Ngjarja në Maliq/ Efektivi i plagosur dhe autori drejt Spitalit të Traumës
Efektivi i plagosur i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në L...

Këtë të enjte ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme një nga shtatë emrat e njohur të dosjes “Metamorfoza”.
Duke folur para sallës së gjyqit, Pëllumb Gjoka ndau disa detaje të lidhura me komunikimet ku ai fliste për vrasjen e Gjin Ndojit, për të cilën akuzohet, krim që nuk e pranon.
Gjoka u shpreh se ndihet i dënuar ‘de facto’, për shkak të gjyqit publik që i është bërë, ndërsa shtoi se kjo histori e ka futur në hasmëri.
Dëshmia:
“Jam de facto i dënuar sepse më është bërë një gjyq publik. Siç e dini, akuzohem për vrasjen e Gjin Ndojit. Akuzohem se kam gjetur vendin ku do rrinte makina dhe se kam çuar e marrë vrasësit. Kushdo që ka organizuar, marrë pjesë, folur një herë të vetme që të vritet, kushdo që ka gjetur vendin e makinës ka bërë një veprim kriminal. Por më kriminale është ngritja e akuzës ndaj meje. Herën e kaluar më pyetën a jam i dënuar. Unë de facto jam dënuar, se më është bërë një gjyq publik.
Çfarë nuk kam dëgjuar. Më kanë akuzuar për trafik, për vrasje, çfarë epitetesh kam dëgjuar. Gjyqet publike nuk janë për të zbardhur të vërtetën. Gjyqet publike bëhen për t’u bërë presion gjyqtarëve. Gjithë këtë histori e kanë bërë për shkëmbime favoresh. Unë kam 30 vjet që merrem me biznes. Bizneset kryesore i kam pasur lokalet e natës dhe lojërat e fatit. Janë biznese që paragjykohen. Unë jam munduar të jem i kujdesshëm, të shtrij këmbët sa kam jorganin.
Për këtë jam habitur, nuk di ku kam shkelur. Kam 3 vjet në paraburgim e nuk di çfarë kam bërë. Në hasmëri më kanë futur, aktivitetin ma kanë bllokuar. Në burg je një i vdekur që ecën. Me thashetheme e me lehtësi me të futur në burg e në hasmëri. Janë shumë familje të ngujuara edhe unë ju garantoj, që historia që kanë nisur këta, do vazhdojë. Nuk ka asnjë provë shkencore që më lidh me akuzat.
Ai deklaroi se nuk ka konflikte me personat e përmendur në dosje dhe se shumë nga elementët e hetimit, sipas tij, janë interpretime të gabuara të materialeve të përgjimeve. Për përgatitjen e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, nuk ka asnjë bisedë, asnjë komunikim. Unë nuk kam asnjë konflikt me ta. Për Ibrahim Licin e Dorian Dulin janë thasheme SKY.
Për Kleathi Musabelli është e vërtetë që kam pasur një konflikt me të. Shkojmë tek arma. Policët në shtëpi më gjetën veç një çifte me letra. Të të vijnë policët në shtëpi edhe për thashetheme të më fusin në burg, të fortë janë. Tani të di, për çfarë arme jam në burg, se nuk e di. Për grupin kriminal e sqaroi avokati. Nëse kam qenë, të di me kë kam qenë.
Nëse ka një komunikim mes kodit që prokurori thotë që kam pasur unë dhe atij që thotë se ka pasur Behar Bajri, ku flitet për vrasjen e Gjin Ndojit, pranoj çdo lloj akuze. Nëse ka ndonjë bisedë se ku do të rrijë makina e vrasësve, unë pranoj çdo lloj akuze./CNA
Efektivi i plagosur i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në L...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka reaguar lidhur m...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia, familja. K...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrj...
Vijon prej dy orësh protesta para Kryeministrisë. Protesta...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim sëfundi në rrjete...
Pas tensioneve dhe përplasjeve, protestuesit janë drejtuar...
Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestues...
Ka tensione në protestën e zhvilluar kundër ndërtimeve në ...
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Miriam ...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita në një prononcim p...
Sot mbahet protesta e radhës e qytetarëve në Tiranë kundër...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka r...
Dy vatra zjarri të regjistruar gjatë ditëve të fundit në q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...