Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por disa gjëra nga periudha e Coronas do të mbesin. Politikanët, sipërmarrjet dhe shoqëria duhet të gjejnë një përgjigje për këtë, thotë Gero Schliess.
Kush jam unë, dhe nëse po, sa vetë? Me këtë pyetje disi komplekse, filozofi modern Richard David Precht i çoi dikur lexuesit e tij në një udhëtim zbulimi të vetes.
Aktualisht, shumë njerëz ia bëjnë sërish këtë pyetje vetes. Njerëz, të cilët më në fund po shohin dritë në fund të tunelit pas muajsh mbylljeje në periudhën që po agon pas koronës. Drita e normalitetit, pritja e një vere të shkujdesur siç e kemi dëshiruar në shumë muaj distancë dhe të ndenjjes në vend.
Jam akoma ai që isha?
Por papritmas ti ndalon dhe e pyet veten me dyshim: A jam ende ai që kam qenë? A jam akoma ai që isha para Coronas? Sa kam ndryshuar? Dhe si do të përshtatem me këtë botë të re, të vjetër?
Politikanët i shpallin me krenari shifrat gjithnjë e më të ulëta të incidencës javore të infektimeve. Në Gjermani duket se po e vendosim Corona-n nën kontroll. Kjo është një arsye për t’u gëzuar – jo vetëm për kancelaren Angela Merkel dhe Ministrin e Shëndetësisë, Jens Spahn.
Por përtej shifrave anonime, individi shpesh harrohet. Kur bëhet fjalë për veten tonë, për çdo individ, shifrat e rënies së incidencës shpesh kanë përballë një kurbë në rritje të shqetësimeve dhe frikës.
Jo sukses i sigurt
Sepse një gjë është e qartë: rruga në pandemi ishte shkëmbore dhe stresuese. Rruga për të dalë nga pandemia nuk është aspak sukses i sigurt.
Kjo nuk vlen vetëm për pacientët më pasoja afatgjata mtë COVID ose për grupin e madh të atyre që janë shëruar, të cilët, sipas një studimi në revistën e specializuar britanike “The Lancet Psychiatry”, luftojnë mbi mesataren me çrregullime ankthi dhe me luhatje humori. Dhe kjo nuk vlen vetëm për njerëzit e panumërt, që u ekspozuan ndaj dhunës në familje ose që vuajnë nga trauma të tjera.
Shijimi i ritmit më të ngadaltë të jetës
Si është puna, për shembull, me fëmijët që i patën mësimet pa prani fizike dhe pa shokët e shkollës për shumë muaj? Ose fare thjesht: si është puna me ne, që mendojmë se e kaluam fare mirë në të vërtetë kohën e izolimit dhe veçimit? Me ne, që ishim në gjendje të nxirrnim ndonjë përfitim nga ritmi më i ngadaltë i jetës, që punuam me zell që nga shtëpia, por që ishim edhe shumë me qejf vetëm? Dhe që mund të bënim pa çmendurinë e biznesit të mbinxehur dhe superambicien profesionale.
Dhe është e papranueshme që kohët e pritjes për psikoterapi ambulatore në Gjermani po zgjaten gjithnjë e më shumë dhe se, sipas “Shoqatës së Psikoterapistëve Psikologjikë”, pacientëve u duhet të presin deri 22 javë.
Bota ka ndryshuar
Fatkeqësisht, politikanët nuk patën vepruar në mënyrë aktive në zgjerimin e gamës së shërbimeve këshilluese. Si kudo tjetër, në institucionet e mëdha mund të vërehet një tendencë për “biznes si zakonisht” të përshpejtuar dhe të pandjeshëm. Një shembull i mirë për këtë zakon të keq të përhapur është thirrja ë sipërmarrësve që punonjësit e tyre tani të jenë aq të mirë sa të kthehen nga shtëpia në tryezat e sipërmarrjeve.
Punonjësi, i cili sapo është vlerësuar për zhdërvjelltësinë e tij, fërkon sytë me habi. Dhe me të gjithë ata që ndërkohë kanë konstatuar: pas Coronas situata nuk është e njëjtë si para Coronas. Jo vetëm që ne kemi ndryshuar, por ka ndryshuar edhe bota përreth nesh. Riorganizimi i botës së punës, lehtësitë e komunikimit digjital ose rikujtimi i së veçantës rajonale nuk duhet të degradohen në një viktimë emergjente të lidhur me pandeminë. Përkundrazi, ato duhet të jenë pjesë e një riorganizimi të mjedisit tonë dhe ripërcaktimit të jetës sonë.
Le ta nisim me këtë. Le të frymëzohemi nga takimi me një realitet të ri! Përndryshe të gjitha sakrificat në luftën kundër Coronas do të shkojnë dëm./DW
Nga Dani Rodrik “Project Syndicate”Ekonomitë kryesore të bot...
Nga Eva Hamrud “Science Alert”Jetëgjatësia mesatare e njerëz...
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin ...
Nga John Keiger “The Spectator”Zemërimi i shtirur në Berlin ...
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po dë...
Piratet femra janë bërë të njohura me portretizimin e person...
Nga Justin Urquhart Stewart “New Europe”Një aeroplan që devi...
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Elisabeth Braw, Politico.euAleatët evropianë të Danimark...
Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkoj...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fund...
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Laura Dodsworth “Spiked Online”Duhet të keni frikë. Shum...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...