LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë njerëzit me kujtesën më të fortë në botë

21 Qershor 2021, 07:45, Blog CNA
Kush janë njerëzit me kujtesën më të fortë në

Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston vërtet. Deri më tani, vetëm një test i vërtet është realizuar ndonjëherë për të provuar se ka individë të caktuar, që mund të mbajnë mend një sasi shumë të madhe informacioni dhe ta kujtojnë atë fjalë për fjalë edhe vite më vonë. Ja cilët janë disa prej tyre.

Nikola Tesla

Vetë shkencëtari i njohur pretendonte se nuk e kishte problem të mësonte përmendësh libra të tërë. Por ai shihte ndërkohë drita të forta dhe verbuese që ndonjëherë shoqëroheshin me halucinacione. Në momente të tilla Tesla mund të vizualizonte në mendje shpikjet e tij në detaje mbresëlënëse që para se të fillonte t?i realizonte në praktikë.

Tedi Ruzvelt

Presidenti amerikan i fillim-shekullit të XX-të,mund të recitonte përmendësh faqe të tëra gazetash. Ai ishte gjithashtu një lexues shumë i shpejtë, dhe raportohet se lexonte deri në 2-3 libra në ditë.

Kim Pik

Ai ishte ?Njeriu i shiut? në jetën reale; personi qëa ktori Dastin Hofman përshkruan në filmin e famshëm të vitit 1988 që fitoi Çmimin Oskar. Pik që vdiq në vitin 2009, kishte memorizuar çdo fjalë të çdo libri që ai kishte lexuar ndonjëherë, pra rreth 9000 në total.

Atij i duheshin vetëm 12 sekonda për të lexuar 1 faqe libri, dhe secili nga sytë mund të lexonte një faqe në mënyrë të pavarur. Ekspertët thonë se historia e Kim tregon se të gjithë ne kemi potencial të konsiderueshëm të fshehur intelektual.

Xherri Lukas

 

Xherri Lukas ishte një basketbollist i jashtëzakonshëm, karriera e të cilit zgjati nga vitit 1962 deri në vitin 1974. Në vitin 1996, ai u cilësua si një nga 50 lojtarët më të mëdhenj në historinë e NBA-së. Lukas ka shkruar dhjetëra libra mbi kujtesën, dhe ka zhvilluar vetë një sistem të ruajtjes së kujtesës. Ai udhëton nëpër SHBA duke dhënë leksione mbi këtë temë.

Guilermo Del Toro

Regjisori i njohur meksikan, i nominuar për shumë Oskar, (Pan?s Labyrinth, Hellboy, Pacific Rim) thuhet se ka një memorie fotografike. Ndoshta kjo është arsyeja pse filmat e tij janë kaq shumë interesantë në aspektin vizual.

Ferdinand Markos

Ish-presidenti autokratik i Filipineve thuhej se kishte një kujtesë fotografike, e cila e ndihmonte shumë kur katalogonte mijëra palë këpucë që kishte gruaja së tij, Imelda Markos.

Sergei Rahmaninof

Kompozitori i famshëm rus mund të ketë pasur një lloj kujtese fotografike, që e ndihmoi atë të memorizonte me shpejtësi të habitshme fletët me kompozime. Kjo gjë ndihmohej nga veshi i tij i jashtëzakonshëm për muzikë. Kompozitori rus Alekandër Siloti do t?i jepte atij vepra të komplikuara dhe shumë sfiduese për t?i mësuar, dhe Rahmaninof do t?i memorizonte ato plotësisht brenda 1 ose 2 ditëve.

Elizabeta

Nuk bëhet fjalë për Mbretëreshën e Anglisë, por për një studente të Universitetit të Harvardit, që gjatë viteve 1970 iu nënshtrua një serie provash që bindën madje edhe më skeptikët se ekzistonte vërtet kujtesa fotografike.

Ajo u studiua nga shkencëtari Çarls Stromejer, që i publikoi rezultatet e gjetjeve të tij në revistën ?Nature?, dhe që më vonë u martua me Elizabetën. Por në dekadat që pasuan shumë ekspertë kanë vënë në dyshim rezultatet e studimit të Stromejer./CNA.al

Lajmet e fundit nga