
“Si një media pranon të përdoret si mashë e qeverisë”/ Dizdari i reagon ashpër Top Channel
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari ka r...
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Fjoralba Dizdari ka r...
Nga Robbie Gramer & Jack Detsch ?Foreign Policy?
Pas 4 vitesh qëndrimi të butë të presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj Rusisë, administrata Bajden po përballet me një presion të madh nga Capitol Hill dhe aleatët e Evropës Lindore për të ashpërsuar qëndrimin e saj ndaj Moskës, pas një takimi midis presidentit amerikan Xho Bajden dhe atij rus Vladimir Putin në mesin këtij muaji në
Gjenevë, dhe përpjekjeve të Francës dhe Gjermanisë për të rifilluar dialogun me Putinin.
Por për Bajden problemi është se ai po përpiqet të pastrojë dy rrëmujat e trashëguara:Duhet të riparojë marrëdhëniet me Gjermaninë, aleatin kryesor të Amerikës në Evropën kontinentale, dhe të ketë një qasje më të ashpër për të frenuar sjelljen dashakeqe të Rusisë.
Ukraina – vendi i mbërthyer në mes – po përpiqet të kuptojë se ku anojnë Shtetet e Bashkuara. Problemi i parë ka qenë qasja e fundit ndaj projektit të diskutueshëm të gazsjellësit që lidh Rusinë dhe Gjermaninë, Nord Stream 2.
Bajden është kritikuar për ndalimin e disa sanksioneve në lidhje me këtë projekt, teksa ai po tenton të riparojë marrëdhëniet me Berlinin në epokën post-Trump. Por kjo lëvizje vjen në një kohë kur zyrtarët dhe analistët perëndimorë të Evropës Lindore, po i bien kambanave të alarmit për refuzimin e Rusisë për të zhvendosur forcat ushtarake pranë kufirit të saj me Ukrainën, të grumbulluara aty që në prill.
Kjo çështje pritet të jetë objekt debati në muajin korrik. Bajden e ka ftuar për një vizitë në Uashington presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, dhe zyrtarët evropianë dhe shumë kongresmenë presin që presidenti amerikan t?i nënshtrohet presionit mbi një angazhim më të madh në luftën e Ukrainës kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia, dhe të ndryshojë politikën e tij ndaj ?Nord Stream 2?.
Disa analistë druhen se para takimin Bajden-Zelenski, Rusia mund të shtojë sërish presionin ushtarak mbi Ukrainën, duke e shtuar praninë e saj ushtarake në zonat afër Gadishullit të Krimesë, gjë që mund të sigurojë një pikë mbështetje për një inkursion më të madh ushtarak, duke u dhënë mundësi rusëve që ta përshkallëzojnë shumë shpejt situatën.
?Rusët nuk i kanë tërhequr trupat e tyre. Ato janë zhvendosur më afër kufirit ukrainas në Krime. Vetëm një pjesë e vogël është tërhequr pas. Pra ata po na mashtrojnë sërish. Në terren ndihet ende një tension i çuditshëm se diçka e rëndë mund të ndodhë?- thotë ambasadori estonez në Ukrainë, Kaimo Kusk.
Që nga muaji mars, Bajden ka firmosur lëvrimin e 275 milionë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën. Por administrata u tërhoq nga plani për të dërguar deri në 100 milionë dollarë pajisje mbrojtëse shtesë në Ukrainë, kur tensionet në kufirin Rusi-Ukrainë u dukën shumë të larta.
Bazuar në pamjet satelitore të siguruara për ?Foreign Policy? nga ?Maxar Technologies?, forcat ruse kanë lënë në kufirin Rusi-Ukrainë një prani të madhe automjetesh dhe pajisjesh ushtarake. Këtu përfshihen elementët kryesorë të një divizioni të motorizuar, si tanket, transportuesit e blinduar dhe artileria në një zonë stërvitjeje afër Voronezhit, dhe një grumbullim më të vogël trupash përgjatë Detit të Zi me pajisje të ngjashme dhe dhjetëra çadra për strehimin e trupave.
Zyrtarët e administratës Bajden thanë se grumbullimi i mëtejshëm i forcave nga ana e Rusisë në kufi me Ukrainën, mund të zbehë përparimin e ndjeshëm që arritën Bajden dhe Putin në zbutjen e tensioneve midis dy vendeve gjatë samitit të tyre në Gjenevë.
?Administrata e ka theksuar se ne dëshirojmë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Por që të ndodhë kjo, Rusia duhet të përmbahet nga veprimet e mëtejshme agresive. Ne e përsërisim thirrjen tonë që Rusia të zbatojë plotësisht angazhimet e saj në Minsk, dhe t?ia kthejë Krimenë Ukrainës?-tha Anton Semelrot, një zëdhënës i Pentagonit për ?Foreign Policy?.
Por ndërkohë ka shenja që tensionet ushtarake në rajon po vazhdojnë të rriten. Në fillim të javës së kaluar, një destrojer britanik për të cilin zyrtarët thanë se po kryente një udhëtim rutinor nga Odesa drejt Gjeorgjisë, u kërcënua nga luftanijet ruse që kryenin stërvitje aty afër.
Zyrtarët rusë thanë se qëlluan në formë paralajmëruese ndaj anijes?HMS Defender?, një pretendim që u hodh poshtë nga zyrtarët britanikë. Diplomatët evropianë u ankuan se rusët u kanë mohuar anijeve ukrainase hyrjen në Detin Azov, në mënyrë që të krijojnë një liqen të brendshëm në kufi me gadishullin e pushtuar të Krimesë dhe Rusinë perëndimore.
Disa zyrtarë të Evropës Lindore, janë ndërkohë shumë të zemëruar me qasjen e administratës Bajden ndaj gazsjellësit ?Nord Stream 2? që çon gazin rus drejt Gjermanisë. Qeveria gjermane e mbështet projektin, që ishte gati i përfunduar kur Bajden mori detyrën.
Kompania këmbëngul se projekti është një sipërmarrje thjeshtë tregtare, dhe nuk do të kërcënojë sigurinë energjetike të Evropës.
Por vendet e Evropës Lindore dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë ashpër gazsjellësin,duke pretenduar se e shmang Ukrainën si një qendër tranziti për gazin që shkon në Evropë -që përbën një burim kryesor të të ardhurave për Kievin-dhe që do t?i jepte Rusisë një fuqi të tepërt mbi tregjet energjitike në Evropë.
Ndërsa administrata Bajden e kundërshton projektin, dhe ka zgjeruar sanksionet ndaj subjekteve ruse të përfshira në të, vendimi për të pezulluar sanksionimin e kompanisë gjermane që zbaton projektin i ka zemëruar ligjvënësit amerikanë në të dyja kampet.
?A beson dikush vërtet se pasi të përfundojë ?Nord Stream?, Putini nuk do ta ndërpresë rrjedhën e gazit përmes Ukrainës??- tha senatori demokrat Bob Menendez, kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit, në fillim të këtij muaji përpara takimit të Bajden me Putin.
Debati nënvizon faktin se si ?Nord Stream 2?, është bërë një problemi më i madh në marrëdhëniet e SHBA-së me Evropën, pasi ?dega e ullirit? e Bajdenit ndaj Gjermanisë, e ka vendosur atë në një pozitë shumë të vështirë./CNA.al
Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”Në zemër të Evropës, ekzi...
Nga Ann Wagner “Fox News”Pandemia e Covid-19 është një rezul...
Kërkimet mbi ngjarjet historike, tregojnë se disa nga “fakte...
Kongresi i parë kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nisi m...
Më 26.06.1991 filloi lufta, që shkatërroi Jugosllavinë. Sot ...
Shumë tragjedi të famshme detare kanë ndodhur në det. Por 13...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”Aleanca e demokracive ë...
E keni kaluar tashmë Covid-19? Studiuesit në Universitetin ...
Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Epi...
Nga Dan Mclaughlin “National Riview”Të shtunën e shkuar u nj...
Nga John Connelly “History Extra”Shtetet moderne kanë lindur...
Nga Adrien Pécout “Le Monde”Pavarësisht nëse dëgjoni fjalime...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, ...
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”Vladimir Luzhg...
Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”A d...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O’Donnell “The Week”Gazsjellësi shumë i diskutueshëm...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Dy persona janë paraqitur në gjykatë të akuzuar sit ë dyshua...
Në rrjetet social kanë qarkulluar disa pamje, ku shfaq...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sërish mbi një ...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se masakra e Fushë-K...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor d...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Më 24 shkurt, do të shënohet përvjetori i parë i luftës në...
Britania po përballet me valën më të madhe të veprimit sin...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Shtetet e Bashkuara kanë vëndosur sanksione kundër zyrtarë...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...
Sot, më 2 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 105.3 l...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...