
Amerika dhe BE-ja janë më të forta së bashku
Nga Rana Foroohar “The Financial Times”Marrëdhënia midis Bas...
Njerëzimi ka përjetuar gjatë historisë shumë pandemi, të cilat i kanë detyruar njerëzit të
futen në karantinë ose ta izolojnë veten nga bota. Kjo ka ndodhur për të zvogëluar përhapjen e sëmundjes, ose për të mbrojtur shëndetin e tyre nga rreziqet që shoqërojnë viruse të tilla të rrezikshme.
Të gjithë po përjetojmë një periudhë shumë të vështirë gjatë pandemisë Covid-19, sidomos në fillim të saj, por imagjinojeni pak veten sikur të detyroheshit nga një gjendje shumë e rrallë që ta kalonit gjithë jetën tuaj në karantinë, duke e ditur që dalja jashtë do të nënkuptonte një vdekje thuajse të sigurt.
Ky ishte fati i keq i Dejvid Veter, të quajtur ndryshe si ?The Bubble Boy? (Djali që jetonte brenda flluskës), pasi ai u detyrua që ta jetonte jetën e tij në një flluskë plastike pa mikrobe. Gjendja shumë e rrallë shëndetësore që e detyroi atë të jetonte në kushte të tilla ekstreme, ishte mungesa e rëndë e imunitetit të kombinuar (SCID).
Pra me fjalë të tjera, Dejvid nuk kishte një sistem imunitar si gjithë njerëzit e tjerë, prandaj trupi i tij nuk do të ishte në gjendje të luftonte qoftë edhe një grip shumë të thjeshtë, dhe gjithmonë do ta vendoste jetën e tij në rrezik shumë të madh, sidomos nëse rrinte pranë njerëzve të tjerë që mund të bartnin shumë mikrobe, të cilat nuk ndikojnë aspak në shëndetin e një njeriut të zakonshëm, pasi ai ka një sistem imunitar që funksionon.
Dejvid lindi në vitin 1971, dhe u diagnostikua shumë shpejt me sindromën SCID. Kjo gjëi detyroi mjekët që ta vendosnin në një inkubator në mënyrë që ta mbanin larg çdo lloj mikrobio.
Kur djali u rrit, ai u transferua të jetonte me prindërit e tij brenda një kubi plastik të izoluar, dhe me pajisur me dritare, që i lejonin prindërit e tij të luanin me të dhe ta ushqenin. Ndërsa Dejvidi u rrit, prindërit e tij u përpoqën që t?ia shpjegonin situatën ku ndodhej, dhe Dejvidi me shumë mirëkuptim dhe guxim pranoi të jetonte në një rrethanë kaq unike, ndërsa ishte një djalë shumë i lumtur.
Ai mori pjesë në të gjitha ngjarjet familjare që po ndodhnin brenda shtëpisë, përfshirë festimin e të gjitha festave të ndryshme apo lojërat me vëllezërit e motrat e tij, të cilët e ndihmuan të kishte një jetë më të mirë.
Prindërit e tij po kërkonin vazhdimisht një lloj kure, ose të paktën një zgjidhje që do ta ndihmonte Dejvidin të bënte një jetë më ?normale?, ose të paktën për të pasur një fëmijëri më të mirë. Pra një shpikje, që do ta lejonte atë të dilte jashtë flluskës.
Në këtë aspekt në ndihmë i erdhi NASA. Siç mund ta dini astronautët kanë kostumet e tyre, të cilat janë tërësisht të izoluara nga ambienti i jashtëm, për t?i mbrojtur ata në hapësirën e jashtme nga rreziqe të ndryshme si mikrometeoroidet apo humbja e oksigjenit në hapësirë. NASA përgatiti një lloj kostumi astronautësh, që do ta lejonte Dejvidin të dilte jashtë shtëpisë pa një rrezik të madh për t?u prekur nga ndonjë mikrob. Kjo është ajo që e bëri Davidin shumë të famshëm, me median e gjithë botës që po e raportonin historinë e tij.
Pas 2 vjetësh, Davidi mori nga NASA një flluskë të veçantë, e cila do ta lejonte të lëvizte dhe të kishte një komoditet më të madh, duke qenë edhe më i sigurt, dhe me izolim më të mirë ndaj organizmave të tjerë.
Njëkohësisht, për shkak të reklamimit të madh, shumë mjekë nga e gjithë bota ishin të interesuar të mësonin më shumë mbi atë gjendje shumë të rrallë. Një grup i madh mjekësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u mblodhën për të përcaktuar nëse kryerja e një transfuzioni të palcës së kockave mund të ndryshojë gjendjen e të riut, duke lejuar që organizmi i Dejvid të ndërtonte antitrupa, gjë që do t?i jepnte atij një sistem imunitar si gjithë të tjerët.
Dejvidi iu nënshtrua transfuzionit të palcës së kockave në vitin 1984. Por pas 4 muajsh ai vdiq nga limfoma, e cila është një lloj kanceri që ishte futur në sistemin e Dejvidit që para
se të merrte palcën e kockave ndihmëse nga një virus i quajtur virusi Epstein-Barr.
Ai djalë u detyrua pra që ta jetonte të gjithë jetën e tij të shkurtër nën karantinë. Shpresojmë që kjo histori të ndryshojë perspektivën tuaj mbi vështirësinë e karantinës aktuale, dhe t?ju motivojë të respektoni kufizimet e vendosura nga qeveri të ndryshme, si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për frenimin e pandemisë./CNA.al
Nga Rana Foroohar “The Financial Times”Marrëdhënia midis Bas...
I ndërtuar nga gjuetarët gjatë Epokës Neolitike, Gobekli Tep...
Nga Paola Subacchi “Project Syndicate”Shumë njerëz e cilësoj...
Djegia e mbetjeve të lëndëve djegëse kërcënon një nga zonat ...
Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”Pas 4 vitesh...
Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”Në zemër të Evropës, ekzi...
Nga Ann Wagner “Fox News”Pandemia e Covid-19 është një rezul...
Kërkimet mbi ngjarjet historike, tregojnë se disa nga “fakte...
Kongresi i parë kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nisi m...
Më 26.06.1991 filloi lufta, që shkatërroi Jugosllavinë. Sot ...
Shumë tragjedi të famshme detare kanë ndodhur në det. Por 13...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”Aleanca e demokracive ë...
E keni kaluar tashmë Covid-19? Studiuesit në Universitetin ...
Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Epi...
Nga Dan Mclaughlin “National Riview”Të shtunën e shkuar u nj...
Nga John Connelly “History Extra”Shtetet moderne kanë lindur...
Nga Adrien Pécout “Le Monde”Pavarësisht nëse dëgjoni fjalime...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, ...
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Në 6 Maj 2022 “Stop” ishte në Kavajë ku trajtoi problemin ...
Mehdi Behluli nga Manza e Durrësit në vitin 2013 mori një ...
Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përpl...
Dy persona janë paraqitur në gjykatë të akuzuar si të dyshua...
Në rrjetet social kanë qarkulluar disa pamje, ku shfaq...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur sërish mbi një ...
Vlerat e ulëta barike që dominojnë Ballkanin Perëndimor do...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Teorikisht çdo gjë mund të ishte zhvilluar ndryshe. Se...
Më 24 shkurt, do të shënohet përvjetori i parë i luftës në...
Britania po përballet me valën më të madhe të veprimit sin...
Presidenti Joe Biden dhe Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesv...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ...
Sot, më 2 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 105.3 le...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...