LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iljaz Bazna, shërbëtori që u bë spiuni më i rrezikshëm nazist i Luftës së Dytë Botërore

3 Korrik 2021, 06:09, Blog CNA
Iljaz Bazna, shërbëtori që u bë spiuni më i

Iljaz Bazna kishte bërë një jetë të shpenguar dhe pa ndonjë qëllim për 40 vjet. Ai kishte punuar si shofer në ushtrinë franceze, si ndreqës bravash për një prodhues francez të makinave, madje për pak kohë edhe si këngëtar operistik profesionist.

Por në prillin e vitit 1943, ai nisi punë si ndihmës i një ambasadorit britanik në Ankara të Turqisë, dhe filloi të pyeste veten nëse kjo ishte gjithçka që ai kishte dëshiruar në jetë. Kur ishte ulur duke lexuar gazetën dhe duke pirë kafe në sallonin e hotelit ?Ankara Palace?, i lindi befas një ide.

Ai do të përfitonte nga puna që bënte për t?i vjedhur sekrete të vlefshme Britanisë, dhe shitur ato gjermanëve në këmbim të parave. Kur Bazna iu prezantua për herë të parë Sër Hjuxh Naçbull-Hugesen, ambasadorit britanik në Turqi, ai dukej një kandidaturë e përsosur për atë punë.

Ai kishte rekomandime nga shumë njerëz, fliste frëngjisht, ishte njëherazi shofer dhe mekanik i mirë, dhe vlerësohej shumë nga atasheu ushtarak amerikan në Ankara dhe ambasadori i Jugosllavisë.Duke supozuar se historia e Baznas ishte e verifikuar, Naçbull-Hugesen e punësoi menjëherë si shërbëtorin e tij.

Më vonë, ambasadori i dashuruar pas muzikë,u bind se kishte bërë zgjedhjen e duhur kur zbuloi se shërbëtori i tij i ri kishte një zë të shkëlqyer, dhe madje njëherë kishte dhënë një koncert si profesionist. Bazna përgatiste rrobat e ambasadorit, e ndihmonte atë të lahej dhe të vishej, dhe përgatiste gjithçka që i duhej.

Por Natbull-Hugesen nuk kishte si ta dinte se Bazna ishte pushuar nga puna e tij e mëparshme si ndihmës i ambasadorit gjerman për shkak të fotografimit të dokumenteve konfidenciale. Po ashtu ai nuk mund ta dinte se më 26 tetor 1943, Bazna veproi sipas premtimit që i bëri vetes, dhe se kishte bërë një telefonatë në ambasadën gjermane.

Bazna i shiti fotot e dokumenteve britanike sekrete ambasadorit gjerman Franz von Papen, dikur kancelar i Gjermanisë, që e bindi presidentin Paul von Hindenburg të ftonte Adolf Hitlerin të formonte qeverinë e re.

Më 25 tetor, Bazna fotografoi disa dokumente konfidenciale në kuzhinën e Dagllas Bask, punëdhënësit të tij të parë britanik dhe personit që e kishte referuar tek Naçbull-Hugesen. Për shkak se ai nuk dinte as të fliste dhe as të lexonte anglisht, Bazna nuk ia kishte idenë se çfarë përmbanin faqet që fotografoi.

Por gjermanëve iu dukën me vlerë, pasi ambasadori Von Papen u autorizua t?i jepte Baznas shumën e madhe prej 20.000 paund ose gati 1.4 milionë dollarë sot vetëm për grupin e parë të dokumenteve, dhe 15.000 paund për çdo të dhënë shtesë.

Ai i fshehu paratë nën tapetin e dhomës së tij në selinë e ambasadës britanike. Puna e Baznës u bë më e lehtë nga shkujdesja e Sër Hjuxh ndaj masave të sigurisë. Diplomatët britanikë supozohej të zbatonin rregullore të rrepta për mbrojtjen e dokumenteve sekrete, duke përfshirë mbajtjen e tyre në kasaforta të mbyllura në zyrat e tyre.

Por Sër Hjuxh preferoi që t?i mbante ato në kasafortën e tij personale. Si një bravandreqës i trajnuar dhe duke pasur besimin e plotë të ambasadorit, Bazna nuk e kishte aspak problem t?ia merrte çelësat në mëngjes kur punëdhënësi i tij ishte në banjë, duke marrë masat në një kuti me dyllë për të bërë më vonë një kopje.

Ku Von Papen e kuptoi se sa i vlefshëm ishte agjenti i tij i ri, ai vendosi që ia vlente të harxhohen para për shërbimet e tij. Po ashtu ai i vendosi spiunit një emër të ri të koduar. Meqenëse dokumentet që ai kishte siguruar ishin ?kaq shumë, shumë elokuente, le ta quajmë Ciceron? tha ai.

Grupi i parë i dokumenteve që Bazna ua shiti gjermanëve përmbante procesverbalet e Konferencës së tretë të Moskës, në të cilën udhëheqësit e lartë të vendeve aleate u mblodhën për të diskutuar përparimin dhe planifikimin e luftës.

Ai vazhdoi fotografimin e dokumenteve sekrete, duke e mbajtur të qetë ambasadorin britanik me besnikërinë e tij të dukshme, dhe duke kënduar për mysafirët teksa vetë ambasadori luante në piano. Gjatë fundit të vitit 1943, Bazna vodhi dhjetëra dokumente të klasifikuara si ?sekrete? dhe ?shumë sekrete?, duke e shtuar pasurinë e tij pas çdo shitje.

Midis sekreteve që ai zbuloi, ishte ideja e presidentit amerikan Frenklin Ruzvelt mbi një dorëzim të pakushtëzuar të Gjermanisë si opsioni i vetëm për paqen, si dhe detaje të konferencave të mëtejshme të Moskës, Teheranit dhe Kajros.

Edhe pse këto të fundit ishin të rëndësishme, asnjëra prej tyre nuk përmbante të njëjtën shkallë informacioni si procesverbalet e Konferencës së Moskës.

Në pamundësi për të lexuar anglisht, Bazna fotografoi gjithçka që mund të kishte në dorë, ?nga lista e Krishtlindjeve e ambasadorit, tek letërkëmbimet e tij private me mbretin Xhorxh VI?.Fluksi i qëndrueshëm i informacionit u pikas nga shërbimi sekret i aleatëve në dhjetor 1943.

Bazna madje fotografoi një mesazh drejtuar ambasadorit britanik, ku ai paralajmërohej për një rrjedhje të informacioneve konfidenciale në ambasadën e tij. Kur në ambasadë mbërritën oficerët britanikë të kundërzbulimit për të intervistuar stafin e ambasadës, Bazna ia hodhi pasi ata menduan se ?shërbëtori ishte shumë budalla për të qenë një spiun i mirë, dhe se ai nuk fliste apo kuptonte anglisht?.

Dëshmia e vetme pse nazistët kishin ndërmend të vepronin bazuar në informacionin e siguruat nga ?Ciceroni?, ishte një komplot i pretenduar për të dërguar komandot SS në Konferencën e Teheranit, për të vrarë Uinston Çërçillin, Josif Stalinin dhe Frenklin Ruzveltin.

Sidoqoftë ?Operation Long Jump? nuk u vu kurrë në zbatim, madje ka dyshime nëse ka ekzistuar vërtetë ndonjëherë. Shumë prej sekreteve që Bazna u shiti gjermanëve humbën për shkak të përplasjeve burokratike që e karakterizuan regjimin nazist.

Von Papen dhe shefi i tij, Ministri i Jashtëm Joakim von Ribentrop, e urrenin njëri-tjetrin. Ndërsa shefi i policisë sekrete Ernst Kaltenbruner i urrente që të dy. Abwehr, shërbimi sekret i ushtrisë gjermane, kishte zili kontrollin që kishin SS mbi agjentin ?Ciceron?, ndaj punuan për ta penguar atë.

Për më tepër, shumë udhëheqës nazistë besonin se dokumentet e ?Ciceronit? ishin shumë cilësore për të qenë reale, ndaj ato duhet të kenë qenë false. Nëse do t?i kishin kushtuar më shumë vëmendje, ata mund ta kishin vënë re se në fundin e vitit 1943, një fjalë filloi të shfaqej gjithnjë e më shpesh në dokumentet e Baznës:?Overlord?.

Kur Bazna dhe eprori i tij gjerman Ludvig Karl Mojzik e kuptuan se kjo fjalë i referohej pushtimit të planifikuar në Evropën Perëndimore, ata u lidhën me Berlinin për të raportuar dyshimet e tyre, vetëm për të marrë përgjigjen se kjo ?është në parim e mundur, por vështirë se mund të ndodhë vërtet?.

Në fakt në 6 qershor 1944, aleatët filluan të zbarkonin më shumë se 2 milionë trupa në brigjet e Normandisë, duke paralajmëruar fillimin e fundit të sundimit fashist në Evropë. Strategët ushtarakë gjermanë injoruan shumë paralajmërime dhe të dhëna që kishin marrë nga ?Ciceroni?, duke i vendosur trupat në zona të gabuara dhe në fund u mundën.

Për fatin e mirë të Aleatëve, dështimi i gjermanëve për ta vlerësuar si duhet burimin e tyre më të mirë i la ata të papërgatitur. Në janarin e vitit 1944, Mojzik punësoi një sekretare të re, të cilën ai e njihte me emrin?Elisabet?. Në fakt, ajo ishte Kornelia Kap, vajza e konsullit gjerman në Klivlend të Ohajos, SHBA.

Disa javë më parë, ajo ishte ofruar të spiunonte bashkatdhetarët e saj për llogari të Zyrës Amerikane të Shërbimeve Strategjike, në këmbim të kalimit të saj të sigurt në Shtetet e Bashkuara. Kap spiunoi disa herë Mojzik dhe Bazna midis janarit dhe prillit 1944.

Edhe pse ajo nuk arriti t?ia shihte mirë fytyrën njeriut me të cilin takohej shefi i saj, mblodhi gjithsesi prova të gjera rrethanore kundër Ciceronit. Bazna nisi shumë shpejt ta kishte të pamundur të mblidhte informacione të tjera.

Në mesin e muajit mars, ai dha dorëheqjen dhe u largua nga ambasada. Vetëm më vonë, Bazna e kuptoi se shumica e 300.000 paundeve që kishte marrë nga gjermanët ishin false. Ai do të paguhej në kartëmonedha të reja britanike të falsifikuara nga të burgosurit e kampit të përqendrimit në Sashsenhausen.

Pas botimit të kujtimeve të tij, Bazna e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në hije, duke punuar si roje nate në Mynih. Hitleri kishte planifikuar t?i dhuronte një vilë pas përfundimit të luftës. Në vend të kësaj, Iljaz Bazna vdiq i varfër më 21 dhjetor 1970, në moshën 66-vjeçare. Peticioni i tij për një pension drejtuar autoriteteve të Gjermanisë Perëndimore ishte refuzuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga