LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse u treguam naivë, kur besuam se Kina do të bëhej herët a vonë demokratike

3 Korrik 2021, 07:50, Blog CNA
Pse u treguam naivë, kur besuam se Kina do të bëhej herët a

Nga Bill Powell ?Newsweek?

1 korriku shënoi 100 vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste Kineze, një rast të cilin qeveria e përkujtoi me bankete, shfaqje fishekzjarresh, parada dhe festivale në të gjithë vendin. E pse të mos festojë?

Një parti që u krijua në vitin 1921 nga një duzinë burrash, të cilët takoheshin fshehurazi në kohën e rritjes së destabilitetit në vendin më të populluar të botës, drejton tani vendin e dytë më të fuqishëm në planet.

Pekini është më i sigurt se kurrë më parë, se do t?i zëvendësojë Shtetet e Bashkuara (një fuqi në rënie në sytë e Partisë Komuniste) si superfuqia kryesore e botës në vitin 2049 – saktësisht 100 vjet pasi PKK-ja u ngjit në pushtet duke u zotuar të ndiqte diktatet e Marksit, Leninit dhe Maos për të ashtuquajturin ?komunizëm me tipare kineze?.

Kina ka sot ushtrinë më të madhe në botë për nga numri i trupave; dhe ekonominë e dytë më të madhe në botë. Ajo ka gjithashtu numrin më të madh të miliarderëve, 1058 në krahasim me 696 që ka Amerika. Fuqia politike në Kinë, ka gjeneruar shumë pasuri për zyrtarët e lartë të partisë.

Kjo është një pjesë e arsyes, pse presidenti dhe udhëheqësi i partisë Xi Jinping ka ndërmarrë një fushatë anti-korrupsion që kur u ngjit në krye, edhe pse raportohet se vetë familja e Xi është shumë pasur). Aty ekziston një sektor i rëndësishëm privat i ekonomisë që përfshin bizneset e mëdha, edhe pse këto të fundit nuk janë të lira të veprojnë kundër dëshirave të Pekinit.

Pavarësisht lejimit që forcat e tregut të nxisin rritjen ekonomike të vendit gjatë 40 viteve të fundit, ajo që PKK feston më shumë se çdo gjë tjetër është kjo:partia ruan një pushtet politik të plotë dhe të pamëshirshëm.

Ajo komandon gjithë sektorët e ekonomisë (bankare, energjitike, teknologjike) teksa falë teknologjisë së mbikëqyrjes shtetërore përmes qindra miliona kamerave, e bën të rrezikshme dhe të vështirë çdo lloj mospajtimi.

Partia Komuniste Kineze, thotë Cai Xia, ish-profesore në Shkollën Qendrore të Partisë në Pekin – ku trajtohen kuadrot e partisë  për të sunduar – drejton ?një shtet neo-totalitar?. Dhe për Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të Perëndimit, ky fakt duhet të nxisë llojin e seancave të auto-kritikës që praktikonte dikur Mao Ce Duni.

Politika e ?angazhimit? të Uashingtonit me Pekinin nisi me Riçard Niksonin dhe vizitën e tij historike në Kinë në vitin 1971, dhe që atëherë është vazhduar nga çdo president amerikan. Supozimi kryesor i shumicës së arkitektëve të politikës amerikane ndaj Kinës, ishte se përmes hapjes ekonomike do të vinin edhe erërat liberalizuese, të cilat përfundimisht do ta ndryshonin Kinën edhe politikisht.

Në një fjalim të mbajtur në vitin 2000, presidenti i atëhershëm Bill Klinton, u shpreh:?Duke iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë, Kina nuk po pranon thjesht të importojë më shumë nga produktet tona. Ajo po pranon të importojë një nga vlerat më të dashura të demokracisë:lirinë ekonomike.

Sa më shumë që ajo e liberalizon ekonominë e saj, aq më plotësisht do të çlirojë potencialin e njerëzve të saj, nismën, imagjinatën dhe frymën e tyre të jashtëzakonshme të sipërmarrjes… dhe Xhindi i lirisë nuk do të kthehet sërish në shishe?.

Sot Cai, në një ese të sapo-botuar për Institutin Huver, thotë se ai supozim ishte tepër ?naiv?. Në fakt ka pasur momente kur erërat politike në Kinë u duk sikur po ndryshonin. Në vitet 1980, PKK kishte figura të nivelit të lartë – ish Sekretarët e Përgjithshëm Hu Jaobang dhe Zhao Zijang – të cilët promovuan reforma politike, edhe pse jo demokracinë e plotë të stilit perëndimor.

Fryma e liberalizimit, çoi në demonstratat pro-demokracisë në vitin 1989, të cilat u shtypën me gjak. Vrasja e qindra qytetarëve në Sheshin Tiananmen nga ushtria, i tregoi botës se sa e vendosur ishte Partia Komuniste në ruajtjen e pushtetit të saj.

?Asnjë nuk ka ndodhur që atëherë. PKK është e vendosur të ndryshojë rendin dhe normat aktuale ndërkombëtare, dhe ta çojë botën në drejtimin e kundërt të demokracisë liberale?- thekson Cai Xia në analizën e saj. Më në fund kjo gjë po kuptohet në Uashington dhe gjithë botën.

Pyetja është:Pse u desh gati një dekadë e sundimit me grusht të hekurt të Xi Jinping që të ndodhte kjo? Niveli i respektit të biznesit amerikan ndaj Pekinit, mund të jetë ndonjëherë i turpshëm. Në një rast, jo shumë kohë pasi Kina ishte anëtarësuar në OBT, televizioni muzikor MTV organizoi një banket në Pekin.

Presidenti i TV ngriti një dolli, dhe tha se ishte absolutisht i sigurt se Kina do të ishte ?tregu më i mirë? i MTV. Tani disa nga korporatat amerikane janë zemëruar me Pekinin, për shkak të vjedhjes së pronës intelektuale, subvencioneve të shpërndara ndaj konkurrentëve vendas, dhe premtimeve të pambajtura të qasjes në tregun kinez.

Por Wall Street-i është ende i dashuruar pas Kinës, dhe po kështu edhe shumë nga kompanitë e Big Tech. Këto të fundit shpresojnë që presidenti Bajden të lehtësojë tarifat e epokës Trump, dhe të ketë në përgjithësi një ton më të butë ndaj Pekinit. Për momentin tarifat mbeten në fuqi, por toni ka ndryshuar.

Ndërsa e quan Rusinë e Vladimir Putinit një ?kundërshtare?, administrata Bajden nuk e përdor atë fjalë kur flet për Pekinin, pavarësisht nga fakti se zyrtarët në Kinë janë gjithnjë e më të hapur ndaj qëllimit të tyre për ta zëvendësuar SHBA si superfuqia e parë e botës.

A është ky një synim real për PKK-në? Cai dhe të tjerët vërejnë se regjimi ka ende dobësi. Ndërsa Kina është bërë më e pasur, kinezët duan të bëhen edhe më të pasur. Ekonomia duhet të vazhdojë të rritet. Për shumë qytetarë kinezë, kjo e fundit është e vetmja gjë që e bën paksa të tolerueshëm shtetin shtypës të mbikëqyrjes.

Disa ekonomistë besojnë se modeli ekonomik i Kinës, e ka shteruar gjithë potencialin e tij dhe se tashmë në horizont po shfaqen telashet. Një krizë ekonomike, do të sjellë një krizë politike ose anasjelltas. Problemi është se kjo që është parashikuar, do të ndodhë pas një kohe të gjatë.

Në esenë e saj të fundit, Cai Xia shkruan:?Gjatë më shumë se 30 viteve kontakte me zyrtarë të nivelit të mesëm dhe të lartë të PKK, mund të them se të paktën 60-70 për qind e tyre, e kuptojnë tendencën e përparimit të botës moderne. Ata e kuptojnë se vetëm një qeveri kushtetuese demokratike mund t?i sigurojë Kinës një stabilitet afatgjatë, dhe të mbrojë të drejtat e njeriut, dinjitetin personal dhe sigurinë personale për veten e tij?.

Problemi për këta 60-70 për qind të zyrtarëve:në një shtet ku ekziston një mbikëqyrjeje mbytëse, në të cilën partia lexon çdo postim tuajin në internet, apo përgjon telefonatat tuaja,

si mund të arrihet të kalohet nga diktatura në demokraci? Dhe a kanë ndonjë gjë në dorë Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës së jashtme, që mund t?i ndihmojnë? Kjo mund  të jetë sfida për brezin e ri të kinezëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga