LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse demokratët e Bajden nuk duan që Kina të paguajë kostot e pandemisë?

28 Qershor 2021, 06:11, Blog CNA
Pse demokratët e Bajden nuk duan që Kina të paguajë kostot e

Nga Ann Wagner ?Fox News?

Pandemia e Covid-19 është një rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të Partisë Komuniste Kineze (PKK), për të fshehur përhapjen fillestare të koronavirusit. Ata që pretendojnë të kundërtën, janë duke promovuar propagandën kineze.

Bota duhet që ta njohë rolin që ka Kina në shfaqjen e pandemisë së koronavirusit, në mënyrë që t?i kërkojë asaj llogari, dhe në mënyrë që regjimet diktatoriale si Kina të mos zbatojnë kurrë më politika shtypëse të brendshme mbi imperativat e shëndetit global. 

Kjo është arsyeja pse unë prezantova në Kongres një projektligj për t?i kërkuar një më

një llogari Kinës për këtë që shkaktoi, duke ngrirë pasuritë dhe vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Partisë Komuniste. Unë kam paraqitur Aktin e Kompensimit për Amerikanët në mbledhjen e fundit të Kongresit, por demokratët thanë se kjo nuk ishte një përparësi për ta, ndaj e bllokuan hedhjen për votim të kësaj nisme.

Unë do ta depozitoj sërish këtë projektligj, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara t?i dërgojnë

një mesazh të qartë Kinës, se shkeljet e saj flagrante ndaj ligjeve ndërkombëtare, nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Pavarësisht nga ajo që mund të besojë gjithsecili në lidhje me origjinën e koronavirusit, është një fakt që Kina lejoi që përhapjen e virusit, teksa ka gënjyer edhe mbi sjelljen e saj keqdashëse.

Ndaj ata duhet që të mbajnë përgjegjësi. Kur bëhet fjalë për një shpërthim viral, edhe ditët dhe madje edhe orët kanë rëndësinë e tyre. Pandemia e Covid-19, ka qenë një tragjedi e paparë që e ka ndryshuar rrjedhën e historisë.

Ajo ka vrarë deri tani miliona njerëz në të gjithë botën, dhe i ka kushtuar triliona dollarë ekonomisë amerikane. Dhe fajtore për këtë është drejtpërdrejt Partia Komuniste Kineze dhe mbulimi i veprimeve të saj.

Kina egënjeu qëllimisht botën mbi shkallën e përhapjes fillestare të epidemisë, duke penguar përpjekjet globale për të parandaluar përhapjen e mëtejshme. Pandemia e koronavirusit, e shkatërroi jetën anembanë globit dhe në çdo cep të Shteteve të Bashkuara.

Deri më tani kombi ynë ka pësuar mbi gjysmë milion vdekje, dhe dhjetëra miliona të infektuar. Familjet humbën të dashurit e tyre, dhe shumë prej nesh u pikëlluan. Fëmijët tanë humbën një vit vendimtar të arsimimit të tyre të mbyllur në shtëpi para ekraneve, ndërsa shumë nëna dhe baballarë u bënë mësues për ta.

Shkencëtarëve dhe udhëheqësve tanë politikë, u desh jo pak kohë që të hartonin një plan për t?u përballur me Covid-19, dhe për të shpëtuar jetën  e njerëzve. Por Partia Komuniste Kineze e gënjeu botën – në shkelje të qartë të Rregullave Ndërkombëtare të Shëndetit që janë ligjërisht të detyrueshme – duke çuar në një vonesë të reagimit që e nxiti përhapjen e mëtejshme të virusit.

Kur Kina e kuptoi egërsinë e virusit, ndaloi udhëtimet e brendshme, por refuzoi të mbrojë pjesën tjetër të botës duke mos ndalur udhëtimet ndërkombëtare. Ky akt garantoi përhapjen e pandemisë. Për më tepër, bashkë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kinezët e vonuan hetimin mbi virusin dhe origjinën e tij, duke këmbëngulur se ai e kishte origjinën tek një treg i kafshëve të gjalla, në vend se të lejonte hyrjen e ekipeve ndërkombëtare të hetuesve.

Disa shkencëtarë kinezë u përpoqën ta paralajmëronin botën për atë që po ndodhte, por u zhdukën në mënyrë misterioze. Të tjerët u qortuan rëndë ose iu mbyll goja në mënyra të tjera, duke kontribuar në krijimin e një kulturë frike në Kinë, ku e vërteta dhe jeta e miliona njerëzve ishin viktima në fushatën e pamëshirshme të PKK-së për t?u dukur e fortë para botës.

Si zëvendëskryetare e Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongres, unë kam ndjekur nga afër rritjen e Kinës në skenën botërore si një aktore dashakeqe. Por sjelljet e saj të liga gjatë pandemisë, edhe pse nuk habisin askënd, janë thjesht disa shembuj më shumë në një listë të gjatë veprimesh korruptive dhe joetike.

Në rast se Kina nuk po na fsheh asgjë, atëherë pse po refuzon t?i japë komunitetit ndërkombëtar provat që i duhen, për të verifikuar origjinën dhe zhvillimin e virusit? Tani që edhe Kryetarja e Kongresit Nensi Pelozi e ka parë dramën që ka shkaktuar pandemia tek familjet dhe komunitetet në mbarë SHBA-në, unë shpresoj se këtë herë projektligji im do të votohet me një shumicë dërrmuese. 

Çdo ditë po dalin gjithnjë e më shumë prova, që tregojnë se sa Kina kontribuoi në përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Kongresi duhet ta miratojë këtë projektligj, dhe të sigurohet që bota ta dijë se është Kina, ajo që e shkaktoi këtë tragjedi, ndaj duhet të paguajë për kostot e shkaktuara.

Unë jam e zhgënjyer që kaq shumë njerëz në SHBA, janë të vendosur të rishkruajnë historinë dhe të mbajnë anën e PKK, duke e minimizuar rolin e saj qendror në këtë pandemi. Provat janë më se të qarta, se Partia Komuniste Kineze ndërmori një veprim të qëllimshëm, që ka shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve në të gjithë botën. Por shumë politikanë kujdesen më shumë për të dukur sa më progresistë, sesa të vënë para përgjegjësinë një qeveri brutale dhe gjenocidiste.

Shënim:Ann Wagner është kongresmene republikane, përfaqësuese e rajonit të dytë në shtetin e Misurit, SHBA./CNA.al

Lajmet e fundit nga