LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Perëndimi është më i miri?

2 Korrik 2021, 06:01, Blog CNA
Pse Perëndimi është më i miri?

Nga Ajan Hirsi Ali ?The Spectator?

?Qytetërimi perëndimor do të ishte një ide e mirë?- thoshte me shaka Mahatma Gandi, që ishte një nga nxënësit e tij më të suksesshëm. Ne jemi mësuar të dëgjojmë mbi atë që nuk shkon me civilizimin perëndimor:racizmin, seksizmin, kolonializmin dhe kapitalizmin.

Na thuhet se bota do të ishte një lloj utopie, sikur të kishim mundësi t?i pastronim këto mëkate nga shoqëritë tona. Por nëse qytetërimi perëndimor është i lig, cila është alternativa? Katër prej tyre kërkojnë vëmendjen tonë. E para është socializmi. Ithtarët e tij përfshijnë disa marksistë të modës së vjetër, besnikë të parimeve të vjetra barazimtare, por shumica janë pseudo ose neo-marksistë.

Disa aktivistë e kundërshtojnë në thelb kapitalizmin, por janë të paqartë në lidhje me alternativat. Ne mund të supozojmë se ato nuk do të përfundojnë kurrë në një utopi. Alternativa tjetër është Islamizmi.

Regjimi iranian po e zbaton atë që nga viti 1979. ISIS e vuri në zbatim në Siri dhe Irak. Boko Haram po synon ta zbatojë atë në pjesë të Nigerisë. Afganistani mund të shohë së shpejti rikthimin e tij, edhe pse në disa zona nuk u zhduk asnjëherë. Në asnjë nga këto raste, rezultatet nuk kanë sjellë zhvillim të njerëzve, veçanërisht për gratë dhe pakicat fetare dhe seksuale.

E treta është autoritarizmi, ku Kina ofron shembullin më mbresëlënës. Ndërsa Partia Komuniste Kineze ka lejuar një lloj shkalle veprimi të forcave të tregut (të cilat kanë nxjerrë nga varfëria qindra miliona njerëz), kontrolli i qeverisë qendrore mbetet i fortë, dhe kohët e fundit është duke u shtrënguar.

Për këtë regjim janë të huaja konceptet e të drejtave individuale të njeriut. ?Idiotët e dobishëm? kthehen nga udhëtimet në Shangai dhe Pekin, duke thënë se ?kanë parë aty të ardhmen dhe se regjimi funksionon?. Në realitet, një sistem autoritar i këtij lloji nuk mund të ofrojë asnjë alternativë që t?i afrohet civilizimit perëndimor për nga për arritjet.

Qeveria kineze po zbaton aktualisht një sistem të ?kreditimit social?, që monitoron çdo vendim, blerje dhe lëvizje fizike të çdo qytetari. Qytetarët mund të humbin pikë për ?sjellje të këqija? duke përjetuar pasoja reale, përfshirë ndalimin e fluturimit, përjashtimin nga arsimi i lartë apo punët e mira,madje edhe humbjen e një qeni të përkëdhelur.

E gjitha kjo duket si jeta në blloqet e apartamenteve të mbyllura me xham,që përshkruhen në romanit distopian të Jevgeny Zamjatin ?Ne?. Abuzimet ndaj pakicës ujgure mysliman të Kinës, përfshirë punën e detyruar dhe sterilizimin e detyruar, tregojnë gatishmërinë e PPK-së për të përdorur masat brutale.

Dëshmitë e mëtejshme të autoritarizmit të ringjallur të Pekinit janë më se të dukshme në Hong Kong pa harruar Tibetin, edhe pse pak njerëz në Perëndim këto kohë kanë filluar t`i kushtojnë vëmendje kolonizimit të tij.

Përpjekjet për të mbuluar origjinën e vërtetë të Covid-19, përbëjnë një kujtesë se tek sistemet autoritare, problemet që shkaktohen nga fluksi i kufizuar i informacionit mund të jenë shumë të dëmshme. Siç e theksoi Çarls Mur kohët e fundit:?Shkencëtarët që kishin dijeni mbi këtë çështje janë zhdukur, ashtu si edhe kushdo që foli për të denoncuar atë që ndodhi?.

Nëse ju tërheq ende ideja se autoritarizmi është një rrugë e dëshirueshme, shihni pak se çfarë ndodh në Rusi, ku ngacmimi ndaj qytetarëve, helmimi dhe burgosja e kundërshtarëve politikë, janë praktika më se të zakonshme.

Së fundmi është tribalizmi i modës së vjetër, që përfshin një refuzim të të gjitha institucioneve moderne. Tribalizmi e dërmoi vendin tim të lindjes Somalinë, që hyri në një luftë civile shkatërrimtare gati 3 dekada më parë. Për mua, të gjitha këto modele janë jo tërheqëse, çnjerëzore, shkatërruese, miope dhe kanceroze.

Në secilën prej tyre flijohet dinjiteti njerëzor, në këmbim të një lloj brutaliteti. Nëse preferoni ndonjë nga këto sisteme, jeni të lirë të jetoni nën to. Apo nuk ju pëlqen asnjë nga këto 4 ?izma?? Atëherë, del se ndoshta civilizimi perëndimor nuk është edhe aq i keq.

Ai nuk është i përsosur, por është e qartë se është sistemi që siguron paqe maksimale, prosperitet dhe liri. Sistemi klasik liberal i bazuar në vlerat e Iluminizmit, ka bërë më shumë për botën sesa çdo sistem apo qytetërim tjetër. Arritjet mjekësore dhe shkencore të civilizimit perëndimor e çrrënjosën sëmundjen e lisë, gati e çrrënjosën poliomielitin dhe fruthin, dhe vunë nën kontroll një mori sëmundjesh të tjera infektive, së fundmi Covid-19.

A është rastësi që vaksinat më efikase u krijuan në SHBA, Gjermani dhe Britani, dhe jonë Kinë apo Rusi? Në mesin e pandemisë globale, mund t?iu ketë shpëtuar lajmi për zhvillimin e vaksinës kundër malaries R21 nga Institutin Xhener në Universitetin e Oksfordit.

Një test i hershëm ka zbuluar se shkalla e efektivitetit të saj është 77 për qind. Ky është një lajm i mrekullueshëm për Afrikën, që në vitin 2019 përbënte 94 për qind të vdekjeve globale të malaries (rreth 385.000 të tilla).Mburrja e preferuar e Partisë Komuniste Kineze, është se ka nxjerrë qindra miliona njerëz nga varfëria.

Por sistemi kapitalist i civilizimit perëndimor, qoftë social-demokratik, si në Evropën Perëndimore, apo individualist si ai në SHBA, ka nxjerrë akoma më shumë njerëz nga varfëria, për një kohë shumë më të gjatë, dhe pothuajse me siguri mbi një bazë më të qëndrueshme.

Civilizimi perëndimor ka krijuar sisteme ku qeveritë përballen me një shkallë llogaridhënie. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet dhe institucionet përfaqësuese por me një angazhim për sundimin e ligjit, që mbron jo vetëm qytetarët si individë, por institucionet shoqërore në përgjithësi.

Qytetërimi perëndimor mund të mos jetë i përsosur, por ne nuk kemi parë diçka të tillë askund tjetër në historinë njerëzore. Ndaj para se të shtojmë kritikat ndaj tij, unë do të sugjeroja që të drejtpeshonit me kujdes alternativat. Siç e ka thënë dikur Çërçilli ?Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjitha të tjerave!?./CNA.al

Lajmet e fundit nga