LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shërimi” i demokracive fillon nga shtëpia

26 Qershor 2021, 06:21, Blog CNA
“Shërimi” i demokracive fillon nga shtëpia

Nga Martin Wolf ?The Financial Times?

Aleanca e demokracive është rikthyer. Për më tepër, qëllimi i saj kryesor është t?i kundërvihet Kinës. Këto ishin temat e mëdha të turit të fundit të presidentit amerikan Xho Bajden në Evropë. Dëshira për të ringjallur aleancat e SHBA-së pas epokës Trump është shumë e logjikshme.

Por fokusi i ri mbart rreziqe. Xhefri Saks i Universitetit të Kolumbias, ka shkruar që?ne nuk kemi nevojë për G7-ën. Nuk jam dakord me të. Ka shumë kuptim që demokracitë me të ardhura të larta, të bashkërendojnë politikat në fushat e interesave dhe vlerave të përbashkëta.

Kjo është veçanërisht e vërtetë kur vetë demokracia është në recesion dhe pushteti po zhvendoset nga SHBA-ja dhe aleatët e saj tek Kina. Rritja e kësaj të fundit është realiteti strategjik më i rëndësishëm. Sipas FMN, këtë vit ajo do të gjenerojë 19 për qind të prodhimit botëror të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, nga 7 për qind që ishte në vitin 2000.

Por në total, demokracitë me të ardhura të larta, mbeten fuqia më e madhe ekonomike në botë. Vendet e G7-ës, do të gjenerojnë 31 për qind të prodhimit global, ndërsa 37 demokracitë e botës me të ardhura të larta, do të përfaqësojnë së bashku 42 për qind të PBB-së së këtij viti në nivel botëror.

Edhe në fushën e tregtisë, vendet e G7-ës gjenerojnë ende 31 për qind të eksporteve të mallrave në botë, dhe thithin 36 për qind të importeve botërore. Ndërsa Kina i ka respektivisht në shifrat 15 dhe 12 për qind.

Demokracitë me të ardhura të larta, gjenerojnë 55 për qind të eksporteve botërore, dhe thithin 57 për qind të importeve botërore. Po ashtu demokracitë me të ardhura të larta, kanë gjithashtu ekonomitë më produktive në botë sa i përket PBB për frymë, ndërsa e Kina renditet e 75-ta.

Aty ndodhen shumica e kompanive kryesore botërore, tregjet më të mëdha financiare ndërkombëtare, universitetet kryesore dhe mediat më me ndikim. Ndërkohë, SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë. Për më tepër, me gjithë dështimet, ideali i demokracisë liberale mbetet tërheqës për shumë njerëz në botë.

Duke pasur ekonomi dhe sisteme politike të ngjashme, demokracitë me të ardhura të larta, duhet të bashkërendojnë veprimet në fusha si financat, teknologjia dixhitale dhe konkurrenca.

Ato duhet të mbrojnë ndërkohë vlerat e tyre thelbësore, siç është liria e shprehjes, dhe të veprojnë kundër ndërhyrjeve të jashtme, sidomos nga Kina.

G7 po zvogëlohet dhe Kina po rritet, por G7 është ende më e madhe. Në përmbledhje, demokracitë me të ardhura të larta kanë vlerat dhe interesat e tyre, si dhe aftësinë për t?i mbrojtur ato, veçanërisht nëse veprojnë së bashku.

Ky është rasti i bashkëpunimit. Por Saks ka të drejt në një pikë:t?i thuash pjesë s tjetër të

botë s se çfarë duhet të bëjë është e gabuar dhe e pasuksesshme. Siç shkruan Jan Morris i Universitetit të Stenfordit në librin e tij provokues ?Lufta! Për çfarë është e mirë ajo??, ?evropianët zhvilluan një Luftë Pesëqind Vjeçare me pjesën tjetër të botës?.

Këta të fundit nuk e kanë harruar. Dekadat që nga shembja e Bashkimit Sovjetik, e kanë dëmtuar më tej besimin në kompetencat dhe vlerat e Perëndimit, duke sjellë marrëzitë e ?luftës kundër terrorizmit?, luftërave në Afganistan dhe Irak, krizës financiare globale, daljes së Britanisë nga BE, dhe zgjedhjes së Donald Trump president i SHBA.

Deklarata e përbashkët e liderëve tëG7-ës në fund të samitit flet për një angazhim të përbashkët për ?bashkëpunimin ndërkombëtar, multilateralizmin, dhe për një rend botëror të hapur, elastik, dhe të bazuar në rregulla?. Sot, këto fraza shkaktojnë të qeshura cinike.

Bajden shpreson që Trump ishte një devijim nga norma. Fatkeqësisht, ai ka ende mundësi të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Nëse synohet që një aleancë demokratike e ripërtërirë të ketë peshë, ajo ka nevojë për politika koherente dhe të arsyeshme. Dhe në kushtet e misionit të ngutshëm të vaksinimit të botës kundër Covid-19 ato mungojnë. G7-a e pranon se ?dhënia fund e pandemisë deri në vitin 2022 do të kërkojë vaksinimin e të paktën 60 për qind të popullsisë botërore?.

Kjo nënkupton sigurimin e të paktën 9.4 miliardë doza vaksine. Por grupi u angazhua t?u japë vendeve më të varfra vetëm 870 milion doza gjatë vitit të ardhshëm. Po ashtu, G7 deklaroi se që ?nga fillimi i pandemisë, ne jemi zotuar të ofrojmë 8.6 miliardë dollarë. . . për të financuar blerjen e vaksinave, duke përfshirë 1.9 miliardë dollarët e premtuar që kur u takuan për herë të fundit në muajin shkurt?.

Kjo shumë është ekuivalente me mbi 1 miliardë doza vaksinash. Pra në total ata do të sigurojnë 2 miliardë doza. Megjithatë do të nevojiten shumë më tepër. NdërkohëG7-a vëren se ka shpenzuar mbi 12 trilionë dollarë në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve të saj.

Duke pasur parasysh shpenzimet e mëdha për të përballuar pasojat e Covid-19, G7 kishte detyrimin moral të financonte planin e FMN-së për të vaksinuar gjithë botën deri në mesin e vitit të ardhshëm, me një kosto prej 50 miliardë dollarësh.

Kjo gjë nuk po ndodh dhe është një marrëzi e pastër. Por nga ana tjetër në aleancën e re të planifikuar kundër Kinës, ka edhe rreziqe afatgjata. Demokracitë me të ardhura të larta, kanë të drejtë të dëshirojnë të mbrojnë vlerat e tyre thelbësore. Por kërcënimi kryesor për këto nuk vjen nga Kina, por nga afër shtëpisë.

Më shumë rëndësi sesa kundërvënia ndaj Kinës është dështimi i Perëndimit për të siguruar një prosperitet të shpërndarë gjerësisht, dhe për të mbrojtur normat e veta demokratike. Dhe fatkeqësisht kanë qenë elitat tona dhe jo ato të Kinës, ato që e kanë shkaktuar këtë dëm.

Ndërkohë, ne duhet të njohim nevojën dërrmuese për bashkëpunimin global në ruajtjen e paqes dhe mbrojtjen e njerëzimit nga kërcënimet globale, siç janë pandemitë dhe katastrofat mjedisore.

Asgjë nuk ka më shumë të ngjarë ta çojë edhe më tej popullin kinez në krahët e regjimit të tij komunist, sesa armiqësia e pandërprerë nga ana e demokracive. Në planin afatgjatë, besimi tek vlerat tona të transparencës dhe lirisë, ka shumë më shumë të ngjarë që ta ndryshojë Kinën.

Është e vërtetë:demokracitë duhet të mbrojnë interesat thelbësore ekonomike dhe strategjike. Por ato gjithashtu duhet të qëndrojnë sa më të hapura që të jetë e mundur ndaj tregtisë dhe ideve të tjera. Sanksionet nuk do ta ndryshojnë Kinën.

Këtë mund ta bëjë vetëm populli kinez. Perëndimi duhet t`u japë atyre një arsye që të dëshirojnë ta bëjnë këtë. Është shumë mirë që ka një përpjekje të ripërtërirë në bashkëpunimin e vendeve perëndimore. Por demokracitë me të ardhura të larta, duhet të shmangin disa kurthe të rrezikshme.

Nëse duan vërtet të udhëheqin, ato kanë nevojë për ide shumë më koherente sesa treguan në samitin e G7-ës. Për më tepër, ata duhet të përpiqen të shmangin një konflikt shkatërrues me Kinën.  Na pëlqen apo jo, bashkëpunimi është thelbësor për njerëzimin.

Mbi të gjitha në planin afatgjatë, demokracitë me të ardhura të larta duhet të shohin nga vetja nëse duan që ta shpëtojnë atë. Kina nuk është kërcënimi më i madh për interesat dhe vlerat tona:ne e njohim, armikun kryesor, dhe ai jemi ne vetë./CNA.al

Lajmet e fundit nga