web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq: Mos u merr me llafe grash

24 Qershor 2026, 11:42, Aktualitet CNA

“Historitë e mesazheve i di ajo”/ Përplasje e fortë

Debate të ashpra kanë ndodhur në sallën e gjyqit mes kreut të PL, Ilir Meta, dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi.

Meta është shprehur se nuk ka dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit dhe se historitë e mesazheve i di vetë ajo.

“Nuk ekziston asnjëlloj ndikimi për Adrian Shatkun. As për askënd tjetër. Asnjë SMS për Monika Kryemadhin, Piro Xhixhon. Edhe një interes që mund të ishte i ligjshëm. Kjo është histori UDB-je, edhe Adrian Shatku duhet të kishte ardhur këtu sapo dëgjoi emrin, se ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Adrian Shatku u largua në 1989, e mori UDB-ja, pastaj iku në Amerikë. Kjo është histori UDB-je dhe agjenturash greke. Nuk kam asnjë dijeni për veprimet e Monika Kryemadhit, i di vetë ajo. Ato historitë e mesazheve i di zonja Kryemadhi”, ka deklaruar Meta.

Nga ana tjetër, Kryemadhi i është drejtuar Metës të mos merret me thashethemet e Tedi Blushit, duke thënë se do t’i lexojë të gjitha mesazhet.

“Boll se nuk është ashtu. Me llafet që të sjell Altin Dumani, thashetheme flet këtu. Mos u merr me llafe grash. Akoma merresh me thashethemet e Tedi Blushit? Kam 4 vjet që e dëgjoj dhe e duroj. Edhe babai im të çohet nga varri, nuk e duroj dot më. Do të t’i lexoj dhe unë mesazhet ty, të marrësh vesh. Me llafet e këtij rrogëtari merresh ti?”, ka thënë Kryemadhi.

Gjatë debatit ka ndërhyrë edhe trupa gjykuese, e cila ka paralajmëruar Kryemadhin.

“Do t'ju nxjerr nga salla e gjyqit. Paralajmërojmë të pandehurën Monika Kryemadhi, nëse e përsërisni, do të largoheni nga seanca dhe do të gjobiteni”./ CNA





Lajmet e fundit nga