe”Një aeroplan që devi...
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Elisabeth Braw, Politico.euAleatët evropianë të Danimark...
Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkoj...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fund...
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Laura Dodsworth “Spiked Online”Duhet të keni frikë. Shum...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pogradec, teksa një...
Ish-zyrtarja, Alda Klosi, ka përfunduar në spital. Si...
Zhdukja e Ervis Martinajt mbetet ende një ndër sfidat ...
Një tjetër pastruese është vënë në pranga pasi ka vjedhur ...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të dikto...
Ndodhi herën e fundit kur isha në Korçë.Kur po kaloja ...
ARRSH ka informuar qytetarët lidhur me situatën nga moti i...
Drejtoria e Përgjithshme njofton se tragetet e linjës Durrës...
Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennet, është shp...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën...
Lufta në Ukrainë prej rreth një viti ka futur në “ankt...
Në reagimin e saj të parë zyrtar publik pas rrëzimit t...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...