LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luftën ndaj korrupsionit Xho Bajden duhet ta fillojë nga njerëzit e stafit të tij

12 Qershor 2021, 08:02, Blog CNA
Luftën ndaj korrupsionit Xho Bajden duhet ta fillojë nga njerëzit

Nga Jonathan Guyer ?American Prospect?

Përmes një direktive të firmosur javën e kaluar, presidenti amerikan Xho Bajden u ka dhënë ekipeve të tij të sigurisë kombëtare, shërbimeve sekrete dhe të zbatimit të ligjit 200 ditë kohë për të bërë rekomandime se si të ndalohet korrupsioni brenda dhe jashtë vendit.

?Lufta ndaj korrupsionit, nuk ka të bëjë vetëm me qeverisjen e mirë. Ajo është një vetëmbrojtje. Është patriotizëm dhe thelbësore për ruajtjen e demokracisë dhe të ardhmes sonë?- u shpreh Bajden në një deklaratë. Një nga institucionet ku agjencitë që do të luftojnë korrupsionin nuk ka gjasa që të investigojnë është:midis ekipit të vetë presidentit.

Dhjetëra zyrtarë të lartë në hapësirën e sigurisë kombëtare, vijnë nga një numër kompanish konsulente,të cilat kanë përfituar nga lidhjet politike gjatë presidencës së Donald Trump. Konfliktet e mundshme të interesit në fushat kyçe të sigurisë kombëtare, si politika e Lindjes së Mesme, shitja e armëve dhe programi i mbrojtjes nga sulmet kibernetike hedhin dyshime mbi aftësinë e Amerikës për të udhëhequr globalisht përmes etikës dhe qeverisjes së mirë.

Administrata e Bajden nuk duket se e kupton faktin që lobimi i saj në hije, i minon përpjekjet globale anti-korrupsion. Partnerët në biznes të diplomatit të lartë, Sekretarit të Shtetit Entoni Blinken, vazhdojnë të zënë poste të fuqishme në administratën Bajden.

Shembulli më i fundit është Den Shapiro, që po diskutohet të caktohet si i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme. Shapiro ka shërbyer si ambasador i presidentit Obama në Izrael. Ai ka punuar në Izrael si konsulent për kompaninë ?WestExec Advisors?, të cilën zoti Blinken e themeloi para se t?i bashkohej administratës Bajden si Sekretar i Shtetit.

Nëse emërohet,Shapiro do të ishte këshilltari i 12-të nga bashkëpunëtorët e Blinken që merr një post lartë në administratë. Në Uashington do të cilësohej si e tepruar të thuhej se këto lidhje përbëjnë korrupsion. Roli i madh i kompanive konsulente, është një formë e lejuar e depozitimit, e cila do të ishte e papranueshme në shumë vende të tjera.

Por në Uashington ajo është bërë një praktikë e zakonshme. Emri i Blinken shfaqet ende në faqen e internetit të ?WestExec?, së bashku me dhjetëra ish-konsulentë të tjerë, që janë tashmë pjesë e administratës. Kjo e forcon faktin që kompania vazhdon që të përfitojë ndikim në një konflikt të hapur interesi.

Ne dimë ende pak gjëra mbi kompanitë me të cilat bashkëpunonte Shapiro në Izrael apo gjetkë gjatë punësimit të tij në?WestExec?. ?American Prospect? zbuloi verën e kaluar se ?WestExec? këshilloi ?Windward?, një kompani dixhitale survejimi e themeluar nga oficerët izraelitë të inteligjencës, dhe në bordin e saj bën pjesë edhe ish-shefi i ushtrisë izraelite Gabi Ashkenazi.

Progresistët në Partinë Demokratike e kanë kritikuar Shapiro se mban shumë anën e Izraelit. Ai ka një fëmijë në radhët e ushtrisë izraelite, dhe ai mbajti një fjalim miqësor me të djathtën Shurat HaDin, një organizatë që mbron aneksimin izraelit të tokës palestineze dhe që organizon procese gjyqësore farsë.

Bizneset e tij në organet izraelite të sigurisë, sugjerojnë ekzistencën e një lloji më delikat të konfliktit të interesit, ku interesat e korporatave mund të ndikojnë shumë tek politikë-bërja në Uashington. Pastaj është Sekretari i Mbrojtjes i presidentit Bajden, Lloid Ostin, që para se të merrte këtë detyrë, ishte drejtor bordi i kompanisë së madhe amerikane të prodhimit të armatimeve ?Raytheon Technologies?.

Ostin u detyrua të hiqte dorë nga më shumë se gjysmë milioni dollarë aksione në këtë kompani. Në mars të këtij viti, ai i shpërndau departamentit një memo me titull ?Riafirmimi i Vlerave tona dhe Sjellja Etike?. ?Kjo do të thotë të dëshmojmë me gjeste konkrete dhe kuptimplota shkallën në të cilën ne e marrim seriozisht rolin tonë si kujdestarë të mirë të dollarëve të taksapaguesve dhe besimin e tyre?- shkruan ndër të tjera Ostin. Por fakt është që me dhjetëra miliarda dollarë kontrata brenda dhe jashtë vendit, kompania ?Raytheon?hedh një hije të fortë mbi çdo aspekt të punës së Ostin.

Është e pamundur që çdo sekretar mbrojtjeje, të shkëputet realisht nga të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ?Raytheon?. Kjo u pa kohët e fundit me sistemin anti-raketor izraelit të quajtur ?Kupolae Hekurt?, të cilin Izraeli e përdor për të neutralizuar raketave e lëshuaranga Hamasi.

Është pikërisht kompania ?Raytheon? që prodhon pjesë përbërëse të sistemit, dhe në konferencat e tij për mediat gjatë vizitës së fundit në Izrael, Ostin u përpoq në çdo rast të lavdëronte sistemin e bashkë-prodhuar nga kompania izraelite?Rafael? dhe ish-kompania e drejtuar prej tij.

E gjithë kjo do të thotë se interesate korporatave ndikojnë çdo ditë në punën e administratës Bajden. Është e vërtetë që kjo tendencë brenda radhëve të ekipit Bajden është më pak e keqe sesa nepotizmi i Donald Trump.

Por gjithsesi ajo mbetet e dëmshme. Duke i parë këta shembuj, shumëkush e kupton se problemi themelor me nismën anti-korrupsion të Bajden, është që administrata nuk e ka përcaktuar ende se çfarë është ky fenomen. Ja një përgjigje e mundshme:Korrupsioni është ajo që bëjnë njerëzit e tjerë./CNA.al

Lajmet e fundit nga