LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja si mund të zbutet hezitimi ndaj vaksinave anti-Covid

5 Korrik 2021, 06:50, Blog CNA
Ja si mund të zbutet hezitimi ndaj vaksinave anti-Covid

Nga Hugo Drochon ?Project Syndicate?

Ndonëse vende si Izraeli, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, kanë ecur shumë mirë me fushatën e vaksinimit anti-Covid, hezitimi ndaj vaksinave mbetet një pengesë serioze. Në SHBA, ky fenomen e ka sabotuar tashmë synimin e presidentit Xho Bajden për t?i dhënë të paktën një doze vaksine 70 për qind të popullsisë deri më 4 Korrik, festën kombëtare të pavarësisë.

Në një sondazh të kryer nga CNN në muajin prill, rreth 26 për qind e të anketuarve në SHBA u shprehën se nuk kishin ndërmend të vaksinoheshin. Dhe ky është një problem i madh, duke pasur parasysh faktin se vaksinimi gati-universal, është mënyra e vetme e besueshme për t?i dhënë fund kësaj pandemie.

Për shembull duke supozuar se variantet e Covid-19 po aq ngjitëse sa edhe fruthi mund të bëhen dominuese, arritja e imunitetit të tufës mund të kërkojë imunizimin e 94 për qind të popullsisë. Në rrethana të tilla, politikë-bërësit mund të tundohen të masin masa kundër atyre që hezitojnë të vaksinohen, dhe të cilët frymëzohen më shumë nga teoritë e konspiracionit .

Për besimtarët e teorive të tilla, rreziku i vërtetë nuk është Covid-19, por miliarderi Bill Gejts që sipas tyre po i përdor vaksina për të na implantuar mikroçipa në tru. Por a nuk janë teoritë e konspiracionit, vetëm një formë tjetër e fjalës së lirë?

Në mbrojtjen e tij klasike ndaj këtij parimi në esenë e tij ?Mbi lirinë?, Xhon Stjuart Mill ofron dy argumente:ata që kanë bindje të gabuara, kanë më shumë të ngjarë që t?i braktisin ato në një shkëmbim të lirë të ideve, në një kohë që kontestimi me forcë i një besimi të pavërtetë, e pengon demaskimin  saj.

Në fakt, teoricienët e konspiracionit i braktisin rrallë besimet e tyre nëpërmjet një shkëmbimi të lirë të ideve. Teoritë e konspiracionit, kanë një veti ?vetë-vulosëse?, përmes së cilit informacioni i ri që e sfidon besimin, shihet si provë e mëtejshme e tij.

Për shembull nëse do përpiqeni të bindni një besimtar të teorisë se sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, nuk ishin në fakt një vepër e vetë autoriteteve amerikane, ata me siguri do të thonë se ju i jeni nënshtruar shpëlarjes së trurit, dhe do t?ju nxisin të lexoni X raport apo

të shihni një dokumentar që tregon se versioni zyrtar i historisë është një gënjeshtër.

Problemi është se teoricienët e konspiracionit, e besojnë sinqerisht se një grup i vogël dhe i fshehtë njerëzish – një kabalë – e kontrollon sot botën. Nën këtë premisë, ata e interpretojmë të gjithë informacionin e ri si vërtetim të teorisë që besojnë.

Por a duhet të godasim teoricienët e konspiracionit, në interes të lehtësimit të një shkëmbimi racional të ideve? Mill, që i kundërshtoi të gjitha format e censurës, argumentoin se një ndërhyrje e tillë publike justifikohet vetëm në bazë të ?parimit të dëmit?.

Siç u shpreh ai në esenë e famshme:?Synimi i vetëm për të cilin pushteti mund të ushtrohet me të drejtë mbi çdo anëtar të një komuniteti të civilizuar edhe kundër vullnetit të tij, është parandalimi i dëmtimit të të tjerëve?.

Të analizuara veçmas, shumë teori konspirative nuk përfshihen tek parimi i Mill. Vetëm besimi se alienët zbarkuan në Rozuell të Nju Meksikos në vitin 1947, apo se asnjë njeri nuk ka shkuar deri më sot në Hënë nuk dëmton askënd, edhe pse teoritë e padëmshme të konspiracionit mund të inkurajojnë veprime të dëmshme.

Për shembull, besimi se teknologjitë 5G po ndihmojnë në përhapjen e Covid-19, ka nxitur disa njerëz në Britaninë e Madhe që t?u vënë zjarrin antenave të tyre. Për më tepër, teoritë e konspiracionit shkaktojnë ndonjëherë edhe dëme direkte, sikurse ndodh shpesh kur ato janë të lidhura me anti-semitizmin.

Nuk mund të ketë asnjë rëndësi besimi i teoricieni britanik të konspiracioneve Dejvid Ajk, që beson se hardhucat po qeverisin botën. Por kjo gjë ndodh, kur ai shprehet kundër ?sionistëve të familjes së njohur Rotçajld?.

Duke u kthyer pas në kohë deri tek trillimi famëkeq i policisë sekrete cariste në Rusi, Protokollet e Pleqve të Sionit, hebrenjtë kanë qenë një pjesë thelbësore e teorive të komplotit. Dhe kjo ndihmon në shpjegimin se pse figura si Xhorxh Soros mbeten ende subjekt i teorive të konspiracionit.

Në mënyrë të ngjashme, shumë prej atyre që sulmuan me dhunë Kapitolin në SHBA më 6 janar 2021, pajtohen me teorinë e konspiracionit QAnon, e cila pretendon se Barak Obama, Hilari Klinton dhe Soros janë pjesë e një rrjeti satanik pedofilësh që trafikojnë fëmijë të mitur.

Në këtë rast, SHBA-ja ka një numër masash ligjore që synojnë të pengojë efektet negative të teorive të konspiracionit, si urdhëresat dhe ligjet kundër ?prishjes së paqes? dhe kundër sjelljes së çrregullt apo ?gjuhës së urrejtjes?.

Gjithsesi këto ligje adresojnë veprimet individuale, jo vetë besimet. Problemi me hezitimin ndaj vaksinave, nuk është besimi se Gejts po përpiqet të futë një mikroçip në trurin tuaj; është vetë akti i mos-vaksinimit. Çfarë mund të bëjë një shtet në këtë rast?

Dëshmitë nga Britania e Madhe, sugjerojnë se sa më shumë njerëz që vaksinohen, aq më shumë zbehet hezitimi ndaj vaksinave. Britania dhe SHBA-ja patën nivele të ngjashme të qasjes kundër vaksinave verën e kaluar, por pikëpamje të tilla janë zbehur në Britani, vend që po ia kalon SHBA-së për numrin e vaksinimeve në raport me popullsinë.

Kjo sugjeron se ndërsa më shumë njerëz vaksinohen dhe shohin se gjithçka është në rregull, të tjerët mund të kenë më shumë gjasa të ndjekin shembullin e tyre. Mënyra më e mirë për të krijuar këtë problem, nuk është censurimi i teorive të konspiracionit, por vaksinimi i sa më shumë njerëzve, dhe përhapja e mesazhit se vaksinat janë vërtet të sigurta dhe efektive.

Përpjekja për të parandaluar përhapjen e besimeve të rreme, vetëm sa u jep argumente atyre që pretendojnë se shteti synon që t?i kontrollojë përmes çipave. Gjithsesi në analizë përfundimtare, vaksinimi i detyruar me ligj mund të jetë zgjidhja e vetme, sidomos nëse vendet qëndrojnë shumë larg imunitetit të tufës.

Në rastin e variantit shumë infektiv Delta, që po bën kërdinë në komunitetet me shkallë më të ulët të vaksinimit, ky do të ishte një zbatim i vërtetë i ?parimit të dëmit? të Mill:pra për të parandaluar dëmtimin e të tjerëve./CNA.al

Shënim:Hugo Drochon, është ndihmës/profesor i teorisë politike në Universitetin e Notingemit, Angli.

 

Lajmet e fundit nga