LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Misteret e çuditshme të Gobekli Tepe, tempulli më i vjetër në botë

30 Qershor 2021, 08:48, Blog CNA
Misteret e çuditshme të Gobekli Tepe, tempulli më i vjetër

I ndërtuar nga gjuetarët gjatë Epokës Neolitike, Gobekli Tepe, besohet të jetë tempulli më i vjetër në botë. Arkeologë të tjerë, e kishin shpërfillur këtë sit arkeologjik. Por jo Klaus Shmid. Kur shkoi në Gobekli Tepe në vitin 1994, ai dyshoi se kodra e vogël fshihte sekrete të lashta.

Dhe kishte të drejtë. Pak kohë pasi mbërriti në sitin e pozicionuar në Turqinë juglindore, Shmid zbuloi një tempull mahnitës me një shtrirje të konsiderueshme. Por  Gobekli Tepe ishte më shumë se sa vetëm disa rrënoja antike.

Tani ai besohet të jetë tempulli më i vjetër në botë, dhe ekzistenca e tij sugjeron se feja erdhi para bujqësisë – dhe jo e kundërta ? siç supozonin studiuesit më parë. ?Gobekli ndryshon gjithçka?-shprehet Jan Hoder, antropolog në Universitetin e Stenfordit.

?Është i sofistikuar, kompleks dhe para lindjes së epokës së bujqësisë. Vetëm ky fakt e bën këtë sit një nga gjetjet më të rëndësishme arkeologjike?-shton ai. Por edhe pse Gobekli Tepe premton përgjigje të reja në lidhje me rrjedhën e historisë, ai bart gjithashtu disa mistere të çuditshme që nuk janë zgjidhur ende.

Kur arkeologët u ndeshën për herë të parë me Gobekli Tepe në vitet 1960, ata e cilësuan atë si një varrezë mesjetare. Kodra përmbante pllaka të thyera të gurit gëlqeror. Dhe shumë ekspertë supozuan se ato ishin gurë varresh.

Por arkeologu gjerman Klaus Shmid pa diçka tjetër. Kur dëgjoi për kodrën, ai vendosi ta shihte vetë. Kur mbërriti në Gobekli Tepe, u bind se kodra ishte krijuar artificialisht nga njeriu. Siç tha më vonë arkeologu:?Brenda një minute e ndjeva dija se kisha dy zgjedhje. Të largohesha dhe mos ia tregoja askujt, ose ta kaloja pjesën tjetër të jetës sime duke punuar këtu?.

Shmid vendosi të qëndrojë, dhe lëvizja e tij ishte shumë më vlerë. Vetëm një vit më vonë, Shmidt dhe ekipi i tij zbuluan megalite të varrosura në tokë dhe shtylla të rregulluara në formë rrathësh. Disa nga shtyllat prej guri kishin gdhendje komplekse kafshësh si luanë, gjarpërinj dhe akrepa.

Edhe më emocionues ishte zbulimise ky sit ishte midis 11.000-12.000 vite i vjetër. Pra parë në këtë në perspektivë, Gobekli Tepe ekzistonte mijëra vjet para Stonehenge, por edhe shkrimit më të vjetër të njohur deri më tani.

Dhe Shmid besonte se zbulimi i tij kishte një rëndësi të veçantë edhe për një arsye tjetër. ?Gobekli Tepe, është vendi i parë i shenjtë i ndërtuar nga njerëzit?- deklaroi ai. Por si ishte ai kaq i sigurt se kishte zbuluar tempullin më të vjetër në botë?

Një pjesë e sigurisë së Shmid dhe ekipit të tij, vjen nga ato që nuk gjetën në këtë sit – vatra  gatimi, shtëpi ose gropa për hedhjen e plehrave. Pra nuk duket se njerëzit e lashtë, e kanë përdorur Gobekli Tepe si vendbanim.

Për më tepër, ai ishte ndërtuar para se njerëzit të fillonin të zbusnin kafshët, apo të  mbillnin kultura të ndryshme, gjë që e bën atë një sit para-bujqësor. Një studim i kockave të kafshëve të gjetura atje, zbuloi shumë specie të egra, përfshirë derra, dele, shqiponja dhe rosa, që gjendeshin dikur në zonë.

?Vitin e parë të gërmimeve, ne koleksionuar mbi 15.000 copa kockash kafshësh, të gjitha të egra?- thotë Joris Peters, arkeozoolog nga Universiteti Ludvig Maksimilian në Mynih. Këto zbulime sugjerojnë se Gobekli Tepe nuk ishte një vendbanim. Njerëzit mblidheshin atje për të flijuar çdo kafshë të egër që mund të kapnin.

?Ishte shumë e qartë se kishim të bënim me një vend të mbledhjes së gjuetarëve?- thekson Peters. Përveç kësaj, arkeologët gjetën gdhendje të shumta në Gobekli Tepe, të cilat mund të përfaqësojnë idetë e hershme rreth fesë.

?Unë mendoj se në Gobekli Tepe, ne kemi përfaqësimin më të hershëm të Perëndive. Gdhendjet nuk kanë sy, gojë, dhe as fytyra. Por ato kanë krahë dhe kanë duar?- thotë Shmid. ?Për mendimin tim, njerëzit që po i gdhendnin po i bënin vetes pyetje më kryesore që ka ngritur gjithmonë njeriu:Çfarë është Universi? Pse jemi këtu??- shton arkeologu gjerman.

Ekspertët besojnë ndërkohë se njerëzit mund të kenë ardhur nga vende të largëta në përpjekje për të gjetur përgjigje për këto pyetje. Shmid mendon se tempulli mund të ketë tërhequr madje edhe gjuetarët-mbledhës nga Afrika dhe Levanti.

?Ky tempull ishte një pikë referimi. Në atë kohë njerëzit do të duhet të takoheshin rregullisht për të bërë flijime kafshësh dhe për të shkëmbyer informacione… Nuk është rastësi që ata u mblodhën atje?- shprehet Jens Notrof, arkeolog që punon në Gobekli Tepe.

Po më domethënës këtë vend e bën mosha e tij. Nëse Gobekli Tepe është tempulli më i vjetër në botë, atëherë kjo do të thotë se njerëzit duhet të kenë gabuar mbi disa gjëra në lidhje me historinë e tyre. Për një kohë të gjatë, shumë studiues kanë besuar se zhvillimi i fesë së organizuar, erdhi pas zhvillimit të bujqësisë.

Por zbulimi i Gobekli Tepe, ngriti disa pikëpyetje serioze në lidhje me këtë teori. Tek e fundit, njerëzit nuk u vendosën të banonin në Gobekli Tepe. Ata nuk krijuan një fermë atje. Përkundrazi shkuan atje si gjahtarë për të ndërtuar një tempull.

Shmid, Hoder dhe të tjerët dyshojnë se ishte ndjekja e diçkaje shpirtërore – dhe jo teprica e  ushqimit, siç pretendohej deri vonë – ajo që e lindi qytetërimin siç e kuptojmë ne sot. Por çfarë ishte kjo gjë shpirtërore? Ndoshta njerëzit në Gobekli Tepe besonin – ashtu si civilizimet e tjera antike – se ishin shqiponjat ato që i çonin njerëzit në qiell, ndaj i gdhendën këta zogj gjigantë nëpër shtyllat e gurit për t?i nderuar ata.

Por në vitin 2017, arkeologët zbuluan një të dhënë të re, dhe iu afruan një hap më afër zgjidhjes së disa prej mistereve antike të tempullit:kafka njerëzish. Disa prej tyre ishin të gdhendura. Disa ekspertë besojnë se kjo mund të jetë dëshmi e një lloji të ?kultit të kafkave? në Gobekli Tepe. Studiuesit vazhdojnë të kërkojnë në tempullin më të vjetër në botë për përgjigje të mistereve të historisë. Vetëm koha do të tregojë se çfarë do të zbulojnë ata në të ardhmen./CNA.al

https://allthatsinteresting.com/gobekli-tepe

Lajmet e fundit nga