
Ljudmilla Shkrebneva, e vërteta rreth ish-gruas së Vladimir Putinit
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Himnet kombëtare marrin një vëmendje të pazakontë në turnetë ndërkombëtarë si Kampionati Evropian apo Kupa e Botës në futboll. Shumëkush që i dëgjon në fillim të ndeshjeve, mund të pyesë veten se nga vijnë edhe pse një vend i caktuar zgjodhi në një moment të caktuar të historisë së tij një melodi dhe tekst të caktuar për të përfaqësuar kombin e tij.
?Inno di Mameli? ose Kënga e Italianëve
Melodia u shkrua nga muzikanti gjenovez Mikele Novaro, ndërsa teksti i bazuar në shumë referenca klasike dhe historike, u shkrua në vitin 1847 nga 20-vjeçari Gofredo Mameli, një poet edhe ai nga Gjenova.
Dy vjet pasi shkroi himnin, Mameli u rreshtua me milicët e udhëhequr nga Xhuzepe Garibaldi që kishte pushtuar Romën dhe kishte shpallur Republikën e Italisë. Në shkurtin e vitit 1849 Mameli u plagos në këmbë dhe vdiq nga gangrena disa ditë më vonë në moshën 21 vjeçare. ?Inno di Mameli? u bë himn kombëtar vetëm në vitin1946, pas shpalljes së Republikës së re italiane.
Marsejeza, himni i Francës
Është një nga më të njohurit në botë. Me kalimin e viteve, u bë himni i Francës republikane, por në fakt është shkruar nga një ushtri monarkiste. Klod dë Lislë ishte një oficer në ushtrinë monarkiste franceze, kur shkroi një seri këngësh patriotike përfshirë atë me titull ?Kënga e Luftës për Ushtrinë e Rinit?.
Ajo i kushtohej ushtrive franceze që mbronin Francën nga fuqitë e tjera të mëdha. Kënga nisi të këndohej nga disa vullnetarë që shkuan nga Marseja për të mbrojtur Parisin, dhe kështu mori titullin Marsejeza.
Vilhelmus, himni i Holandës
Himni holandez është shkruar dhe kompozuar që në vitin 1570, dhe është ndoshta më i vjetri në botë. Ai quhet Vilhelmus, dhe teksti është një fjalim në vetën e parë nga themeluesi historik i Holandës, udhëheqësi politik Vilhelmi i Oranzhit.
Në kohën kur u shkrua himni, Holanda ishte në një luftë të gjatë për të fituar pavarësinë nga Spanja. Çuditërisht, në vargjet e para, Vilhelmi theksonte se ai ?e nderonte gjithmonë mbretin e Spanjës?, ndaj dukej sikur donte të thoshte se ishte faji i këtij të fundit nëse në atë moment po zhvillohej një revoltë e përgjakshme.
Internacionalja, himni i Rusisë
Ka një histori shumë të trazuar. Me rënien e Carit dhe shpërthimin e Revolucionit Bolshevik, Bashkimi Sovjetik vendosi të adoptojë ?Internacionalen Socialiste? si himnin e saj, që është kënga tradicionale e partive socialiste të të gjithë botës.
Ishte një himn i veçantë, shumë tërheqës, me të cilin udhëheqësit sovjetikë donin t’i bënin të qartë botës se Bashkimi Sovjetik nuk ishte një shtet si çdo shtet tjetër, por pararojë e botës e lëvizjes së punëtorëve. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, himni sovjetik u eleminua së bashku me simbolet e tjera të regjimit të vjetër. Në vend të tij u zgjodh një melodi e re pa fjalë, ?Kënga Patriotike?. Por në vitin 2000, presidenti Vladimir Putin rivendosi himnin e vjetër.
Deutschlandlied, himni i Gjermanisë
Kur August Hofman von Falersleben shkroi himnin gjerman, Gjermania ishte ende larg nga të qenit një shtet i bashkuar. Ishte viti 1841 dhe Hofman, që ishte profesor dhe poet, ndodhej me pushime në Detin e Veriut, në ishullin Heligoland.
Duket se Hofman kishte ndjenja të forta jo vetëm ndaj kombit gjerman, por edhe ndaj grave dhe ndaj verës, të cilat në fakt janë pjesë e himnit:?Gratë gjermane, besnikëria gjermane/Vera gjermane dhe kënga gjerman/Ato duhet të mbajnë botën/Tingulli i tyre antik, i bukur ?.
Deutschlandlied (që do të thotë ?Kënga e Gjermanëve?, është një nga tiparet e pakta të identitetit të Gjermanisë që u miratua edhe nga diktatori nazist Adolf Hitler dhe Gjermania republikane e pasluftës.
Megjithëse gjatë nazizmit këndohej vetëm vargu i parë (që fillon me fjalët ?Gjermania, Gjermania mbi gjithçka), dhe më pas vijohej me himnin zyrtar të partisë. Sot himni kombëtar fillon me vargun e tretë (?Unitet, drejtësi dhe liri/Për atdheun gjerman!).
?Zoti Ruaj Mbretëreshën!?, himni i Anglisë
Një himn tjetër shumë i famshëm është ai i kombëtares që mburret se është shtëpia e futbollit, Anglisë. Melodia u frymëzua ndoshta nga një këngë e shekullit XVIII, dhe si shumë tipare të tjera të kulturës angleze ajo është vendosur përmes traditës, dhe jo përmes ligjit zyrtar.
Por aspekti më interesant i himnit është popullariteti i saj, që e ka bërë atë himnin kombëtar
edhe të vendeve të tjera në botë. Midis viteve 1871-1918, ajo ishte melodia e himnit të Gjermanisë së bashkuar. Pastaj u përdor edhe nga Rusia e carëve, nga mbretëria e Haiait, dhe përdoret ende sot nga Lihtenshteini në himnin e tij ?Oben am Jungen Rhein? (Atje lart, mbi Renin e ri)./Përshtati në shqip CNA.al
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Nga Daniel DePetris “The Spectator”Takimi midis presidentit ...
Nga Jennifer Mathers “The Conversation”Askush nuk pret ndonj...
Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”Më 8 qershor, një muaj pë...
“The Straits Times”Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjeri...
Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk ës...
Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një ka...
Nga Alina Polyakova & James Lamond “Center for European Poli...
A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 ...
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemis...
Nga Jonathan Guyer “American Prospect”Përmes një direktive t...
Nga Tony Barber “Financial Times”Më pak se një muaj më parë,...
Ndërsa fuqitë e botës ngrihen dhe bien në mënyrë të vazhdues...
Nga Patrick Buchanan“Newmax”“Ma hiqni këtë buding; është një...
Shumica mezi presin të kthehen në jetën e mëparshme. Por dis...
Nga Dani Rodrik “Project Syndicate”Ekonomitë kryesore të bot...
Nga Eva Hamrud “Science Alert”Jetëgjatësia mesatare e njerëz...
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin ...
Nga John Keiger “The Spectator”Zemërimi i shtirur në Berlin ...
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po dë...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin në ven...
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i...
Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkes...
Në një raport të publikuar nga Oda Ekonomike Amerikane në ...
Parlamenti i Turqisë voton sot lidhur me kërkesën e Finlan...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...
Sot më 28 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.4 ...