Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Koert Debeuf ?Eu Observer?
Bashkimi Evropian po përballet me disa probleme themelore, të cilat kanë nevojë të zgjidhen urgjentisht. Pesë vjet pas votimit pro Brexit, marrëdhëniet e BE-së me Britaninë e Madhe janë acaruar. Të gjithë e dinë se e ashtuquajtura ?luftë e suxhukut?mbi Irlandën e Veriut, nuk do të jetë sherri i fundit në marrëdhëniet e reja pas Brexit.
Zvicra braktisi kohët e fundit negociatat për një traktat me BE, ndërsa ka zëra se edhe Norvegjia do të bëjë të njëjtën gjë. Ashtu si me Brexit, veprime të tilla do të ishin e dëmshme për popullsinë e të dy vendeve, në vend se për vetë BE-në.
Por në tërësi, ky është një zhvillim i keq për të gjithë qytetarët. Bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në BE nuk po ecin përpara, ndërsa pranimi i disa vendeve të Ballkanit po bllokohet. Dikush mund të thotë me cinizëm se procesi i anëtarësimit,është shndërruar një në lojë,në
të cilën Turqia shtiret sikur po reformohet, ndërsa BE-ja gënjen kur pretendon se një ditë ky vend do të anëtarësohet në union.
Dhe ka gjithnjë e më shumë zëra për ta dëbuar Hungarinë nga BE, pasi vendi po shkon drejt një autokracie. Fakti që Hungaria po vendos veton ndaj gjithnjë e më shumë vendimeve që merr Brukseli po e bën më të dobët Evropën, dhe sidomos në politikën e saj të jashtme.
Koha për të ndryshuar
Udhëheqësit e BE-së e dinë shumë mirë që unioni ka nevojë për disa reforma. Prandaj ata krijuan Konferencën për të Ardhmen e Evropës. Por që në fillim ata theksuan se nuk ka vend për ndryshim të traktateve themeltare. Por pyetja është nëse një ndryshim thelbësor i traktatit,është pikërisht ajo për të cilën ka nevojë BE-ja për të dalë nga ujërat e turbullta?
A nuk është koha që të pranojmë disa realitete të reja, dhe t?i shndërrojmë disa dobësi në pika të forta?Një nga ato realitete, është se Hungaria nuk do ta ndryshojë politikën e saj ndaj pakicave LGBTQI+, mediave apo gjyqësorit.
Ajo po e minon BE-në jo vetëm nga brenda, por edhe si një forcë globale që mbështet demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Dobësia më e rëndësishme e BE-së, është ndoshta fakti që është jo vetëm jashtëzakonisht e vështirë që të bëhesh vend anëtar. Por është po aq e vështirë që të largohesh vetë ose të dëbohesh nga unioni.
Drejt një Evropë të re me shumë shpejtësi
Për dekada me radhë, intelektualët dhe politikanët kanë diskutuar mbi idenë e një Evrope me shumë shpejtësi, ose një Evrope me gjeometri të ndryshueshme. Në fakt, kjo Evropë me shumë shpejtësi ekziston tashmë. Vetëm 19 nga 27 vendet e BE-së, janë anëtare të unionit monetar, dhe e kanë zëvendësuar me euron monedhën e tyre kombëtare.
Zona e lëvizjes së lirë Shengen, përbëhet zyrtarisht nga 26 vende. Por de fakto Irlanda, Rumania, Bullgaria dhe Qipro nuk janë pjesë e Shengenit, ndërsa Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni po. Atëherë pse të mos krijojmë një rreth të ri të anëtarësimit evropian, që mund të zgjidhë disa nga problemet me të cilat përballet sot Evropa?
Ai duhet të jetë një rreth që u ofron një vend vendeve jo-anëtare, pa qenë nevoja që të bëhen anëtare të plota të vetë Bashkimit Evropian. Ky rreth duhet të jetë më i fortë por edhe më frymëzues se sa Zona Ekonomike Evropiane.
Një Komunitet i ri Evropian
Me Traktatin e Mastrihtit të vitit 1993, Komuniteti Ekonomik Evropian u shndërrua në Komunitetin Evropian.Nga ana e tij, Komuniteti Evropian u bë Bashkimi Evropian në vitin 2009 me Traktatin e Lisbonës.
Dikush mund të argumentojë se termi ?bashkim? ??simbolizonte më shumë një bashkim shtetesh, ndërsa ?komuniteti? dukej se kishte më shumë lidhje me njerëzit. Ne mund të rifutim konceptin e Komunitetit Evropian për ato vende që duan t?i bashkohen BE-së, por që ndoshta nuk do ta arrijnë dot kurrë këtë gjë.
Turqia është një shembull tipik, por jo i vetmi. Edhe Maroku dëshiron që nga viti 1987 të bëhet një vend anëtar i BE, por gjithmonë është refuzuar, dhe ndoshta kështu do të jetë gjithmonë. Një shembull tjetër është Tunizia.
Që nga viti 2011, vendi është plotësisht demokratik, por po përballet me një krizë ekonomike. Tunizia po kthen më shumë kokën nga Evropa, sesa nga bota arabe. Nëse lejojmë vende si Maroku, Tunizia, Turqia apo Gjeorgjia të bëhen anëtare të një Komuniteti Evropian, kjo mund të jetë një politikë fqinjësie më e mirë, se sa të gjitha fondet dhe masat e tjera të marra së bashku.
Një Komunitet i ri Evropian, mund të jetë gjithashtu një fillim i ri për marrëdhëniet Britani-BE. Të gjithë e dinë sesi Britania ashtu edhe BE-ja, janë thellësisht të lidhura dhe të ndërthurura me njëra-tjetrën. Ka ardhur koha të lëmë pas logjikën negative të Brexit, dhe të fillojmë të punojmë për një histori pozitive, në të cilën 50 për qind që votuan kundër Brexit dhe ata që jetojnë në kontinent, mund të shpresojnë për diçka të mirë.
Krijimi i një rrethi të ri, mund të jetë gjithashtu një zgjidhje elegante për Hungarinë. Ne mund ta shohim marrëdhënien midis BE-së dhe këtij Komuniteti të ardhshëm Evropian si ajo e një përqindje. Kur një vend si Hungaria, apo ndonjë vend tjetër në të ardhmen, bie nën përqindjen e nevojshme të demokracisë dhe sundimit të ligjit, ato automatikisht dalin ngaBE-ja dhe zbresin në Komunitetin Evropian.
Krijimi i një Komuniteti të tillë Evropian, mund të mos jetë zgjidhja që i jep zgjidhje të gjitha problemeve, por mund të jetë një mënyrë pozitive për të dalë nga ngërçet në të cilat ndodhet BE, sot dhe ndoshta edhe për dekadat e ardhshme./CNA.al
Demaskimi i producentit të njohur Harvi Ueinshtein, por edhe...
Nga Bill Powell “Newsweek”1 korriku shënoi 100 vjetorin e th...
Iljaz Bazna kishte bërë një jetë të shpenguar dhe pa ndonjë ...
Nga Ajan Hirsi Ali “The Spectator”“Qytetërimi perëndimor do ...
Njerëzimi ka përjetuar gjatë historisë shumë pandemi, të cil...
Nga Rana Foroohar “The Financial Times”Marrëdhënia midis Bas...
I ndërtuar nga gjuetarët gjatë Epokës Neolitike, Gobekli Tep...
Nga Paola Subacchi “Project Syndicate”Shumë njerëz e cilësoj...
Djegia e mbetjeve të lëndëve djegëse kërcënon një nga zonat ...
Nga Robbie Gramer & Jack Detsch “Foreign Policy”Pas 4 vitesh...
Nga Emanuel Pietrobon “Il Giornale”Në zemër të Evropës, ekzi...
Nga Ann Wagner “Fox News”Pandemia e Covid-19 është një rezul...
Kërkimet mbi ngjarjet historike, tregojnë se disa nga “fakte...
Kongresi i parë kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës nisi m...
Më 26.06.1991 filloi lufta, që shkatërroi Jugosllavinë. Sot ...
Shumë tragjedi të famshme detare kanë ndodhur në det. Por 13...
Nga Martin Wolf “The Financial Times”Aleanca e demokracive ë...
E keni kaluar tashmë Covid-19? Studiuesit në Universitetin ...
Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Epi...
Nga Dan Mclaughlin “National Riview”Të shtunën e shkuar u nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...