Tensioni Meta-Kryemadhi në GJKKO/ Avokati sqaron situatën: Dyshoi për komplot
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dha d...

Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme, ku ka dëshmuar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Laert Haxhiut dhe grupit të tij.
Sipas raportimeve, Cllevio është shprehur se me Haxhiun njihen që të vegjël pasi kanë jetuar në të njëjtën zonë. Ndërkohë ka shtuar se vitet e fundit nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të.
Gjatë dëshmisë, ai ka treguar edhe se si nisi konflikti mes tij dhe reperit Rigels Rajku, i cili njihet me emrin e artit si Noizy.
Sipas tij, me tritolin e vendosur në lokalin e Noizy-t, Laert Haxhiu nuk ka asnjë lidhje. Cllevio është shprehur gjithashtu se të penduarin e drejtësisë, Artan (Marjus) Tafanin, nuk e njeh.
“Nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit, as familjare, as miqësore. Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë, Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rritur bashkë, njihemi familjarisht. Në vitin 2007 kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur kthehesha rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Vitet e fundit unë s’e kam takuar hiç. Vij nga SHBA-ja në 2013 dhe në 2014 bie në burg. Kam dalë në vitin 2020 nga burgu dhe nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur në IEVP '313', '302', Fier dhe Durrës. As telefonatë dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin.
Rigels Rajkun e kam të njohur, njohuri artistike. Ai është muzikant i njohur dhe unë kam qenë muzikant i panjohur. Ky Rigels Rajku, për të marrë famë, shante Viktor Palokën, i njohur si Unikkatil. Ne, kur na shante Noizy, ishim në Amerikë. Pas 15-20 viteve ia kthej edhe unë me muzikë, duke sharë Noizy-n. Unë jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike. Kur dola në 2020 doja të bëhesha i famshëm dhe fillova të ngacmoja në mënyrë artistike, quhet diss. Dhe kur bëra këngën u bëra i famshëm dhe po më pëlqente.
Dhe një ditë të bukur i thashë vetes: boll me diss-e dhe shkova t’i kërkoja falje. Isha i shoqëruar atë ditë në Durrës. Kur shkova te lokali 'Zins' në Currila, parkova dhe u thashë të mos dilnin nga makina. Kur vajta aty, doli Rigels Rajku, djali i Bashkimit, dhe 12 veta. Aty më rrahën, më shkelën kokën me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë. Shkova në spital, u mjekova dhe u arrestova, sepse isha në arrest shtëpie dhe përfundova në burg.
Unë e kisha njoftuar që po i shkoja te lokali dhe kisha hapur 'Instagram'-in live dhe thoja që po shkoja në Durrës te Noizy. Kur hyra te lokali ishte një roje. I thashë: ma thirr Noizy-n. Ai erdhi për 24 sekonda bashkë me bandën e tij OTR. Nuk i njoh kush ishin ata që shoqëronin Noizy-n. Kur erdhi Noizy, unë hoqa syzet për ta respektuar dhe në atë moment më qëlloi me grusht dhe më qëlluan 6-8 veta.
U përfshinë në sherr edhe dy shokët e mi, njërit prej të cilëve iu thyen dhëmbët. Unë kam pasur dëmtime në kokë dhe brinjë. Për këtë ngjarje kam dhënë deklaratë kur kam qenë në IEVP Fier. Nënën e kisha në Shqipëri, të tjerët ishin në Amerikë. Është dokumentuar me pamje filmike dhe më qëllojnë. Nuk mendova të hakmerresha ndaj Noizy-t. Lajmin për shpërthimin me tritol të lokalit të Noizy-t e dëgjova nga shokët e burgut. Kur shkova në sektor, e mora vesh që kishte ndodhur shpërthimi pas disa ditësh. Pastaj më thërret një oficer policie në Durrës dhe më thotë se ka një hetim për shpërthimin me tritol.
Unë i thashë se nuk e di kush ia ka vendosur tritolin, se isha në burg. E mendova me vete kush mund ta kishte bërë, e mendova se mund ta kishte bërë BABA. Nuk më ka ardhur asnjë llaf që Laerti ta ketë bërë këtë gjë. Marjus Tafanin nuk e njoh fare. Nuk pajtohemi me Rigelsin”, është shprehur reperi. /CNA
Transporti publik urban brenda qyteteve do të jetë i përja...
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Librazhdin. Sipas ra...
Spitali Rajonal Durrës ka reaguar pas situatës së krijuar ...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ditën e sotme gjatë zhv...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Sot në GJKKO po zhvillohet seanca ndaj kreut të Partisë së...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore nda...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një nismë të re me për...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Temperaturat e larta që po përfshijnë vendin po rrisin rre...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot dy takime të rën...
Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit. Pr...
Në ditën e 24-t të protestës, njëri nga të pranishmit teks...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...