Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Dan Mclaughlin ?National Riview?
Të shtunën e shkuar u njoftua se qeni i presidenti Xho Bajden, Çemp, kishte ndërruar jetë në moshën 13 vjeçare. Sipas të gjitha dëshmive, qeni i racës gjermane Pastor, ishte një ?djalë? i mirë. Qentë janë me ne njerëzit për një kohë të shkurtër, dhe lamtumira e tyre është e pashmangshme, por asnjëherë e lehtë.
Kjo ngjarje e lë familjen Bajden me një tjetër Pastor gjerman:Mejxhërin, që thuhet se u përjashtua nga Shtëpia e Bardhë për 1 muaj pasi thuhet se kafshoi një agjent të Shërbimit Sekret dhe një punonjës të Shërbimit të Parkut Kombëtar.
Në prag të Ditës së Babait, kontrasti midis 2 qenve – njëri i dashur dhe i urtë, dhe tjetri burim i vazhdueshëm telashesh – më solli ndërmend tragjedinë shekspiriane në zemër të familjes Bajden:djemtë e Xho, Bio dhe Hanter.
Gjatë gjysmë shekullit të kaluar, ne kemi parë shumë anë të Xho Bajden, dhe nuk ka asnjë anë më simpatike, sesa ajo e një babai të pikëlluar. Në vitin 1972, Bajden humbi gruan dhe vajzën e tij në një aksident rrugor pak javë pasi ishte zgjedhur senator.
Atij i ra barra të rriste vetëm dy djem. Bio ishte 3 vjeç, ndërsa Hanter 2. Bajden do të martohej sërish, dhe do të kishte një vajzë tjetër disa vjet më vonë. Por Bio dhe Hanter ishin të mbijetuarit e familjes së tij origjinale prej 5 personash, me një vend të pazëvendësueshëm në zemrën e Xho.
Xho ishte një njeri me ambicie dhe vetëbesim të pakufishëm. I zgjedhur senator kur ishte ende në të njëzetat, spikaste e folura e tij me akcent irlandez,ai ishte i bindur se mund të bëhej president në të dyzetat e tij.
Ai ?fluturoi? shumë lart dhe ?krahët e tij? u shkrinë. Fushata e tij dhe imazhit kombëtar iu dëmtuam nga zënkat e tij të shpeshta me shtypin, duke u bërë objekt talljesh në emisionet televizive të mbrëmjes, dhe kjo para se Bill Klinton dhe Donald Trump të ripërcaktonin atë çka është e pandershme.
Bajden u rikthye në Senat, ku kishte qenë që nga koha e administratës Nikson. Njëzet vjet më vonë, në prag të të shtatëdhjetave, ai garoi sërish dhe humbi. Bajden ishte shumë i entuziazmuar kur u zgjodh zëvendëspresident.
Dhe ai e kishte një trashëgimtar. Bio ishte ?djali i mirë?, dhe që po bënte të gjitha gjërat e duhura. Ai mbajti poste të ndryshme qeveritare në mbarë SHBA-në. Ai shërbeu në Irak. Kishte një grua dhe dy fëmijë. Dhe padyshim që po pastrohej t?i zinte vendin babait të tij në Senatit, ndoshta pasi të ishte më parë guvernator i shtetit të Delauerit.
Ndoshta ai do ta ngjiste shkallën e fundit, të cilën babai nuk e kishte arritur dot. Ndërkohë djali tjetër Hanter, ishte një histori tjetër:një narkoman, një shitës i vazhdueshëm i ndikimit duke shfrytëzuar emrin e mirë të babait të tij.
Është më se e natyrshme që një baba, i zënë me karrierën e tij, të jetë tolerant ndaj djemve që kanë humbur që kur ishin të vegjël pjesën tjetër të familjes. Nuk është e vështirë të imagjinohet që duke parë se familja ishte në duar të sigurta me Bion, Xho nisi të ishte gjithnjë e më tolerant ndaj Hanter.
Apo ndoshta e gjitha është çështje fati. Ne të gjithë kemi njohur prindër të zgjuar dhe të ndershëm që bënë gjithçka siç duhet, e megjithatë një ose më shumë nga fëmijët e tyre devijuan nga rruga e tyre. Ndonjëherë, thjesht nuk mund të bësh asgjë.
Pastaj ndodhi tragjedia:djali i madh vdes. Bio u prek nga një tumor në tru, e njëjta sëmundje që i mori jetën nënës time 19 vjet më parë. Ai vdiq në pranverën e vitit 2015. Varrosja e fëmijës është gjëja më e tmerrshme për një prind; dhe ta bërit dy herë e kuaj gjëje, është akoma më e tmerrshme.
Ashtu si Bajden edhe im atë varrosi 2 djem, njëri në vitin 1972, tjetrin në vitin 2010. I dyti e shkatërroi. Babai im ishte në moshën që ka tani Xho Bajden. I dërrmuar shpirtërisht dhe duke parë rrënimin e trashëgimisë familjare, ai garoi me gjysmë zemre për president vitin e ardhshëm, por u tërhoq pas disa informacioneve të dekonspiruara (ndoshta nga stafi i Hilari Klintonit) në lidhje me kundërshtimin e tij ndaj operacionit për vrasjen e Osama bin Ladenit.
Hanter e tregoi respektin e tij për vëllain, duke u lidhur me të venë e Bio. Në disa aspekte, kjo të kujton vëllezërit Kenedi.
Xho Xhunior supozohej të ishte heroi i luftës dhe kandidati për president, por lufta ia mori jetën. Xhek dhe Bobi ishin figura plot më të meta, por ata kishin karizmë, dhe secili u ngjit në majë, vetëm për t?u eliminuar në 2 atentate.
Pa asnjë ?djalë të mirë? për të trashëguar trashëgiminë e Bajden, ?delet e zeza? të familjes morën një famë të papritur, të cilën askush nuk e kishte planifikuar apo dëshiruar. Xho vendosi të garonte sërish vetë në vitin 2020.
Hanter e vinte në siklet në çdo hap të mundshëm, por Xho nuk do ta ndëshkonte kurrë djalin e vetëm të mbetur, kujtimin e fundit të familjes që kishte deri në vtin 1972, pa marrë parasysh se çfarë kompromisesh etike kërkonte kjo gjë, dhe pavarësisht shumë njerëzve që e paralajmëruan për atë që pop bënte Hunter.
Ne mund ta fajësojmë Xho Bajden për të gjitha rreziqet që ai është i gatshëm të ndërmarrë dhe gjërat që është i gatshëm të neglizhojë, vetëm që të lejojë djalin e tij (dhe vëllain e tij, Xhim) të vazhdojë aktivitetin e tij fitimprurës me kompanitë e huaja.
Ne nuk mund ta fajësojmë Xho Bajdenin pse ka një përkushtim të palëkundur ndaj djalit të tij të fundit të mbetur, apo për sjelljen e pavarur të një ?fëmije? që tani është 51 vjeç. Tragjedia e Xho Bajden, në vitet kur ai duhet të gëzonte pensionin e tij, është se të jesh baba do të thotë që familja nuk funksionon gjithmonë ashtu siç e ke planifikuar.
Ndonjëherë nuk mund të dalësh në pension kur të duash, dhe gjërat që do të bënit për fëmijët tuaj shkojnë ndonjëherë përtej gjërave që mund të keni bërë ndonjëherë vetëm për veten tuaj./CNA.al
Nga John Connelly “History Extra”Shtetet moderne kanë lindur...
Nga Adrien Pécout “Le Monde”Pavarësisht nëse dëgjoni fjalime...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, ...
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”Vladimir Luzhg...
Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”A d...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O’Donnell “The Week”Gazsjellësi shumë i diskutueshëm...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Himnet kombëtare marrin një vëmendje të pazakontë në turnetë...
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Nga Daniel DePetris “The Spectator”Takimi midis presidentit ...
Nga Jennifer Mathers “The Conversation”Askush nuk pret ndonj...
Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”Më 8 qershor, një muaj pë...
“The Straits Times”Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjeri...
Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk ës...
Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një ka...
Nga Alina Polyakova & James Lamond “Center for European Poli...
A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...