
Ja se si “Euro 2020” mund të kthehet në politikë
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemis...
A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 faqe në ditë? Dhe a është e vërtetë që la shtatzënë një vajzë fshatare 14-vjeçare, që lindi një fëmijë me të? Le të shohim se cilat nga këto janë të vërteta dhe cilat prej tyre nuk kanë ndodhur kurrë.
Legjenda nr.1:Stalini kishte frikë nga fluturimi, ndaj ai i ndaloi të gjithë zyrtarët e lartë të partisë të udhëtonin me avion
Kjo është e vërtetë, pasi gjatë gjithë jetës së tij, Stalini udhëtoi vetëm 2 herë me avion. Në nëntor 1943, ai udhëtoi nga Bakuja në Teheran për të takuar Ruzveltin dhe Çërçillin, dhe në dhjetor të atij viti kur u rikthye në Moskë.
Në të gjitha rastet e tjera, ai preferonte transportin në rrugë tokësore ose ujore, pavarësisht
se sa kohë zgjaste ai. Megjithatë, frika e tij nga fluturimi ishte e justifikuar. Në ato kohë, përplasjet e avionëve ndodhnin rregullisht, dhe 2 inxhinierët dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Stalinit kishin humbur jetën në to.
Legjenda nr.2:Stalini përdorte një glob kur drejtonte luftën, pasi nuk dinte t?i lexonte hartat
Kjo tezë u përhap për herë të parë nga Nikita Hrushov, i cili erdhi në pushtet pas Stalinit. Duke iu drejtuar Kongresit të 20-të në shkurtin e vitit 1956, Hrushovi përveç denoncimit të kultit të personalitetit të ish-udhëheqësit dhe krimeve të tij, u tha të pranishmëve se Stalini kishte qenë plotësisht injorant në çështjet ushtarake. Por shumë bashkëkohës të Stalinit e hodhën poshtë këtë gjë.
Legjenda nr.3:Stalini nuk fliste rusisht deri në moshën 10 vjeçare, por mësoi rusisht për t’u bërë prift
Stalini ishte me origjinë nga Gjeorgjia, ndaj gjuha e tij amtare ishte gjeorgjishtja. Nëna e Stalinit dëshironte që djali i saj të bëhej prift, ndaj vendosi ta dërgonte në një shkollë fetare të Kishës Ortodokse. Por ai u refuzua, pasi nuk dinte rusisht. Më pas ajo i bindi fëmijët e priftit të zonës që t?i mësonin gjuhën ruse djalit të saj.
Legjenda nr.4:Pseudonimi ?Stalin? do të thotë ?çelik?
Josif Xhugashvili e zgjodhi pseudonimin e tij kryesor, gjatë kohës kur vendosi të dalë përtej kufijve të politikës rajonale të Kaukazit. Për shkak se emri duket rrjedh nga fjala ruse ?stal? që do të thotë çelik, shumë njerëz besuan se kjo nofkë ishte një aludim i qëllimshëm ndaj këtij metali që simbolizon fortësinë.
Por shumë studiues thonë se termi Stalin nuk kishte asnjë lidhje me çelikun. Teoria më kurioze është se Stalini i vuri këtë emër vetes për nder të gazetarit liberal Evgeni Stalinski, që botoi në rusisht një përkthim të poezisë së famshme gjeorgjiane ?Kalorësi në lëkurën e panterës? të Shota Rustavelit. Stalini ishte një admirues i madh i Rustavelit.
Legjenda nr.5:Ai pati një fëmijë me një vajzë fshatare 14-vjeçare
Emri i saj ishte Lida Pereprigina dhe në kohën e lidhjes së saj me Stalinin 37-vjeçar, ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Gjatë viteve 1914-1916si i mërguar në Siberi, Stalini banonte në shtëpinë e prindërve të saj. Lida kishte dy fëmijë me të. I pari vdiq, ndërsa i dyti lindi në prillin e vitit 1917, dhe u regjistrua si Aleksandër Xhugashvili (me mbiemrin e vërtetë të Stalinit).
Ai pati telashe me fshatin që e akuzoi për marrëdhënie me një të mitur. Ndaj u detyrua të premtonte se do të martohej me Lidën, por sapo mbaroi periudha e mërgimit, ai u largua. Më vonë Lida Pereprigina i shkroi Stalinit duke kërkuar ndihmën e tij, por nuk mori asnjë përgjigje. Gjatë viteve 1930, ajo u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje për të mos zbuluar ?sekretin e babait? të djalit të saj.
Legjenda nr.6:Stalini ishte një asket
Miti popullor se Stalini jetoi vetëm me një pallto ushtarake gjatë gjithë jetës së tij, se
nuk la asnjë kursim kur vdiq, dhe se pati një stil jetese prej asketi, është plotësisht i pavërtetë. Në fakt, ai ishte jashtëzakonisht i pasur, pasi kishte qasje të pakufizuar në të gjitha avantazhet dhe privilegjet e detyrës.
Makina, vila, mjekë privatë, ushqim cilësor, dhe një staf të madh shërbëtorësh në secilën prej vendbanimeve të tij. Gjatë kohës që drejtoi Bashkimin Sovjetik, për të u ndërtuan rreth 20 rezidenca zyrtare jashtë qyteteve në pjesë të ndryshme të vendit, dhe të gjitha ishin të pajisura me pajisjet më të fundit moderne. Paga e tij zyrtare ishte 10.000 rubla në muaj me kursin e kohës. Por ai nuk kishte nevoje për to.
Legjenda nr.7:Stalini ishte shumë i shqetësuar për sigurinë e tij, dhe ruhej personalisht nga disa mijëra njerëz të shërbimeve sekrete
Stalini ruhej në kohë të ndryshme nga disa dhjetëra dhe dhjetëra mijëra burra, si për shembull gjatë udhëtimit të tij në Potsdam në verën e vitit 1945. Sipas kujtimeve të truprojës së tij Vladimir Vasiljev, edhe kur mbaheshin koncertet zyrtare në Teatrin Bolshoi, përveç rojeve përreth ndërtesës, në hyrje-dalje dhe prapaskena, salla ishte e mbushur me pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë të veshur me rroba civile. Kishte një agjent për çdo 3 të ftuar. Stalini nuk i zinte besë askujt, madje as kuzhinierëve të tij personalë. Ai niste të hante vetëm pasi ushqimin e kishte provuar dikush tjetër më parë./CNA.al
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemis...
Nga Jonathan Guyer “American Prospect”Përmes një direktive t...
Nga Tony Barber “Financial Times”Më pak se një muaj më parë,...
Ndërsa fuqitë e botës ngrihen dhe bien në mënyrë të vazhdues...
Nga Patrick Buchanan“Newmax”“Ma hiqni këtë buding; është një...
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por dis...
Nga Dani Rodrik “Project Syndicate”Ekonomitë kryesore të bot...
Nga Eva Hamrud “Science Alert”Jetëgjatësia mesatare e njerëz...
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin ...
Nga John Keiger “The Spectator”Zemërimi i shtirur në Berlin ...
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po dë...
Piratet femra janë bërë të njohura me portretizimin e person...
Nga Justin Urquhart Stewart “New Europe”Një aeroplan që devi...
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Elisabeth Braw, Politico.euAleatët evropianë të Danimark...
Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkoj...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fund...
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
“Stop” ishte në qytetin e Elbasanit, pasi Mikel Xhika në d...
Gërryerjet e paligjshme në lumin Shkumbin vazhdojnë të pa ...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Dy mjekë të QSUT janë arrestuar nga policia pasi bënin ska...
18-vjeçari Enjon Saliaj, ka humbur jetën një natë më parë ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës. Automjeti i...
Policia po vijon operacionin “Fijet” për çmontimin e kamer...
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në Qarkun...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave...
Sipas një studimi nga Universiteti i Jutës në Shtetet ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Një skandal i vërtetë raportohet nga mediat e huaja, teksa...
Kur historiani i Boeing-ut, Michael Lombardi, flet për tip...
Nën presionet në rritje të luftës në Ukrainë, kompleksi us...
Një objekt që dyshohet të jetë një “balonë përgjimi” kinez...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Europa do të bëjë një tjetër hap të madh drejt ndërprerjes...
Euro këmbehet sot me lekun po aq sa franga zvicerane në ku...
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja. Sipas...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...